Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kruarjet e lëkures dhe alergjitë tek qentë.

Të jetosh me një qen që kruhet vazhdimisht kthehet në një stres si për ju dhe për kafshën tuaj.Kur kruarja vazhdon për një kohë disi të gjatë përvec gjëndjes stresuese që kalon kafsha, kemi irritim të lëkurës dhe shpesh edhe plagë të hapura si rezultat i kruarjes me dhëmbë apo dhe me thonj që qeni i bën lëkurës të cilat nuk kalojnë shume dhe fillojnë e infektohen.

Shkaqet më të shpeshta që shkaktojnë  Kruarjen Kronike:

 Shkaqet më të shpeshta ndahen në dy grupe: parazitët e jashtëm dhe alergjitë.

Parazitët e jashtëm të cilët shkaktojnë më së shumti kruarje të lëkurës janë pleshtat dhe zgjebja sarcoptice .Ne gjithmonë rekomandojmë një monitorim  dhe kontroll të shpeshtë të trupit të qenit për pleshta, pasi pleshti mund të shkaktojë probleme të mëdha të lëkurës.

Ç’farë janë  Alergjitë?

Alergji kemi atëhere kur trupi shfaq  mbindjeshmëri ndaj eksopozimit kundrejt nje substance të padëmshme të njohura si një alergjen.Në këto raste trupi nxit sistemin imun për të reaguar.Rastet e alergjive egzistojnë si në kafshë dhe në njerëz dhe shihet të jenë në rritje këto vitet e fundit.Njerëzit me alergji kryesisht kanë :alergji nga poleni, barëra të ndryshëm (disa nga shënjat janë me sy të lagur, rrjedhje nga hundët dhe teshtima, ose astma).Ndërsa qentë rrallë mund të kenë alergji që shfaq shenja në aparatin e frymëmarrjes.Më të shpeshtë kemi alergjitë që shfaqen me  mbindjeshmëri në pjesën e lëkurës. Megjithëse ka një shumëllojshmëri të formave të shfaqjes,më shpesh mund të shihen skuqje dhe kruarje të lëkurës, të përsëritura, ose infeksionet e veshit, dhe rënia e qimeve. Kjo është quajtur ndonjëherë ekzemë ose dermatit atopik.

Cilat janë format më të shpeshta të alergjive ne qen?

Alergjitë nga kafshimi (pickimi) i pleshtit.Alergjia nga pleshtat është alergjia e hasur me shpesh në qentë dhe macet.Për pacinetët të cilët janë alergjikë ndaj pleshtave duhet të kihet nje kontroll 100 % i pleshtave për gjatë gjithë vitit me preventive të ndryshëm kundër pleshtave.

Shpesh në klinikat tona dëgjojmë: “Por doktor unë nuk kam parë asnjëherë pleshta tek qeni im”.

Ju mbase vertet mund të mos i shikoni por kjo nuk do të thotë që pleshtat nuk janë aty.Alergjia shkaktohet nga peshtyma(saliva) e pleshtit dhe mjaftojnë vetëm disa pickime për të shkaktuar probleme.Gjithashtu dihet që qentë (aq më shumë macet) që janë alergjikë ndaj pickimit të pleshtave kruhen aq shumë sa shpesh i shkundin apo vrasin pleshtat , ne këtë mënyrë është e vështirë të bëhet gjetja e tyrë.

“Por nëse qeni im është alergjik ndaj pleshtave përse kruhet po ashtu edhe në dimër”.Kur koha ngrohet, ose brenda në shtëpinë tuaj, pleshtat mund të jenë prezent gjithë vitin.Pasi alergjia nga pleshtat është shumë e shpeshtë ne rekomandojmë një kontroll të plotë të pleshtave për kafshën tuaj për gjithë vitin. Pyesni Mjekun Veteriner më shumë rreth masave parandaluese që duhet të merrni për të mbrojtur qenin apo macen tuaj.

Alergjia nga ushqimi.

Siç dihet qente dhe macet duhet të jenë në ushqime për qen dhe mace, ushqimet e njerëzve dëmtojnë aparatin tretës.Por disa kafshë shfaqin shenja mbindjeshmërie (hypersensiviteti) ndaj dietave ushqimore.Alergjeni kryesisht është një sasi e madhe e karbohidrateve apo proteinave që gjenden në këto ushqime për qen, si psh:viç, pula, derr, misër, grurë, apo sojë.Edhe përbërësit në masë të vogël të prezervateve apo ngjyrave të ndryshme mund të jenë alergjente te mundshëm. Për të bërë të mundur difirencimin e kësaj alergjie është e nevojshme që Mjeku Veteriner të testojë qenin apo macen duke e ushqyer me dieta të veçanta dhe të rrepta që përmbajnë përbërs te tilla që kafsha juaj nuk ka ngrënë më parë.Kjo arrihet zakonisht duke mbajtur një dietë ushqimore për një periudhë 10 deri 16 ditëshe.Nëse shënjat e alergjisë zhduken ose përmisohen atëhere bejmë një provë të dytë duke e ushqyer përsëri me ushqimin e mëparshëm.Nëse shënjat e alergjisë rishfaqen atëhere alergjia nga ushqimi është konfirmuar dhe qeni apo macja duhet të kalojë në një ushqim tjetër që është po ashtu për qen ose mace.

Dermatiti Atopik

Dermatiti  Atopik(DA) është  një predispozitë e trashëguar për zhvillimin e problemeve të lëkurës nga ekspozimi i shumëllojshmërisë së substancave të zakonshme dhe të padëmshme  duke përfshirë edhe polenin e barërave të këqija dhe pemëve, si dhe nga pluhuri që gjendet në shtëpi dhe myqet e ndryshme. Diagnoza e DA, është bërë bazuar në rezultatet e testimit të lëkurës në rrugë intradermale ose në testimin e gjakut in vitro. Rezultatet e këtyre testeve na ndihmonjnë të përpilojnë një listë të alergjeneve për një “vaksinë”  e cila të uli ndjeshmërinë e kafshës. Ndonjëherë analizat e gjakut janë të nevojshme për të vlerësuar me saktësi alergjitë e pacientit.

Infeksionet sekondare

Alergjitë shpesh janë shkaku themelor i irritimit të lëkurës dhe/ose infeksioneve të veshit.Infkesionet bakteriale edhe pse jane sekondare në një alergji, mund të shkaktojnë një rritje akoma më shumë të kruarjeve.Në këto raste janë të nevojshme trajtimet afatgjata me antibiotikë antibakterial së bashku më një program për banjë mjekesore për të bërë trajtimin lokal të infeksionit.

Lind pyetja: A ka shërim të alergjive?

 Fatkeqësisht, nuk ka një kurë për alergjitë dhe ajo zakonisht është një problem afatgjatë.Ne (veterineret) së bashku me Ju (klientat) kërkojmë të mbajmë nën kontroll alergjitë për të pasur njëbashkjetësë të kënaqshme midis jush dhe qenit apo maces suaj.Ne do të formulojmë programin e menaxhimit më të mirin që të përshtatet për ju dhe kafshën tuaj, për të kontrolluar problemet e sipërpërmendura.

Duhet të keni parasysh se:

Shpesh trajtimi i simptomave ndihmon për një afat kohor të gjatë por rastet e rikthimit të problemit duhet të jenë të pritura.Mund të bëhet dhe thjesht trajtimi simptomatik pa bërë gjithë analizat e nevojshme dhe të shtrenjta, si psh përdorimi i steroideve për një afat kohor relativisht të gjatë i cili ndihmon dukshëm në ndalimin e kruarjeve por të kihet parasysh se perdorimi afatgjatë i steroideve shkakton probleme shëndetësore më të mëdha dhe serioze, gjithashtu duhet thënë se pa trajtuar shkakun kryesor simptomat do të kthehen sërisht.Kjo është arsyeja që duhet inkurajuar diagnostikimi dhe  gjetja e shkaktarit themelor alergjik.

Artikulli u soll për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Atalvin Zhiva

Materiali është pronë e revistës onlinë “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .


5 Komente

  1. Ylber Xhema thotë:

    un mendoj se faqja esht shum e mir po si mund ta mbrojm nga alergji a
    mund t pergjigjeni n ket pyetje ?\

    • Pershendetje ! Ju faleminderit per komentin ! Ashtu si dhe tek njerzit, alergjite jane nje problem i gjere. Nese pas testimit ( me injeksion, ne mnyre te njejte si tek njerzit) ne e gjejme shkakun ngase jemi alergjik mund te ndertojme nje sistem imun me anen e injeksioneve.

  2. Kujtim Kujtila thotë:

    Po ne n/ mjeket vet qe jo rrall mbajme te njejten peshe ne profesionin kaq fisnik a mund te jemi pjese e grupit tuaj faleminderit

  3. a mund te bejm testin alergjik per qen ketu ne kosove dhe ku?

Na shkruani