
Pergjigja eshte : PO, ndjehuni i/e lire ti perdorni vezet ne ushqimet qe pergatisni (apo dhe ne ushqimet e gateshme) per mikun tuaj.
Vezet jane te lehta per tu tretur dhe jane nje burim i shkelqyer i proteinave, gjithashtu vlen te theksohet se permbajne te gjitha aminoacidet esenciale.
Qente dhe macet zakonisht nuk vuajne nga kolesteroli i larte, por nese miku juaj eshte disi mbipeshe , ju keshillojme te perdorni vetem te bardhen e vezes per te qene te sigurt.
Kini parasysh se perdorimi i vezeve te pagatuara rrit rreziqet nga kontaminimi i bakterieve, ai psh salmonela , etj, prandaj ne ju sugjerojme ti gatuani ato per siguri.
Sigurohuni se veza te gatuhet pa perdorur vajra. gjalpe, kripe pasi jane te demshme per kafshet.
Nese eshte hera e pare qe ushqeni qenin tuaj me veze, ju keshillojme te perdorni nje sasi te vogel si fillim per te testuar tolerancen e sistemit tretes ndaj vezes. Ashtu si dhe njerezit mund te jene disa qen/mace sistemi metabolik i te cileve mund te mos toleroje vezen ne dieten e tyre ushqimore.
Sasia e vezes varet nga madhesia qe qenit apo maces!
Pergjigja u pergatit nga Mjek Veteriner Dr Atalvin Zhiva.