Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Ligji për Veterinarinë në Republikën e Kosovës

Ligji për Veterinarinë në Republikën e Kosovës

Shërbimi Veterinar i Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi i Shërbimit është bazuar në rregulloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar i Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ). Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet e saj. Me nxjerrjen e  Ligjit për Ushqim i  cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV). kësaj Agjencie i janë shtuar edhe kontrolli Sanitar dhe Fitosanitar.

Ligji Nr.2004 / 21
PËR VETERINARINË

Kuvendi i Kosovës,

Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/ 9 të dt. 15 maj 2001 për Kornizën
Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreu 9.1.26 (a) dhe 5.1. (j),

Me qëllim të vendosjes dhe përforcimit të kërkesave në fushën e veterinarisë, shëndetit publik
veterinar, prodhimet mjekësore veterinare, ushqimeve të kafshëve, mirëqenie të kafshëve dhe
rregullimit të profesionit të veterinarisë,

Aprovon:
LIGJIN PËR VETERINARINË

Dispozita të përgjithshme

Neni 1

Me këtë ligj rregullohet luftimi dhe parandalimi i sëmundjeve infektive të kafshëve, praktika
mjekësore veterinare, qarkullimi i kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore, kontrolli
veterinar i importit, eksportit dhe kalimit tranzit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë
shtazore, përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve te institucioneve qeveritare dhe komunale, si
dhe të individëve në këtë fushë.

Lexoni të plotë këtë ligj duke klikuar në link e mëposhtëm:

Këtë e pëlqejnë %d blogues: