Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Supergjitari! Lakuriqi i natës gjitari mbartës i shumë sëmundjeve

Supergjitari! Lakuriqi i natës gjitari mbartës i shumë sëmundjeve

Vazhdon vëmendja e botës ndaj koronavirusit më të fundit dhe gjëndjes aktuale në Kinë.
Shkaktari i vërtetë i përhapjes akoma ngelet për tu identifikuar si dhe miliona njerëz vazhdojnë të jenë në rrezik prekje deri në daljen e një vaksine ndaj këtij koronavirusi.

Një prej shkaktarëve të dyshuar është dhe lakuriqi i natës. Fjala e fundit e shkencës akoma nuk e ka emëruar lakuriqin e natës si shkaktarin kryesor, por ajo që sjell interesim është sesi kjo kafshë është mbartëse e aq shumë sëmundjeve disa prej tyre dhe vdekjeprurëse dhe çuditërisht vetë këto specie nuk preken nga këto sëmundje (janë thjeht mbartëse). Dr Dazak, ekologjist dhe president i organizatës të studiuesëve thotë: “Deri tani kemi gjetur më shume se 500 koronaviruse në Kinë që janë prezent tek lakuriqët e natës. Por mund të jenë akoma më shumë dhe ne akoma nuk e dimë kush nga këto viruse do të kthehet në pandemik (që të përhapet ndër njerëz).”

Nuk janë vetëm koronavirusët që kalojnë nga lakuriqët e natës tek njerëzit-ato janë rezervuar dhe të shumë sëmundjeve të tjera përfshi dhe tërbimin Ebola dhe virusin Marburg.
Kjo mbase nuk përbën një suprizë të konsiderosh se lakuriqët janë mamalë që janë 20 % e popullsisë dhe numërohen më shumë se 1.200 tipe të ndryshme të tyre, si dhe janë specie që jetojnë deri 40 vjeç. Gjenden në çdo kontinent përveç Antarktikës. Jetojnë në koloni të dendura dhe mundësia e tyre për të fluturuar do të thotë se mund ta transmetojnë një virus shumë larg.
Pra kur shohim sesi jetojnë ato, do ta kuptojmë përse gjenden aq shume viruse mes lakuriqve të natës.
Eskpertët besojnë se këto kafshë kane evoluar në mënyrë të tillë që të tolerojnë më shumë viruse se kafshët e tjera.
Egziston një teori që për të përballuar jetën e tyre, tek lakuriqët toleronhen më shumë viruse si pasojë e ndryshimeve që i kanë ndodhur sistemit imun.

Profesor Jonathan Ball (Xhonatan Ball) profesor i virologjisë molekularë pranë Univeritetin te Nittingham (Angli) shprehet se: ” Ka prova se një degë e sistemit imunitar e quajtur imunitet i lindur, punon ndryshe tek lakuriqët. Kjo është ajo që quhet reagimi i parë i menjëhershëm. Kur trupi dikton një virus, atëhere i dërgon sinjalin qelizave që të krijojnë gjëndjen antivirale” Kjo nuk ndodh tek lakuriqët duke lejuar kështu trupin të bashkjetojë me kwto viruse dhe duke i kthyer në të padëmshëm për ta me kalimin e viteve.

“Këto viruse kanë jetuar dhe evoluar për miliona vjet së bashku me lakuriqët e natës”, thotë Dr Daszak. “Ato (viruset) janë bërë infeksione të lehta për lakuriqët, pak a shumë njësoj si gripi tek njerëzit, ta kuptojmë se nuk është qëllimi i virusit që të vrasë prenë, pasi nuk do të ketë ku të shkojë nësë ndodh kështu”, vazhdon Dr Daszak.
Por kur këto viruse kalojnë tek njeriu mund të kenë efekte shkatrrimtare, si dhe po shohim se po ndodh me koronavirusin COVID-19, (Corona Virus Disease).

Ekspertët besojnë se mund të jetë përfshirë një kafshë tjetër ndërmjetëse e cila më pas kaloi virusin tek njeriu. Megjithatë tregohet kujdes për të arritur në konkluzion pasi kërkimet vazhdojnë.

Artikulli u përgatiti për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Dr Mjek Veteriner Egli Ozuni.

Burimi informacionit: Telegraph. co. uk

Nuk lejohet përdorimi i artikullit pa lejën e redaksisë ose autorit.
Në rast referimi të përmendet autori dhe burimi informacionit nga veterineret.com

Këtë e pëlqejnë %d blogues: