Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kafshët e fermave- Blegtoria » Racat e gjedhit: Holstein-Friesian

Racat e gjedhit: Holstein-Friesian

Holstein-Friesian është një racë lope që e ka origjinën e saj mbi 2000 (2 mijë) vjeçare nga veriu i Hollandes, krahina holandeze e quajtur Freisland dhe nga veriu i Gjermanisë dhe më saktësisht krahina Schleswig-Holstein. Për shkak të prodhimtarisë së lartë që ka është një rracë tepër e përhapur në Europe dhe Amerikë, ku është një prej rracave më të përhapura duke prodhuar 9/10 të sasisë totale të qumështit në vend.

Ky gjedh paraqet racën më qumështore jo vetëm në grupin e gjedheve zi e bardhë, por të gjedheve në përgjithësi. Raca Holshtajn friziane rrjedhë nga dy provincat, veriu i Holandës dhe veriu i Gjermanisë, krahina ku pjesa më e madhe e të cilave shtrihet nën nivelin e detit, pra këto vende janë mjaft të pëlleshme dhe të begatshme me kullosa cilësore.  

Ky gjedh është eksportuar në vende të ndryshme të botës ku janë formuar gjedhët Holshtajn Frizisi Kanadez, Holshtajn Frizisi Britaniko-Kanadez, etj.
Për nga prodhimtaria e qumështit ky gjedhë është në krye të gjedheve në botë. Kapaciteti prodhues i kësaj race arrin në mbi 10.000 kg qumësht/laktacion me 3,6% yndyrë dhe 3,2% proteina. Në SHBA prej të gjitha racave qumështore, 90% janë Holshtajn friziane. Kampioni botëror në prodhimtarinë e qumështit ka qenë gjedhi “Lili” që për 365 ditë ka dhënë 19.433,46 kg qumësht dhe 564,62 kg yndyrë qumështi. Prodhimtaria e kësaj race është impresionuese, sepse mban rekord botëror në të gjitha kategoritë e gjedheve. Kjo është raca më e madhe krahasuar me racat tjera qumështore, nuk hyn aq herët në riprodhim si disa raca tjera zi e bardhë, por janë më të larta (mesatarisht të larta) me lartësi të xhidavisë së lopëve rreth 145 cm, kurse të demave rreth 152 cm Kanë konstitucion të fortë, gjoks të thellë dhe gjirin mjaft mirë të zhvilluar. Masa mesatare trupore e lopëve është 650-700 kg, kurse e demave mesatarisht 1.000 kg. 

Sa i përket prodhimtarisë së mishit nuk ka të dhëna të duhura si për prodhimtarinë e qumështit. Disa frymë, pas dobësimit (uljes në peshë) tregojnë aftësi për majmëri, mirëpo kjo veti humbet në laktacion. Holshtajni ka ngjyrë zi e bardhë, që larat mund të jenë të formave dhe madhësive të ndryshme (e dëshirueshme është që raporti të jetë 50:50%), por ekzistojnë individ ku dominon ngjyra e zezë dhe individ ku dominon ngjyra e bardhë. Tipi bashkëkohor i Holshtajnit ka konstitucion të fortë, ndërtim të fortë trupor dhe shëndet të mirë.
Ky gjedh në shumë vende të botës shfrytëzohet për përparimin e gjedhtarisë.

Burimi informacionit: Britanica dhe Blegtori e veçantë 2013

Këtë e pëlqejnë %d blogues: