Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Stomatologji dhe kaviteti oral » Përcaktimi i moshës me anën e dhëmbëve tek qeni dhe macja

Përcaktimi i moshës me anën e dhëmbëve tek qeni dhe macja

Për të përcaktuar moshën e një qeni apo mace dhëmbët janë mënyra më e mirë.
Duke vënë re shkallën e rritjes dhe ecurisë së dhëmbëve ne mund të përcaktojmë me përafërsi moshën e tyre.

Të jemi të vetëdijshëm për dy gjëra në vlersimin që do bëjmë;

1.Ka raste kur kafsha sapo ka mbaruar një vizitë për kujdes dental, në këtë rast dhëmbët do të jenë më të pastër dhe të bardhë se zakonisht.

2. Variateti i madh i rracave të ndryshme ( te pastra dhe të përzjera) si në qen dhe në mace , gjithashtu të kemi parasysh qe jo të gjitha kafshët rriten njësoj( p.sh;mund të kemi 2 qen prej së njëjtës ditëlindje që nuk ju dalin dhëmbët në të njëjtën kohë ).

Mosha përafërsisht                                Dhëmbët e maces Dhëmbët e qenit
2- 4 javësh Dalin dhëmbët e qumështit (incizivët) Nuk shihen ende asnjë dhëmb
3-4 javësh Dalin dhëmbët e qumështit të qenit (C) Dalin dhëmbët e qumështit të qenit (C)
4-6 javë Dalin dhëmbët e qumështit primolarët (mandibularë) Dalin dhëmbët e qumështit primolarët dhe incizivët .
8 javë Të gjithë dhëmbët e qumështit janë present. Të gjithë dhëmbët e qumështit janë prezent
31/2 – 4 muajsh Shfaqen incizivët e përhershëm (permanent) Akoma nuk ka prezencë të dhëmbëve permanent.
4-5 muajsh Shfaqen dhëmbët permanent të qenit (C), primolarët, dhe molarët Shfaqen dhëmbët permanent incizivë ; mund të shfaqen dhe disa nga primolarët, dhe molarët .
5-7 muajsh  Të gjithë permanentët shfaqen plotësisht në moshën 6 muajsh. Shfaqen dhëmbët permanent të qenit (C ) , primolarët, dhe molarët , të gjithë dhëmbët shfaqen plotësisht në moshën 7 muajsh
1 vjeç Dhëmbët paraqiten të bardhë, me shkëlqim dhe të pastër. Dhëmbët paraqiten të bardhë, me shkëlqim dhe të pastër.
1-2 vjec Dhëmbët mund të paraqiten me pak karie ( tartar) dhe pak të verdha në pjesën e brëndëshme të dhëmbëve molarë dhe primolarë. Dhëmbët mund të paraqiten me pak gurëza ( tartar) dhe pak të verdha në pjesën e brëndëshme të dhëmbëve molarë dhe primolarë.
3-5 vjeç Dhëmbët tregojnë më shumë tartar ( karie )[pothuajse në të gjithë dhëmbët ] dhe  dhëmbët nuk janë më të mprehtë Dhëmbët tregojnë më shumë tartar ( karie )[pothuajse në të gjithë dhëmbët ] dhe  dhëmbët nuk janë më të mprehtë
5-10 vjeç Dhëmbët fillojnë dhe shfaqin sëmundje , vërehet pigment në mishrat e dhëmbëve Dhëmbët vishen plotesisht dhë shfaqin shënja sëmundjeje
10-15 vjec Dhëmbët janë ngrënë (limëzuar)tashmë  , tregojnë një prezencë të madhe të karies dhe disa dhëmbë mungojnë. Dhëmbët janë ngrënë (limëzuar)tashmë  , tregojnë një prezencë të madhe të karies dhe disa dhëmbë mungojnë.

Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva.
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës ”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: