Pyetje: Cilat jane shenjat e para se qeni eshte shtatezene dhe nga cila dite mund te verehet ajo ?
Përgjigje nga Dr Atalvin Zhiva
Periudha e shtatzanisë tek qentë zgjat mesatarisht 63 ditë që nga dita e ovulimit ( periudha normale është nga 55 deri 66 ditë), theksoj së dita e ovulimit nuk është gjithmonë e njëjtë me ditën e ciftëzimit.
Kjo periudhë quhet periudha e Gestation-it(ngjizja)!
Përgjatë javës së parë të kësaj periudhe, shënjat që tregojnë nëse një qen është shtatzanë janë të pakta. Përvec një shtese të lehtë në peshë, javën e parë mund të mos kemi shënja të tjera.
Me raste në disa qen hasen vjelljet në mëngjes. Edhe tek ato qene që shfaqin vjellje pas ngeljes shtatzanë, shpesh herë pronarët nuk e vënë re këtë fakt. Kjo ndodh zakonisht përgjatë javës së tretë ose të katërt të shtatzanisë dhe shkaktohet nga progresteroni, shoqëruar me zgjatjen dhe fryrjen e mitrës. Në disa raste mund të vini re se femra shfaq shënja stresi , jorehatiie , mund ti mungojë oreksi, si dhe të vjellë herë pas here. Vjelljet e mëngjesit mund të hasen vetëm per pak ditë dhe shumë lehtësisht mund të mos vërehen prej pronarëve. Nëse vëreni të vjella, ju rekomandoj të ushqeni qenen tuaj në sasi të vogla dhe me intervale të shpeshta.
Rreth ditës së 40-të mund të vëreni errësim dhe fryrje të thithave të gjirit, si dhe rritje të barkut. Me afrimin e datës së lindjes gjiret fryhen duke formuar dhe qumësh i cili dallohet nëse e shtrydhim gjirin. Theksoj se shpesh herë tek femrat vërehet një fryrje e gjirit pas kalimit të një afshi normal, prandaj mos e ngatërroni këtë periudhë me shtatzaninë.
Ekografia- Eko e rajonit abdominal mund të aplikohet në një periudhë aq shpejt sa 18 apo 19 ditore pas ovulimit, gjithsesi shumë veterinerë preferojnë të presin deri 21 ditë ovulim, për një rritje të % se besueshmërisë. Eko është një teknikë e besueshmë dhe pa asnjë rrezik për nënën dhe fetuset pasi nuk përdoren rrezatim.
Mitra tek qeni femër, ka 2 brirë ( brirët e mitrës) përgjatë të cilëve shtrihen fetuset të mbështjella me placentë. Shpesh herë ne, veterinerët, mund të jemi të aftë të tregojmë nëse një qene është shtatzanë me anë të prekjes( palpimit), duke ushtruar lehtesisht presion ne rajonin abdominal. Zakonisht, nga një veteriner me përvoje mund të jetë në gjendje të gjejë nëse një qene është shtatzanë rreth ditës së 28-të. Madhësia e embrionit në këtë periudhë është sa një arrë( në varësi të rracës së qenit). Dua të theksoj se kjo mënyrë duhet të kryhet vetëm nga një mjek veteriner, pasi përvec se mund të lindin keqinterpretime, mund dhe të shkaktojmë demtime të embrioneve, që në këtë periudhë janë tepër delikatë.
Një mundësi tjetër është kryerja e analizave të gjakut. Një test për të parë nivelin e relaxin-ës mund të kryhet ditët e 28-të apo 30-të. Relaxina është një hormon që rrit nivelin e saj në periudhën e shtatzanisë. Një test tjetër që mund të kryhet në laborator është kontrolli i proteinave në fazën akute. Këto janë proteinat që reagojnë në rastet e inflamacionit. Tek qentë shtatzëna rritja e këtyre proteinave është e stimuluar nga embrionete e vendosura në endometrium.
Radiografitë- Mund të kryejmë radoiografi të rajonit abdominal rreth ditës së 45-të(personalisht preferoj rreth ditës së 50-të). Radiografitë preferohen më shumë në ato raste kur ka dyshime për egzistencën apo jo të shtatzanisë, shtatzanitë fallco, si dhe pyometrat . Duhet theksuar se radiografia në fazat e hershmë, para ditës së 45-të, të mos kryhet ( nëse nuk është emergjente) pasi rrezatimi mund të dëmtojë embrionet nëse kryhet para kësaj periudhe.
Në periudhën e fundit të shtatzanisë, barku rritet dukshëm, duke u fryrë anash si dhe varur poshtë. Gjatë 2 javëve të fundit të shtatzanisë, mund të vërehen dhe levizje e këlyshëve.
Ju sugjeroj, përgjithcka që keni të bisedoni me mjekun veteriner që ka ndjekur qenes suaj, pasi ai duke ditur dhe njohur gjëndjen e qenes do të jetë në gjëndje tu japë këshilla të vlefshme përgjatë kësaj periudhe ( psh ushqimiet e nevojshme që i duhen qenes suaj në periudhën e shtatzanisë), apo dhe te kryeje trajtimet e nevojshme që mund të ketë nevojë( psh nëse ka parazitë duhet patjetër të trajtohet me medikamente antiparazitare), si dhe ajo c’ka ka me shumë rëndësi; sesi duhet të veproni kur të afrojë data e lindjes.
Ju këshilloj të ndiqni me përpikmëri këshillat e vlefshme që do ju japë mjeku veteriner !
Ju uroj suksese dhe fat në këtë nismë jo të vogël që keni ndërmarrë!
Përgatiti përgjigjen Dr Atalvin Zhiva
psh.doja tu pysja pasi qeni im femer ka ardhur ne proces dhe kam ciftezuar me nje qen dhe procesi u kry,por pas nje jave ka kryer prap proces me nje mashkull tjeter tani nese eshte e mundur te di qe procesi ka perfunduar qe me mashkullin e pare ka mbetur barse apo me te dytin flm.
Une kam nje qen Pastor Belg.Pas ketyre qe lexova mendoj se ajo eshte shtatzane.A mundem ta di se cfare lloji ushqimi duhet ti jap?
Nga Dr Atalvin Zhiva
Përshëndetje dhe ju faleminderit pasi keni bërë një pyetje më vend! Sigurisht, po ashtu si dhe njerëzit, c’farëdo lloj kafshe të jetë, ushqimi gjatë muajve të shtatzanisë dhe pas lindjes është gjëja më kryesore dhe e rëndësishme. Qeni juaj nëse është shtatzanë (është shumë herë më mirë kur dimë datat e sakta) do të ketë nevojë për një rritje graduale të cilësisë së ushqimit. Një ushqim i gatshëm, formula e të cilit është e aprovuar për rritje ( psh lloji i ushqimit që përdoret për këlyshët në rritje), është ushqimi i duhur dhe i domosdoshëm gjatë muajve që nëna do të ushqejë me gji të vegjëlit e saj. Periudha e shtatzanisë është ideale për të ndryshuar gradualisht ushqimin e qenit në dietën e re.
Rreth javës së 3-të të shtatzanisë , mund të vëmë re shënja të përzjera tek disa qen, kush më shumë dhe kush më pak, zakonisht qentë që janë shtatzënë kanë përzjerje (kryesisht në mëngjes) njësoj si dhe gratë shtatzëna, po ashtu mund të veme re humbje të oreksit, marrje mëndsh etj.
Kjo mund të zgjasë rreth 1 javë dhe qenit tuaj menjëherë pas kësaj periudhe duhet ti kthehet oreksi. Nëse humbja e orkesit dhe shënja të tjera (psh lethargji e përgjithëshme) zgjasin më shumë se një javë, ka mundësi të kemi ndonjë problem tjetër, prandaj ju këshilloj ta coni qenin tuaj tek mjeku veteriner.
Suplementet e kalciumit gjatë kësaj periudhe janë një ide e mirë. Nëse ju e keni qenin tuaj në një dietë ushqimore cilësore, kjo nuk do të jetë e nevojshme. Kini parasysh se përgjatë të ushqyerit me gji që nëna i bën këlyshëve të saj, kalciumi i prodhuar nga trupi mund të mos jetë mjaftueshëm, aq më tepër kur ushqimi që ju përdorni nuk ka sasinë e duhur të kalciumit, kjo mund ta përkeqësoje situatën, aq më shumë në qentë që lindin shumë këlyshë dhe prodhojnë sasi të shumtë qumështi. Në këto raste do të kemi nevojë për të shtuar në dijetën e nënës kalciumin e nevojshëm ( mund ta gjeni në formë tabletash).
Rreth ditës së 30-të të shtatzanisë, qeni juaj duhet të cohet tek mjeku veteriner për një egzaminim të përgjithsëm si dhe për të vërtetuar shtatzaninë.
Prsh. Z.Dr. Zhiva
Ju falenderoj per kohen dhe angazhimin tuaj per pergjigjet dhe komentet e ndryshme per t’na informu rreth qeneve. une e kam nje Malinois Belg, tash i ka mbush 14 muaj e 10 dite, para dy dite e kam kuptu qe i kan ardhen cikli, cikli eshte here e dyte qe i ka ardh, here a pare ka qene ne fillim te muajit janar, por ateher nuk e kam çiftu sepse me eshte dokur shume heret, e re, tash po kam deshir me qiftu, mirpo si hera e pare per kete ekperienc, kisha pas deshir nese gjen sado pak kohe mem informu pak a shume. pyetjet e mija do te ishin (shpesoj qe nuk jane shume): 1. pas sa dite qe perfundon cikli, duhet me majt me qen, 2. a duhet te mbahet me shume se nje here me qenin,apo mjafton me te paren here. 3 sa dite zgjat shtatzania e qenit,4. a duhet ndonje trajtim shtes perveq ushqimit, psh. me shetit me shume, me vrapu me shume etj. 5. pas sa kohe duhet me u vaksinu klyshqit. edhe ndonje kshill nga ana juaj. ju falenderoj per kohen.
Nga Dr Atalvin Zhiva
Pershendetje tek ky link ( https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/pyesni-mjekun-veteriner/sa-zgjat-periudha-e-afshit-tek-qente/ ) sqarohet me mire faza e afshit tek qeni femer. Per nje ciftezim te sukseseshem varen shume faktore, gjithsesi duke ju pergjigjur pyetjes suaj une do te rekomandoja ne periudhen kur qeni eshte ne Estrus, te lejohet te rrije me partnerin per nje periudhe 4-5 ditore.
pershendetje kam nje mini Pinscher 8 muajshe para nje muaj e gjysem ajo u qiftua dhe tani eshte duksheme qe eshte bars por kam nje problem degjoj shum se ne ket mosh nuk e perballojn dot shtazanin dhe ngordhin eshte e vertet kjo
un kam nje lop dhe i ka ber 9 muaj me daten 29 shkurt u ben 18 dite dhe nuk po e ben vicin disa thon qe lopa arrin te shtyje deri ne 21 dite a esht normale kjo kur mund ta bej vicin.
Pershendetje. Shpresojme se lopa juaj ka lindur tashme. Lopa mund te linde prej nje peridhe nga 279 deri 292 dite. Gjithsesi nje mesatare e lindjes eshte dikur rreth 283 dite pas dates se nderzimit. Eshte shume e rendesishme qe te siguroheni qe vici eshte i gjalle dhe normal. Per kete kerkohet ndihma e Mjekut Veteriner per tu sigurar se gjithcka eshte normale me lopen tuaj. Kini parasysh se nese vereni se lopa juaj fillon pjelljen duhet te jeni prezent (ju apo dikush tjeter nga familja) gjate periudhes qe ajo provon te linde pasi mund te hasen anomali qe do te kerkojne ndihmen tuaj. Na shkruani serisht mundesisht dhe me ndonje foto te vicit te sapolindur 🙂
kam nje pastor gjerman te shartuar me rotwailer nuk e di do ti ngerej veshte lart apo jo
As ne nuk mund tju japim nje mendim te sakte. Kete do e tregoje koha!
kam nje qen bars dhe e heq bark heq ja e barkut do te thote qe eshte shtatezan dhe vjell shpesh here
Pershendetje! Ju lutemi ju dhe kushdo qe na shkruan; sa here qe na shkruani na jepni moshen e sakte te kafshes, rracen, nje histori te plote se kur i eshte shfaqur problemi qe po shkruani, si eshte gjendja e pergjitheshme ( aktive, e lodhur, ha ushqim, nuk ka oreks, pi uje etj etj) . Ne kemi nevoje per sa me shume te dhena aq me shume qe po jepim nje keshille thjesht nepermjet internetit pa pasur mundesi te vizites se kafshes qe ka problemin.
Duke u kthyer tek rasti juaj mendojme se diarreja nuk eshte nje simptome tregus i shtatzanise. Duke u nisur dhe nga te vjellat ju keshillojme ta coni menjehere tek Mjeku Veteriner pasi mund te pesoje dehidratim te shpejte, aq me shume qe eshte dhe shtatzane. Bisedoni me Veteinerin per te marre serumin e nevojshem qe te zvendesohen lengjet e humbura si dhe te fillohet menjehere trajtimi pas gjetjes se diagnozes nga Mjeku Veteriner. Mund te na shkruani serisht pas vizites tek Veterineri.