Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Rhinotrakeiti Infektiv i Gjedhit (RIGJ-IBR) -pjesa e parё

Rhinotrakeiti Infektiv i Gjedhit (RIGJ-IBR) -pjesa e parё

RHINOTRAKEITI INFEKTIV I GJEDHIT

(RIGJ-IBR)

Prof. Kristaq BERXHOLI

Fak.Mjek.Veterinare-Tiranё

Rhinotrakeiti infektiv i gjedhit (RIGJ-IBR) ёshtё njё sёmundje respiratore qё prek gjedhёt dhe shkaktohet nga virusi i emёrtuar herpesvirus 1 (BoHV-1). Shpёrthimet e sёmundjes nga ky virus rezultojnё nё humbje tё prodhimit tё qumёshtit e mishit, dёshtime si dhe me vdekje tё kafshёve tё infektuara.

1

RIGJ-IBR karakterizohet nga njё inflamacion akut i traktit tё sipёrm respirator. Por ky infeksion mund tё shkaktojё dhe sёmundje me prekje tё traktit riprodhues nё gjedhё.

Shkaktari i RIGJ-IBR

RIGJ-IBR shkaktohet nga herpesvirus 1 (BoHV-1-Bovine herpes virus 1) i cili bёn pjesё nё familjen Herpesviridae dhe nёn familjen e Alphaherpesviridae. Ka dy nёntipe tё kёtij virusi tё quajtur Bovine Herpesvirus 1 dhe qё janё emёrtuar si: BoHV-1.1 dhe BoHV-1.2.

Transmetimi i BoHV-1

Gjatё infektimit tё parё, gjedhёt eliminojnё virus me nivel shumё tё lartё deri nё 108 TCID50, nё rrjedhjet nazale dhe ato okulare pёr rreth 14 ditё, ku me anёn e tyre mund tё infektohen dhe kafshёt e tjera qё bien nё kontakt me ato tё prekurat. Pas replikimit nё mukozёn e hundёs, BoHV-1 nёpёrmjet aksoneve tё nervave transportohet dhe lokalizohet nё ganglionet sensore periferike ku ai mbetet atje pёr gjatё gjithё jetёs sё kafshёs, pra mbas infeksionit akut, infeksioni kalon nё formёn persistente tё tij. Streset ose trajtimet me kortikosteroidё mund tё shpien nё riaktivizimin e virusit tё BoHV-1, i cili tashmё nё rrugёn dependente, nga ganglionet sensore periferike shkon nё vendin fillestar tё shumzimit tё tij. Eliminimi ose dhe riaktivizimi i BoHV-1 mundet ose jo tё shoqёrohet me shёnja klinike tё sёmundjes. Transmetimi i sёmundjes ndodh si nё mёnyrёn direkte ashtu dhe nё atё indirekte. Transmetimi direkt realizohet nga kontakti me kafshёt e infektuara, me kafshёt tek tё cilat ka ndodhur riaktivizimi i infeksionit latent, ndёrkohё qё transmetimi nёpёrmjet rrugёs indirekte realizohet nёpёrmjet spermёs sё infektuar, transferimit tё embrioneve nga kafshёt e infektuara, me anёn e personave tё ndryshёm, materialeve tё kontaminuara si dhe nёpёrmjet rrugёs ajrore.

Shёnjat klinike tё infeksionit tё BoHV-1

Infeksioni i BoHV-1 nё gjedhё manifestohet si sёmundje e traktit tё sipёrm respirator dhe si sёmundje e traktit tё riprodhimit. Shёnjat klinike janё tё influencuara nga mosha e kafshёve, doza e virusit, rruga e marjes sё tij si dhe nga infeksionet e tjera konkurrente me patogjenё tё tjerё. Shёnjat nё traktin respirator pёrfshijnё: Ethe (mё lartё se 420C), depresion, humbje tё oreksit, hyperemi tё mukozave si dhe lezione nё mukozat. Krahas kёtyre vrehen dhe rrjedhje nga hunda, tё cilat fillimisht janё seroze dhe mandej bёhen muko-seroze deri nё muko-purulente. Konjuktivi gjithashtu ёshtё present. Infeksioni shoqёrohet me rёnie tё prodhimit, infertilitet si dhe dёshtime. Nё traktin e riprodhimit infeksioni shfaqet nё dy forma: nё atё tё vulvovaginit infektiv pustular, ku nё fillim shfaqet edema e vulvёs dhe vaginёs. Pustulat shpesh bashkohen me njera tjetrёn duke formuar njё membranё tё verdhё nё tё bardhё. Lezionet zakonisht shёrohen brёnda 10-14 ditёsh, kurse nё disa kafshё rrjedhjet purulente mund tё persistojnё gjatё. Forma tjetёr ёshtё ajo e balantopostitit pustular infektiv (IPB)

Prepuciumi mund tё jetё i ёnjtur dhe me rrjedhje mukopurulente. Lezionet shpesh duken gjatё nxjerjes sё penisit. Tek disa dema humbet dёshira seksuale dhe ereksioni e ejakulimi ndodhin tё shoqruar me dhimbje.

23

mukozat e gojes me BRI

Disa shёnja klinike tё RIGJ-IBR

Pasojat e infeksionit me Bo-HV1 tek gjedhi

BoHV-1 prek shёndetin e kafshёve dhe produktivitetin duke shkaktuar humbje tё rёnda ekonomike tek mbarёshtruesit e gjedhit. Gjithashtu aktualisht kjo, prezenca e kёtij virusi nё gjedhё, ёshtё njё barierё pёr eksport e kafshёve tё gjalla nё regjionet e tjera ose vёnde tё tjera brёnda Bahskimit Europian. Aktualisht ne nuk eksportojmё kafshё (gjedhё) tё gjallё nё vёndet e kёtij unioni, por nёse nesёr duhet ta bёjmё njё gjё tё tillё, natyrisht kur prezenca e tij ёshtё vёrtetuar, ahere do tё jetё njё pengesё serioze pёr kёtё qёllim, krahas humbjeve tё rёnda ekonomike si mё lartё. Kjo pamundёsi ёshtё mё e theksuar sidomos kur do tё duhet qё mbarёshtruesit e gjedhёve tё vendit tonё tё eksportojnё nё ato vёnde tё BE ku ky infeksion ёshtё çrrёnjosur. Aktualisht ka mjaft vёnde nё BE ku BoHV-1 ёshtё present dhe me kёto vёnde situatё ёshtё disi mё e lehtё, ndёrsa nё vёndet e tjera ka kufizime tё forta jo vetёm me kafshёt e gjalla por edhe me produktet e tyre, pasi hyrja e BoHV-1 nё kёto vёnde, ku aktualisht ay nuk egziston, shpie nё shpёrthime tё rёnda tё rhinotrakeitit infektiv tё gjedhit IBR. Nё direktivat e EU janё pёrcaktuar qartё kushtet pёr importimin e kafshёve tё gjalla, spermёs dhe embrioneve.

Ky artikull u pёrgatit nga Prof. Kristaq BERXHOLI

                          Fakulteti Mjekёsisё Veterinare-Tiranё UBT

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit.

Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani