Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Probleme shëndetësore të kecave të porsalindur-pjesa e dytë

Probleme shëndetësore të kecave të porsalindur-pjesa e dytë

Klostridium perfringens
Klostridium perfringensKlostridium perfringens është një Gram – pozitive , anaerobe, spore -formuese që mund të qëndroi për disa muaj në tokë, pasi është eleminuar me jashtëqitje. Këto mikrorganizma janë gjithashtu të pranishme n( numër i vogël) në traktin digjestiv të kafshëve të shëndetshme. Janë 5 lloje të C. Perfringens, të njohura si shkaktar të sëmundje enterike në njerëz dhe kafshë shtëpiake.Ato janë : llojet A , B , C , D , dhe E.Kategorizimi i tyre bëhet në bazë të toksinave që ato prodhojnë . C.Perfringens e tipit C, kryesisht ndikon në të porsalindurit . C. perfringens tipi D, mund të shkaktojë diarre hemorragjike në ripërtypësit .
K. perfringens tipit C ,sinonimet: enterit nekrotik , enterotoksemia hemorragjike .

Gjetje klinike: Në formën perakute vërehen: dhimbje barku,konvulsione, diarre në të porsalindurit( 1-10 ditë ). Të vegjëlit e prekur mund të ngordhin nga enteriti hemorragjik, para se të zhvillohet diarrea. Diarrea , kur është shpërthyese është me ngjyrë të verdhë në kafe të errët ( gjaku ). Shenjat nervore janë shquar më shumë në kecin që ka një mbijetesë të zgjatur. Shkalla e vdekshmërisë është e lartë, pavarësisht ndërhyrjes terapeutike .

Patogjeneza: K. perfringens tipi C, prodhon beta toksina, një agjent i fuqishëm citotoksike. Beta toksina shkakton inflamacion mukoze dhe shkatërrimin e qelizave në zorrët e holla. Normalisht beta toksina shkatërrohet nga enzimet proteolitike ( trypsin ) në traktin digjestiv.I posalinduri është më i ndjeshëm ndaj sëmundjes se sa kafsha e rritur.Kjo për shkak se ka më pak enzima proteolitike në traktin digjestiv të tij. Për më tepër, një faktor në kulloshtër pengon aktivitetin proteolitike të trypsinës. Kulloshtra mund të rrisë vulnerabilitetin e të vegjëlve nga beta toksina.


Diagnoza. Sëmundje është e shpejtë dhe fatale,menjëherë sa vrehen shenjat klinike. Diagnoza është bërë shpesh pasngordhjes.

Gjetje patollogjike.

Në kontrollin e organeve të brëndëshme gjëndet hemorragji e përhapur në pjesën me skajore të zorrëve të holla, si dhe në nyjet limfatike mezenterjale. Izolimi e i K. perfringens nga përmbajtja e zorrëve nuk është përfundimtar.Kjo sepse disa lloje janë të zakonshëm. Vëzhgimi i numrit të madh të shkopinjve Gram pozitive në një material jashtëqitje e mbështet diagnozën, por diagnoza definitive bëhet me një test ELISA që zbulon beta toksina.

keca te semureMangësi seleni(sëmundja e muskulit të bardhë).

Mungesa shkakton një dobësim të këmbëve të pasme të kecit të porsalindur. Te keci i porsalindur duhet të injektohet preparat seleni ( ½ ml) IM. Doza për më të rritur është 2×1/2 ml IM. Kombinimi i selenit me vitamin E, jep efekt negativ në të dhirta.

Mungesa e vitaminave dhe lëndëve minerale. Mungesa në të sapolindurit dhe në kecat e rinj, ka ngjajëshmeri me mangësin e selenit. Mungesa e bakrit është thelbësore për të dhirtat. Humbja ngjyrës së qimeve, pjellje para kohe, janë tregues të mungesës së bakrit .Mungesa e vitaminës A, mund të shkaktojë verbëri,rënie të qimeve, humbje të oreksit , dhe predisposohet për diarre dhe sëmundje të frymëmarrjes. Vitamina D është e domosdoshme për përvetësimin e kalciumit dhe fosforit në proceset metabolike. Të gjitha vitaminat B janë të rëndësishme për funksionin e duhur të rumenit . Mungesa e vitaminës B 1 ( thiamine ) mund të sjelli humbje ekuilibri. Mungesa e kobaltit pengon sintezën e vitaminës B 12. Praktikat e mira të mbarështimit rritin rrezistencën duke parandaluar sëmundjet.

Sëmundjet e mushkërive

pneumoniaPneumonia: Është term i përbashkët për një gamë infeksionesh të rrugëve të frymëmarrjes, që shkaktojnë dëme në të dhirta,kryesisht në të porsalindurit.Ka disa lloje pneumonie:bakteriale,virale

mykotike, dhe pneumoni me mbytje(ab ingestis)

Gjetjet klinike.Përfshijnë: temperaturë, frymëmarrje e munduar, rrjedhje nga hundët, nganjëherë një kollë e thatë – e shoqëruar me apati të përgjithëshme. Pneumonia e dëmton rritësin shpejt.Ai nuk e ka luksin e kohës,për ta përcaktuar llojin e pneumonisë.Duket se pneumonia intersticiale është më e shpejtë – fillimisht me temperaturë të lartë, pa shkarkime nasale dhe shkumë në gojë. Shumicën e herëve, ajo përparon shpejtë. Diarrea nuk është e pranishëme. Pneumonia intersticiale mund të shkaktoi ngordhjen në më pak se 12 orë.Sëmundja mund të shfaqet në darkë dhe në mëngjezë keci gjëndet i ngordhur.Moti i ngrohtë dhe i lagësht,krijon kushte favorizuese për pneumonin .Por kjo mund të ndodhi dhe në periudhën tjetër të vitit. Fillimisht matet temperatura. Nëse keci ka ethe (mbi 40 gradë C ) mund ti jepet menjëherë gjysmë aspirine, injektohet nën lëkurë në të dy shpatullat , elektrolite ( Ringer laktat).Antibiotikët që mund të përdoren: Amoxicilin,Tylosin (Tylan200), Nuflor(Florfenicol),FTD(Florfenicol-Tylisin-Dexamathzon), ExcenelRTU(Ceftifur hydrochloride), Naxcel( Ceftifur Sodiumi) etj.

Përdoren një gjysmë ( 1/2 ) cc për të sapolindur për pesë ditë rresht .Veç injeksioneve mund tu japim nga goja antihistamine/ekspektorant dy herë ose tri herë në ditë, me dozë 2-4 ml në varësi të peshës. Po qe se këto produkte nuk janë në dispozicion, veterineri mund të përdori ilaçe për kollën e fëmijëve( Robitussin ose ekuivalent gjenerik ) doza si e fëmijëve. Keci nuk do të marri ushqimin deri sa temperatura e tij e trupit të stablizohet në mesatare ( 38.5-39.5 gradë C).Kujdes:asnjëherë nuk duhet përdorur Macrotil(Timilcosin) për dhitë. Ai shkakton dëmtim të zemrës, pothuajse menjëherë.Lindje të parakohëshme,ose lindje të vështira.Nëse përdoret, gjithëmon ka nevojë të shoqërohet me ( 1/2 cc -1 cc Vitamina B1 ( thiamine ) IM .

Koksidioza (coccidiosis).

CoccidiosisËshtë ndoshta vrasësi më i madh i të vegjëlve( kecave), veçanërisht në mot me lagështi dhe / ose në vënde të ngushta. Ky parazit intestinal merret nëpërmjet gëlltitjes të materialit të përlyer me jashtëqitje. Kocidioza zakonisht ndodh kur keci fillon të hajë ushqim ( pas moshës 3 javëshe). Kur të vegjëlit fillojnë të lëpijnë gjithëçka rreth tyre. Diarrea është zakonisht simptoma e parë. Si rregull, diarre ka ngjyrë të zezë, kjo është ngjyra e gjakut( melena) ,është tregues i kocidiozës. Parandalimi është mënyra më e mirë për të trajtuar kocidiozën. Sulfadimethoxine është një zgjidhje e mirë 12.5 % gojë ( Dimethox ).Ajo ka aftësi parandaluese dhe kurative në të dy nivelet, për pesë ditë me radhë për të siguruar marrjen e sasisë së nevojshme.Amproli nuk rekomandohet është një frenues i thiaminës (Vitamina B – 1); Niveli i ulët i thiaminës, mund të çojë në çregullime nervore në keca. Në qoftë se nuk ka asnjë alternativë tjetër përdoret e shoqëruar me thiamine ( Vitamina B 1 ), Përdorimi i elektroliteve nga goja është thelbësore në të vegjël që vuajnë nga diarreja(dehydratuese) .
Kujdes : Përdorimi i antibiotikëve bëhet vetëm kur ka ethe ose inflamacioni është i pranishëm . Antibiotikët në blegtori,si dhe në njerëz,kanë rezultuar në shfaqjen e shtameve antibiotik-rezistente të baktereve.Penicilina është shembull i më i mirë i abuzimit me një antibiotik. Përdorimin i tepruar/përdorimi i pavend i saj,e ka bërë pencillinën të pasuksesshëme kundër disa infeksioneve bakteriale.

Dëmtime nga shkaqe të tjera

Të porsalindurit ngordhin më shpesh nga ftohja (hipotermi) dhe uria. Dëmtimi të porsalindurve arrin rreth 30% të kecave të lindur gjallë dhe ndodh brenda 2 javëve të para të jetës.Kecat më të rrezikuar janë : kecat e vegjël dhe të parakohshme,të dobët në lindje, të dhive në gjendje të keqe, dhive të vjetëra apo pjellja e parë,kecat e lindur në një mjedis të lagësht, të ftohtë, me erë , binjakët dhe veçanërisht treshet. Aftësia e kecit të porsalindur për të prodhuar energjinë e nevojshme për ngrohjen e trupit është në propocion me peshë trupore të tij. Humbja e nxehtësisë ndikohet nga disa faktorë të jashtëm. :
Raporti i sipërfaqes së jashtëme me peshën trupore-një kecë i vogël ka një zonë më të madhe sipërfaqe në rraport me peshën e tij, dhe për këtë arsye dridhet më shumë se një kec i madh.
Energjia, yndyra ( rezerva) e kecit është vetëm 3 % e krahasuar me 10-15% në të rriturit

Uria /rreziku i hipotermisë.

kec i dobetKulloshtra siguron kecin e porsalindur.Ajo është ushqyese (% të lartë yndyre ) ofronë prodhim energjie( ngrohje) dhe ndihmonë parandalimin e hipotermis.Imunoglobulinat ndihmojnë në parandalimin e infeksionit,veçanërishtë 24 orët e para pas lindjes. Më efikase është periudha e thithjes në orët e para pas lindjes.Sa ka nevojë një kec ? 50ml/kg të peshës sëtrupit, që në lindje dhe çdo 6 orë për 24 orët e para.Sasia duhet të rritet me 20-30 % për kecat e ekspozuar ndaj motit të padëshirueshme, kjo është e barabartë me një të ushqyer shtesë. E përkryer është përdorimi i kulloshtrës nga nëna. Nëse nuk është e mundur, atëherë përdoret kulloshtër nga e njëjta dhi e kopesë.Pse kulloshtra është aq e rëndësishme ? Siguron një mbrojtje pasive të kecit të porsalindur deri në funksionin e sistemit të vet imun. Keci i porsalindur nuk ka antitrupa në lindje. Vaksinimi për sëmundje të ftujave 5 javë dhe / ose 3 javëve për dhi të vjetra para pjelljes.Kjo mundëson marrjen e antitrupave specifike kundër sëmundjeve nëpërmjet kulloshtrës.Kulloshtra e tepërt mund të mblidhet të ruhet në ngrirje për deri në një vit dhe të përdoret më vonë. Të ushqyerit (sasi të caktuar të qumështit 3-4 herë në ditë). Kur ushqehen artificialisht,qumësht duhet të jepet në 38-40 ° C (temperatura e trupit) Formalina mund të përdoret në qumësht 1ml/litre për të parandaluar rritjen e mikrobeve.

Lexoni pjesën e parë : Probleme shëndetësore të kecave të porsalindur.

Solli për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi I këtij artikulli pa lejën e redaksisë.

Në rast referimi nga ky artikull ju lutem përmendeni autorin dhe burimin e informacionit e marrë nga veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: