Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ortopedi dhe ndërhyrje kirurgjikale të tjera » Parimet e trajtimit e Frakturave Diafizare

Parimet e trajtimit e Frakturave Diafizare

Foto ilustruese

Përgatiti për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare ” Dr Bledar Bejleri

FRAKTURAT ndeshen shpesh ne punen klinike te perditeshme me kafshet e vogla dhe perbejne 13 per qind te rasteve ortopedike tek qente dhe afersisht 40 perqind tek macet. Frakturat diafizare perbejne afersisht 60 perqind te frakturave ne pergjithesi. Nese trajtohen sic duhet keto fraktura, prognoza per sherimin e tyre dhe rikthimin e gjymtyres ne funksion normal eshte e mire. Megjithate, kirurgjia e frakturave mund te shoqerohet me gabime teknike dhe planifikim te pamjaftueshem qe si pasoje kane deshtimin e trajtimit dhe rikorigjimin i cili eshte i kushtueshem dhe traumatik, ose ne rastin me te keq ne amputimin e gjymtyres ose eutanazine. Per kete arsye eshte thelbesore qe kur trajtohen paciente me fraktura, kirurgu te njohe parimet e trajtimit, si dhe njohuri teknike per te aplikuar nje game te plote te teknikave kirurgjikale. Ky material paraqet planifikimin e nevojshem dhe teknikat e disponueshme per trajtimin e frakturave diafizare.

PARIMET E TRAJTIMIT TE FRAKTURAVE

Parimet origjinale te fiksimit te frakturave u zhvilluan ne Zvicer me shume se 30 vite me pare nga grupi AO (Arbeitsgemeinshaft für Osteosynthesefragen, i njohur si Shoqata per Osteosintezen). Keta parime (shih kutine e meposhtme) se bashku me kerkimet mbi zhvillimin e teknika te qendrueshme te fiksimit, paraqisnin nje hap te madh drejt trajtimit te frakturave dhe duhen aplikuar edhe sot ne te gjitha rastet e frakturave.

                          Parimet AO per fiksimin e frakturave

  • Reduktimi i sakte anatomik i fragmenteve te fraktures
  • Fiksimi rixhid qe ploteson kerkesat biomekanike te fraktures
  • Ruajtja e biologjise se fraktures nepermjet nje teknike atraumatike
  • Rikthimi sa me shpejte i levizjes dhe peshimit te gjymtyres per te minimizuar semundjen e fraktures

Historiku i Osteosintezes

Historikisht, ortopedet jane perpjekur qe gjate kirurgjise se frakturave te rikthejne formen anatomike normale te kockes. Per frakturat diafizare, kjo do te thoshte nje rindertim i plote i cilindrit te kockes. Megjithese kjo gje mund te conte ne avantazhe biomekanike, nderkohe qe pesha e ushtruar ndaj kockes gjate mbajtjes se peshes ne periudhen postoperatore ishte e ndare midis implanteve dhe kockes se rindertuar, gradualisht u be e qarte se kishte nje kosto biologjike ne rindertimin e frakturave te thermuara. Manipulimi i tepert dhe diseksioni i nevojshem per te aritur rindertimin demtonin ngjitjen e indeve te buta me kocken, devitalizonin kocken dhe se fundmi ngadalesonin sherimin. Per shkak te kohezgjatjes se madhe te nderhyrjeve kirurgjikale viheshin re nje shkalle e larte komplikimesh dhe infeksionesh si dhe prania e fragmenteve te pa vaskularizuar.

Njohja e biologjise se sherimit te frakturave

Kohet e fundit, eshte provuar se ruajtja e kujdesshme e bilogjise natyrale te vatres se fraktures mund te coje ne sherimin me te shpejte. Duhet te behet cdo perpjekje per te ruajtur hematomen e fraktures, e cila permban faktore rritjeje osteogjenik te rendesishem, si dhe te ruhen ngjitjet e indeve te buta dhe vaskularizimi i fragmenteve kockore. Sherimi dytesor i kockes realizohet permes prodhimit te kallos, gje qe ka cuar ne lindjen e konceptit te “fiksimit biologjik te fraktures”.  Megjithese ky eshte nje lloj gabimi ne emertim, pasi te gjitha frakturat sherohen biologjikisht, termi eshte perdorur per te pershkruar nje strategji per fiksimin e frakturave duke u bazuar ne teknika minimalisht invazive.

Ne rastet e frakturave te thermuara, implantet perdoren ne menyre te tille qe te krijojne nje “ure” mbi vatren e fraktures, duke shmangur manipulimin e cdo fragmenti. Kjo gje arrihet permes teknikes “hap por mos prek”, ne te cilen fraktura ekspozohet ne rruge kirurgjikale por fragmented e kockes nuk manipulohen, ose permes reduktimit plotesisht te mbyllur kur vatra e fractures nuk ekspozohet. Gjatesia e kockes rivendoset dhe artikulacionet vihen ne nje drejtim, dhe me pas implantet vendosen ne fragmentet kryesore te fractures proksimalisht dhe distalisht, duke kaluar mbi vatren e fraktures. Duke perdorur kete strategji, parimet origjinale AO perseri mund te aplikohen, por ndryshe nga e kaluara kur theksi vihej  mbi rindertimin e sakte me kosto mbi ruajtjen e biologjise se fraktures, tashme theksi vihet ne ruajtjen e biologjise megjithese duhet qe te sakrifikohet disi saktesia e rindertimit anatomik te kockes. Ne pergjithesi kjo strategji aplikohet vetem tek frakturat diafizare. Frakturat artikulare perseri kerkojne rindertim te sakte anatomic te fragmenteve per te mundesuar funksionin e siperfaqeve artikulare si dhe mundesimin e sherimit primar te kockes.

Artikulli u shkrua për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare ” nga Dr Bledar Bejleri

Nuk lejohet ripublikini i ketij materiali pa lejen e autorit ose redaksise


Na shkruani