Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Aborti në gjedh

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Në rastet e abortit në gjedh, Mjeku Veteriner duhet të bëjë çështë e mundur për të gjetur shkakun që ka çuar në abort, mbase jo në cdo rast që ndodh por kur këto aborte janë më të mëdha se 3-5 % në vit ose në muaj.

Arsyet e aborteve i kemi nga shkaqe joinfektive dhe nga shkaqe infektive.
-Në rastet e shkaqeve joinfektive duket se shkaktar kryesor është Vitamina A dhe E, seliumi dhe hekuri. Gjithsesi theksojmë se në studimet eksperimentale keto dyshime janë vërtetuar vetëm për vitaminën A.

Po ashtu shkaqe të tjera përfshijnë: mbajtja e kafshëve të pambrojtura nën temperatura të larta (hypotension), hypoxia dhe acidoza.

-Traumat tek kafshët barsa nuk janë një nga shkaqet që mund të cojë në abort (kuptohet përvec se në rastet ekstreme), gjithsesi shumë shpesh fermerët dhe Ne (Veterineret), gjithmojnë dyshojmë për traumat si shkaktar të abortit. Mos harrojmë se fetusi është i mbrojtur shumë mirë nga lengjët amniotike.

-Një numër toksinash është gjithashtu shkak i aborteve. Disa lloj halash pishe ( Pinus Penderosa ) mund të shkaktojë abort nëse konsumohet në simestrin e tretë të barsmërisë. Po ashtu ka dhe disa bimë të tjera që gjenden në kollota, toksina e të cilave mund të shkaktojë abort.

Shkaqet infeketive janë disa: Bruceloza, Diarreja virale e gjedhit (BVD), Rhinotrakeiti infektiv i gjedhit (IBR, Herpes1), Neosporisis (Neospora caninum), Leptospiroza, Abortet mykotike ( plancetitis fungal Aspergillus sp, Mucor sp, Absidia, Rhizopus sp, etj), Listeriozis, Chlamydiosis (Chlamydia abortus), Gjuha blu (Bluetongue).


Si dhe shkaqe të tjera të abortit mund te jenë Parainfluenza-3, Salmonellae spp, Mycoplasma spp, Histophilus somni, virusi Schmallenberg i cili u zbulua në Europë në vitin 2011 dhe lidhet më sterilitetin, abortin dhe keqformimet e fetusit në ruminantët. Etj.

Burimi informacionit : Manuali Veterinar Merck

Këtë e pëlqejnë %d blogues: