Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Bruçeloza në gjedh-Një vështrim i përgjithshëm

Bruçeloza në gjedh-Një vështrim i përgjithshëm

A keni ndonjë eksperiencë me brucelozen? Nëse përgjigja juaj është “PO” atëhere ju shumë mirë e dini se çfarë problemesh sjell kjo sëmundje.
Por nëse përgjigja juaj është “JO” , atëhere ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm të sjellë nga Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Bruçeloza është një sëmundje bakteriale e kafshëve shkaktuar nga bakteria e familjes Brucella. Egzitojnë lloje të ndryshme të bakteries Brucella ku do të përmendim:
1)Brucella Abortus që prek gjedhin- B.abortus
2) Brucella ovis që prek dhentë – Ovine brucellosis
3) Brucella melitensis që prek femrat e dhive dhe femrat e dhenve -Caprine brucellosis
4) Brucella suis që prek derrat – Swine brucellosis
5) Brucella canis që prek qenin – Canine brucellosis
6)Brucella marine prek gjitarët e ujit-Marine mammal brucellosis
Eshtë një sëmundje tepër e rëndësishme Zoonoze (përveç ovine brucellosis) me një rrezikshmëri të lartë përhapje nga kafsha tek njeriu në rrugë të ndryshme; duke konsumuar qumështin e pazjerë (bakteria e bruçella lokalizohet në gjëndrat e qumështit) ose mishin e pagatuar mirë, të kafshëve të prekura (gjedh, dhen, dhi, etj) ose në rruge direkte me prekjen e sekrecioneve të kontaminuara.
Fatkeqësisht mjaft e përhapur në rajonin tonë.
Brucella abortus haset shpesh dhe njihet me emra si; “Ethet e Maltës”, “Sëmundja Bang”, “Ethja Ondulante””Temperatura me origjinë të panjohur” etj.
Brucella është sëmundja zoonoze me përhapje më të gjërë në të gjithë botën dhe ka shumë rëndësi për shëndetin publik dhe problemet që sjell tek vendet që kanë kafshë të prekura.
Kryesisht preken blegtorët si dhe Mjekët Veterinë, pra personat që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët.
   Kush janë simptomat në kafshët e prekura me brucellosis?
Kafshët e prekura rishtas, abortojnë ose lindin viça primaturë në fund periudhën e barsëmërisë (dështim enzootik)
Formimi i masave ose noduleve dhe lezioneve të ndryshme në organet gjenetale, nyjet, mëlçi dhe gjëndrat e qumështit
Bursite seroze në kycet dhe nyjet
Pjellje të paplanifikuar
Pjellja e viçave të dobët
Placenta ngelet brenda
Vështirë për të mbajtur
Kafshët e prekura bëhen sterile
Entje të testikujve (2 testikuj të formave të ndryshme)
Autopsia e viçave të abortuar tregon shënja penumonie dhe nekroza (inde dhe qeliza të ngordhura) të mëlcisë dhe fetusit

             Kush është mënyra më e mirë për të trajtuar Bruçelozën?
Përgjithësisht trajtimi ndaj bruçelozës në shumë shtete nuk kryhet për të ndaluar përhapjen si dhe kosoto dhe dëmi që sjell sëmundja lë pasoja për fermërët.
Por nëse do të vendosim të bëjmë trajtimin (ose për qëllime eksperimentale), skema e trajtimit përfshin kurat me antibiotik. Më poshtë po sjellim disa nga antibiotikët që zgjidhen më shpesh nga Mjeku Veteriner për tu përdorur për trajtim.
-Streptomycin
-Rifampycin (Një zgjedhje mund të jetë dhe Rifampin që është një antibiotik semisintetik)
-Doxycycline
-Sulfamethaxazole
-Tetracycline
Shënim: Para përdorimit të antibiotiku (apo të çdo lloj medikamenti), tek lopa juaj, duhet të bisedoni më parë me Mjekun Veteriner.
Parandalimi: Biosiguria, është një nga masat më kruesore që duhet të ndërmerren tek fermat e kafshëve.
-Masat dhe programe efikas duke përdorur biosigurinë në stalla
-Vaksinimi i viçave në moshën 2-3 muajsh
-Një program efektiv për kontrollin e kafshëve ndaj brucelozës
-Karantinë të kafshëve të prekura duke u ndarë nga kafshët e shëndetëshme
Të theksojmë dhe njëherë që kjo sëmundje është ZOONOZE, prandaj është e rëndësishme që punonjësit e blegtorisë të zbatojnë rregullat sanitare. Personat që ndihmojnë në lindjet e vështira, dështime, heqje placente, etj, të pajisen me doreza të gjata , përparëse të gomuara dhe çizme dhe pas pune të dezinfektohen paisjet e përdorura.
Vendi ku ka ndodhur dështimi dhe stalla ku ka qëndruar kafsha e sëmurë duhen dezinfektuar.
MOS konsumoni qumësht të pazjerë!
Çdo herë që keni abortime në fermën tuaj, njoftoni Mjekun Veteriner!
Për të mësuar më shumë rreth Bruçelozës në njerëz, ju ftojmë të lexoni artikullin e sjellë nga Prof.Dr Kristaq Bërxholi : Bruceloza transmetohet tek njeriu nëpërmjet kontaktit direkt ose indirekt nga dhentë dhe dhitë (Brucela melitensis), nga gjedhi (Brucela abortus) dhe derrat (Brucela suis).

Përgatiti artikullin Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare, ju lutemi në rast referimi të përmendet linku përkatës tek veterineret.com
Burimi informacionit: Merck Veterinary Manual, Sëmundjet e Ripërtypësve.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: