Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Tërbimi në Shqipëri: Vështrim Historik

Tërbimi në Shqipëri: Vështrim Historik

Duke marrë shkas nga Dita Botërore kundër Tërbimit , Prof.Dr Kristaq Bërxholi ka shkruar një historik të shkurtër të tërbimit në Shqipëri.Redaksia falenderon  profesorin për këtë artikull informues dhe me rëndësi për të gjithë ne.

__________________________________________________________________

Shqipёria si pjesё e Ballkanit perёndimor, ёshtё mjaft e pasur me shumё  llojesh karnivorё tё egёr tё cilёt janё tё pёrhapur  nё tё gjithё territorin e saj. Po kёshtu  ajo nga tre anёt e saj ёshtё e rrethuar nga shtete fqinjё si Maqedonia, Montenegro , Kosova dhe Greqia tek tё cilёt ёshtё vrejtur prej kohёsh infeksioni i sёmundjes sё tёrbimit.

Nё Shqipёri, sёmundja e tёrbimit pёr herё tё parё ёshtё vrejtur  aty rreth vitit 1966 nё rrethin e Gjirokastёr nё njё zonё  me pyje, nё tё cilёn u vrejt  njё ujk i tёrbuar. Nё atё periudhё  u aktivizua  ushtria e cila e asgjesoi atё me zjarrin e armёve dhe pёr pasojё infeksioni  nuk u pёrhap. Asnjёherё nuk u tha dhe nuk u gjet orgjina e kёsaj kafshe tё tёrbuar.

Mё vonё  aty nga viti 1976 u vrejt rasti i dytё i kёtij infeksioni nga njё qen ujk i ardhur nga ish Republika e Jugosllavisё i cili kishte aftёsinё tё kafshonte vetёm meshkujt. Ky qen ujk kafshoi 12 vetё tё cilёt qё tё gjithё vdiqёn pёr shkak tё vonesёs nё ndёrhyrje me vaksinё.  Konfirmimi i infeksionit tё tёrbimit u bё nё ish Institutin e Kёrkimeve Veterinare, porse virusi i izoluar nuk u identifikua mё tej. Rasti i tretё  u vrejt nё vitin 2001 nё njё qen  nё zonёn e Morinёs nё kufi me Kosovёn. Dhe mbas kёtij viti, nё vendin tonё, janё vrejtur dhe  raste tё tjera pozitive nё kafshёt e egra e sidomos  nё dhelprat e kuqe. Deri nё vitin 2002 nё vendin tonё nuk kishte raste positive apo dhe tё dyshimta pёr sёmundjen e tёrbimit, nё kafshёt bujqёsore apo dhe nё kafshёt e egra. Raportimi  pёr dyshime sёmundjesh nё kafshёt e egra bёhej nga gjuetarёt e asaj kohe si dhe nga shёrbimi veterinar i asaj kohe i shpёrndarё nё tё gjithё vendin.

Diagnoza

Diagnoza e infeksionit nё vendin tonё bazohej nё tё dhёnat e klinikёs  si dhe ato laboratorike. Si test bazё nё atё kohё pёrdorej fillimisht inokulimi i lepujve dhe mandej testi IFT (Imunofloureshenca test)  i cili pёrdoret edhe sot me anti IgG tё konjuguar me FITC. Imunofloureshenca aplikohej si nё materialin trunor tё marё direkt nga kafsha e vdekur apo e dyshuar pёr kёtё infeksion ashtu dhe  nga truri i minjve ku inokulohej materiali i dyshimtё. Krahas kёsaj pёrdorej dhe histologjia jo vetёm pёr njё diagnozё diferenciale midis tёrbimit me rastet e encefaliteve tё shkaktuara nga Chlamydiet sidomos nё gjedhё, por njёkohёsisht ngjyrimi i trurit me metoda histologjik krijonte mundёsinё e evidentimit tё trupzave tё Negrit. Nё vendin tonё si mё parё   edhe sot nuk aplikohet ende diagnoza me PCR si dhe nuk kontrolloheshin kafshёt e vaksinuara pёr nivel antikorpal. Po kёshtu nё atё periudhё, deri nё vitin 1998, kur filloi studimi i prezencёs sё vektorёve tё virusit tё tёrbimit, personat qё merreshin me kёtё problem nuk vaksinoheshin kundёr tij.  Futja nё praktikё mbas kёtij viti e vaksinave tё prodhuara nё kulturat indore, bёri tё detyrueshme vaksinimin e personelit qё merrej me kёtё problem. Kontrolli i vektorёve tё virusit tё tёrbimit nuk kryhej nё atё kohё.

Masat e kontrollit

Masat e kontrollit tё infeksionit bazoheshin nё eliminimin e kafshёs sё infektuar dhe kontrollin e trurit tё tyre si dhe nё vaksinimin e menjёhershёm tё personit  apo personave tё kafshuar si dhe tё kafshёve tё tufёs ku ishte vrejtur kafsha e sёmurё. Eliminimi i qenit i cili kapej mbas kafshimit tё personave apo kafshёve tё ndryshmen bёhej mbas 14 ditёsh tё mbajtjes nё observacion, kohё  kjo  e lidhur me periudhёn e inkubacioniit tё sёmundjes dhe me profilaksinё qё do tё bёhej nё njerёz. Nё rastet kur qeni nuk kapej ahere tek personat e kafshuar vazhdonte program i vaksinimit me vaksinё me trurin e qengjit tё infektuar me virusin Fix.

Nё vendin tonё, si nё njerёz dhe nё kafshё deri 1990 pёrdorej  njё vaksinё e prodhuar nё trurin e qёngjave me virus fiks tё importuar nga institucionet e referencёs (Franca). Vaksina nё njerёz prodhohej nga Instituti i Shёndetit Publik, kurse pёr kafshёt nga Instituti i Kёrkimeve Veterinare. Numuri i madh i vaksinimeve nё njerёz dhe rreziku pёr pasoja–paraliza, megjithёse rastet e tilla ishin tё pakta, e bёntё disa here tё detyrueshme mbajtjen nёn observim tё qenit apo kafshёs tjetёr tё tёrbuar pёrgjegjёse pёr kafshimin e njeriut. Nё rastin kur klinika e qenit  apo kafshёs tjetёr nuk fliste pёr tёrbim, vaksinimi i cili kishte filluar menjёherё mbas kafshimit, ndёrpritej duke ndёrprerё dhe rrezikun e mundshёm tё paralizave. Paraliza  ndodhte pёr shkak tё proteinave trunore qё gjёndeshin nё produktin vaksinal pasi preparati nuk ishte i purifikuar mirё. Pёr vaksinёn e prodhuar nё trurin e qёngjave dhe qё pёrdrorej sidomos pёr njerzit  bёheshin vazhdimisht studime pёr purifikim sa mё tё mirё tё saj. Nё kёtё studime ka qёnё  autor dhe Prof. Bёrxholi.

Nё vitet e periudhёs komuniste nё vendin tonё, mundёsia e hyrjes sё iC2 njё burim kryesor pёr virusin e tёrbimit. Futja nё praktikё e surveillancёs aktive filloi nё kёtё vit, me inisiativёn e Prof. K. Bёrxholi, ish Drejtor i institutit tё Kёrkimeve Veterinare. Nё kёtё vit, kur  u ndёrmor dyshuara pёr infeksion, pamvarёsisht nga rezultati i diagnozёs. Çdo import i kafshёve ishte i kontrolluar  dhe bёhej vetёm nga shteti.  Rastet e pёrmёndura mё lartё konsideroheshin si provokacione nga vёndet fqinjё dhe trajtoheshin me seriozitet tё madh.

Nё vendin tonё deri nё vitin 1997 nuk bёhej fjalё  pёr kontrollin e prezencёs sё kёtij virusi nё kafshёt bartёse  tё egra (rezervuarё tё infeksionit)  tё cilat si dihen janё dhe  njё burim kryesor pёr virusin e tёrbimit. Futja nё praktikё e surveillancёs aktive filloi nё kёtё vit, me inisiativёn e Prof. K. Bёrxholi, ish Drejtor i institutit tё Kёrkimeve Veterinare. Nё kёtё vit, kur  u ndёrmor studimi i parё pёr njohjen e situatёs epidemiologjike, ai  pёrfshiu thuajse gjithё territorin e vendit. Kampionet merreshin nga tё gjitha zonat gjeografike tё vendit. Theksi kryesor u vu nё kontrollin  e dhelprёs sё kuqe me prioritet nga zonat verirore tё vendit tё cilat ishin mё tё rrezikuara pёr shkak tё prezencёs sё tёrbimit nё Kosovё. Nёn kontroll u vunё njё numur i konsiderueshёm speciesh tё egra duke filluar nga lakuriqёt e natёs e deri tek ujku e çakalli. Testi qё pёrdorej pёr kёtё qёllim ende  ishte  testi i imunofloureshencёs nё materialin direkt nё prerje me kryostat si dhe inokulimi nё minj. Ёshtё pёr tu theksuar se nga viti 1997 deri nё vitin 2002 nuk janё vrejtur raste  pozitive  tё kafshёve tё egra me virusin e tёrbimit. Shqipёria gjatё kёsaj periudhe ka qёnё e lirё nga virusi i tёrbimit. Gjatё kёtyre viteve janё kontrolluar kafshё tё egra  si mё poshtё:

Nr Speciet                                                     V      I       T       E       T
19971998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007

Të vëzhguara

1 Dhelpra e kuqe

66

76

68

54

40

33

17

23

21

22

 
2 Qen

26

14

8

4

2

1 qen pozitiv

(2001) mbas 1976

3 Vjedull

3

13

2

 
4 Nuse lale

3

2

2

5

7

4

2

4

 
5 Lakuriq nate

22

100

60

42

6

 
6  Ketër

1

1

 
7 Macja e egër

4

1

2

1

2

 

1

 

 
8 Kunadhe (Shqarth)

2

 
9 Vizon

4

2

 
10 Mace

9

5

4

 
11 Ujk

2

 

3

2

15

12

11

14

12

3

 
12 Çakall

4

1

 
13 Fish Oter

1

 

Deri nё vitin 2001 nuk kishim asnjё rast tёrbimi  si nё  kafshёt e egra ashtu dhe nё  ato shtёpiake. Pёr herё tё parё, mbas vitit 1976, rasti i parё me tёrbim ishte nё njё qen  nё vitin 2001 nё Morinё tё Kukёsit nё kufirin me Kosovёn dhe mandej raste tё tjera nё dhelprat e kuqe nё vitet e mёpastajme. Ajo qё duhet tё theksojmё ёshtё fakti se dhelprat e kuqe  nё vendin tonё, bazuar nё kёrkimet 5 vjecare, nuk ishin tё infektuara nga tёrbimi, kjo jo vetёm nё zonat veriore, pasi rreth 60 % e totalit prej 420 dhelprash orgjinonin nga vendet veriore, nё kohёn kur ky infeksion egzistonte nё Kosovё, por edhe nga zonat e tjera tё vendit. Me fillimin  e luftёs nё Kosovё mbas vitit 1999, shfaqen nga viti 2002 rastet e para tё infeksionit nё to. Kёshtu nё Nёntor 2002 u evidentua dhelpra e parё e kuqe pozitive nё fshatin  Qereti nё zonёn e Pukёs. Gjatё  2003, u panё  edhe dy dhelpra tё tjera pozitive nё fshatin  Gjorica nё zonёn e  Bulqizёs. Në Maj 2004, u diagnostikuan dy ujq me tёrbim nё fshtrat  Helshan, Zahrishte nё zonёn e  Hasit. Megjithёse nё vitin 2005 nuk kishte raste pozitive me tёrbim, nё vitin 2006, pёrsёri u diagnostikua njё dhelpёr nё fshatin Nikoliq po nё zonёn e  Hasit . Nё vitin  2007 nuk janё vrejtur raste me tёrbim. Duhet tё theksojmё se surveillanca aktive pёr tёrbimin aktualisht ёshtё ulur mjaft.

Megjithёse duhet tё theksojmё se situata e sёmundjes sё tёrbimit nё Shqipёri ёshtё relativisht  e mirë, prezenca e infeksionit nё kafshёt e egra ёshtё gjithmonё rrezik potencial pёr futjen e tij nё kafshёt rrugace si qen e mace qё nuk janё tё pakta nё vendin tonё. Nё kёtё situatё kur ende nuk janё vendosur rregulla tё plota pёr njё kontroll efektiv tё kёsaj sёmundjeje nё vendin tonё, ulja e surveillancёs aktive ndoshta duhet koregjuar.

Luftimi i sёmundjes sё tёrbimit nё zonёn  e Ballkanit perёndimor nuk mund tё bёhet në mënyrë individuale nga secili shtet pёr shumё arsye. Ndёrmarja  e njё projekti tё gjёrё tё njёkohshёm pёr vaksinimin  e kafshёve tё egra, nё tё gjitha shtetet,  do tё ishte mjaft rezultativ pёr parandalimin  e pёrhapjes sё infeksionit.

Krahas kёsaj, ёshtё e domosdoshme qё nё vend tё zbatohen me rreptёsi rregullat e parandalimit tё infeksionit tё tёrbimit si: eliminimi i qenve e maceve rrugaçe, vaksinimi i detyrueshёm i qenve shtёpiakё ose tё tufave, surveillancё aktive e vazhdueshme e shpёrndarё nё tё gjithё vendin si dhe njё bashkёpunim i gjithanshёm dhe efektiv me shёrbimin human.

Mos harrojmё: Tёrbimi ёshtё sёmundje fatale si pёr kafshёt dhe pёr njerzit. Shёrbimi veterinar ёshtё pёrgjegjёs pёr shpёtimin e njerёzimit nga infeksionet zoonotikё.

 
Prof. Dr. Kristaq  BЁRXHOLI
Fakulteti i Mjekёsisё Veterinare
Departamenti i Shёndetit Publik Veterinar
Tiranё –SHQIPЁRI
Tel: 0692777758
e-mail: berxholikristaq@yahoo.com


Na shkruani