Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Qukapiku dhe lentet

Lentet e lisit janë të rëndësishme për shumë kafshë: ketrat, derrat, dhe disa nga zogjtë ku ndër ta përmendim qukapikun!
Qukapiku që ushqehet me lente lisi ka një strategji veçanërisht magjepsëse por dhe punë të madhe.

Ai (qukapiku), mbledh lentet dhe pasi zgjedh një pemë të caktuar, hap shumë zgavra të vogla dhe i fut lentet në to. Kjo punë intesinve vazhdon duke përdorur të njëjtën metodë për secilën lente. Zogu fut fort çdo lente në vrimën përkatëse, por kjo punë ka dhe disa sekrete; përveç se duhet që lentja të vendoset në një vend ku kafshët e tjera të mos munden ti arrijnë, duhet dhe që ajo (lentja) të jetë e vendosur në mënyrë përfekte në zgavër, as shumë thellë sa të jetë e vështirë të nxirret nga vendi dhe as lehtësisht që të bjerë sa herë që pema të lëkundet.

Kujtoni se kjo lloj proçedure është kaq e thjeshtë?
Ky sistem megjithëse duke perfekt nuk është aq i thjeshtë. Problemi qëndron se lentet (lajthitë, arrat) tkurren ndërsa thahen, kështu që secila prej tyre duhet të transferohet në një vrimë të re sa herë është e nevojshme.

Është një punë mirëmbajtje e vazhdueshme, shto këtu kujdesin që puna të kryhet kur dhe zogjtë (dhe kafshët) e tjerë të mos jenë prezent dhe të mësojnë vendodhjen.
Gjithë këto fluturime që duhen për ti zhvendosur lentet në vrima të reja dhe shto këto dhe përpjekjet për të mbledhur akoma më shumë .
Sezoni për të gjetur lentet është i shkurtër dhe qukapikët e shfrytëzojnë atë në maksimum, duke mbledhur dhe vendosur qindra e qindra lente gjatë disa javësh. Të ruajtura në mënyrë të sigurtë, ato (lentet) ofrojnë një burim të rëndësishëm ushqimi gjatë pjesës tjetër të vitit.

Të bëfshin mirë o zog punëtor!

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi i informacionit revista: National Geographic