Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët

Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët

Agim NelajNga Dr Agim Nelaj

 

 

 

Ç’sjell prishja e ekuilibrave në biosferë tek lopa , e cila lidhet me prishjen e marrëdhënieve të bashkësisë Tokë-bimë-kafshë(lopë), si dhe rrjedhojat në metabolizmin e lëndëve (sëmundjet e prodhimit).

semundjet metabolike

Në disa shkrime, pyetje,komente nga kolegë ,për çrregullime apo sëmundje organike(sëmundje prodhimi) në lopë, vrejë se: i marrin të shkëputura, pa patur parasysh meslidhjen në biosferë midis faktorëve të ndryshëm.

Po të thellohemi pak më tepër, lind mendimi i kthjellët se këto çrregullime sjellin rrjedhoja deri në fundin e zinxhirit ushqimor. Nuk mund të dilet nga konceptet moderne të kohës,të cilat kërkojnë njohuri të thelluara në marrëdhenie me shkenca të tjera dhe disa disiplinave të mjeksisë veterinare si: mikerobiologjisë,biokimisë,farmakologjisë etj. Respektoj dhe vlerësoj çdo koleg që shkruan në këtë fushë, duke plotësuar një boshllëk, tashmë të njohur, që lidhet meklinikën veterinare për kafshët e prodhimit.Mëndoj se kolegët që merren kryesisht me lopën,sëmundjet e prodhimi, p.sh sëmundjet e prastomaqeve(që janë të shpeshta) duhet të trajtohen në një këndvështrim të ri, jo si raste të shkëputura, por si sëmundje endemike, të lidhura dhe të ndërvarura midis tyre, që shfaqen jo vetëm mbi sfondin e çrregullimeve në të ushqyerit e kafshëve, por dhe rezultat i cënimit të hallkave të zinxhirit tokë-bimë-kafshë dhe që shërben si shtrat i favorshëm për lindjen e patologjive të tjera si ato të karkterit metabolik,, të pamjaftushmërisë të lëndëve etj. -Toka përfaqëson një nga mjediset më të ndërlikuara dhe organizuara në natyrë.Ajo është një”laborator gjigant” ku kryhen një numur pa fund proçesesh. Në të , bilanci i kimbimit të lëndëve dhe energjisë filloi të prishej atëhere kur njeriu e shfrytëzoi tokën , duke kërkuar të marrë prej saj sa më shumë.Nxitja e shfrenuar e funksionit prodhues të bujqësisë ,ka çuar në rrjedhoja ekologjike negative, si për mbarështimin,prodhimin e që sjellin një sërë çrregullime e sëmundje që dëmtojnë rëndë shëndetin e kafshëve. -.Prishja ekuilibrit në tokë të shpie gjithënjë në prishjen e ekuilibrit tek bima. Bimët i thithin lëndë ushqyese dhe i shëndrojnë në lëndë organike bruto.Që të thithen këto nga organizmi, duhet të ndodhin një sërë proçese mikrobiologjike në rumen(plëndës), ku një pjesë e lëndës organike rikthehet përsëri në tokë duke marrë me vehte dhe një pjesë të mikroflorës të prastomaqeve.Lopa duke marrë ushqimin ,nëtë njëjtën kohë merr nga toka dhe një pjesë të mikroflorës.Ndonëse bima ka aftësi selektive, në indet e tyre depërtojnë lëndë të tjera të panevojshme, shpesh helmuese për to dhe për kafshët.P.sh misri në fazë qumësht- dyll, përmban shumë nitrate, kur moti është i thatë.Përdorimi me teprice i plehrave azotike, rrisin nivelin proteinik dhe ul ndjeshëm sasit e kalciumit në bimë, e për rrjedhojë vrehen çregullime në kafshë.Gjë që vrehet dhe në toka acide.Pamjaftushmëria e kalciumit, veçanërisht gjatë barrësmënisë apo laktacionit sjell çregullime dhe ul prodhimin -Midis dy laboratorëve, atij “gjigant” të tokës dhe rumenit mund të hiqen paralele.Në tokë ndodhin një sërë proçesesh fizike,kimike dhe biologjike që transformojnë lëndën organike në lëndë inorganike Në tokë realizohet cikli:Lëndë minerale-lëndë organike-lëndë e gjallë.Kafsha nëpërmjet një “laboratori” tepër interesant, që janë parastomaqet dhe veçanërisht rumeni, në kushte normale fiziologjike , biokimike,, mikrobiologjike i shëndron ato në karbohidrate dhe proteina të tretshme si dhe element të tjerë kimikë të asimilueshëm , për të arritur nivele më të larta cilësore të ushqimeve për njeriun( mishi, qumështi). Një nga prishjet më flagrante të këtyre marrëdhënieve lidhet me bujqësinë.Nxitja e shfrenuar e funksionit prodhues, ka çuar në rrjedhoja ekologjike negative. Të trea këto fusha marrëdhëniesh janë tepër të gjëra,edhe prishja ekuilibrave të tyre gjithashtu.Pra këndë vështrimi jonë është veterinar.Është e njohur që dhe kur marrëdhëniet tokë-bimë-kafshënë përgjithësi janë në ekuilibër, mjafton të prishen raportet e të ushqyerit , p. sh të ushqyerit e njëanshëm e rrjedhojat dihen.Një nga prishjet më flagrante të këtyre marrëdhënieve, janë lëndët helmuese që përdoren në bujqësi , të cilat merren direkt nga kafsha ose si mbetje .Prishja e këtyre marrëdhënieve është me pasoja tepër të rënda në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor.Kafsha fillimisht është pasojë e kësaj prishje marrëdhëniesh , por më tej bëhet shkak në saj të mbetjes të këtyre lëndëve në trupin e saj ose me eleminimin me prodhimin e qumështit , duke u bërë e rezikëshme për hallkën e fundit të zinxhirit ushqimor, njeriun.Industrializmi i prodhimit të mishit dhe qumështit mbështetet mbi teknologji të tilla të ushqyerit, ku kërkohet të përfitohet potenciali maksimal prodhues në rrethana hapsinore e kohore të zvogëluara.Ky arsyetim ekonomik sjell prishjen e ekuilibrave, shpesh me rrjedhoja të rënda për shëndetin e kafshëve, ndoshta dhe me pasoja të paparashikuara për shëndetin e njeriut.Prishja e ekuilibrave të tjerë janë të lidhura me çrregullime dhe sëmundje të prodhimit , siç janë tepria e proteinave, pamjaftushmëria e lëndëve inorganike që sjellin një sërë sëmundjesh, jo vetëm për një individ, por një numër të konsiderueshëm krerësh, me përmasa endemike, epidemike etj.Efektet negative të tyre sjellin një sërë probleme veterinare, si ulje prodhimi,, hipomobilitet të parastomaqeve,meteorizëm,, alotriofagi,, azidozë laktike, pareza,hipomagnezi,çregullime të omasit, aboma sit etj.Njohja dhe pranimi nga mjeku veterine i koncepteve veterinare që mbështete mbi prishjene ekuilibrave dhe marrëdhënieve tokë- bimë-kafshë, përbën sot nivelin më modern të koceptimit dhe shkallën më të lartë të argumentimit të shkaqeve, patogenezës, dhe shfaqjes së sëmundjeve që rrjedhin nga prishja e këtyre marrëdhënieve si dhe në të njëjtën kohë, një arsyetim bindës për nivelin e kurimit e të parandalimit të ryre. Në pjesën e dytë të këtij materiali do të trajtohen disa dukuri, si dhe do te jepen shjegime që lidhen me mjekimin e rrjedhojave të prishjes së ekuilibrave, disa prej të cilave bien në kundërshti me përdorimin e deritanishëm, në praktikën veterinare.

Klikoni këtu për të lexuar në vijim “Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët (pjesa e dytë)”

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.