Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Inflamacioni i zorrës së trashë- Koliti- Colitis ( pjesa e dytë)

Inflamacioni i zorrës së trashë- Koliti- Colitis ( pjesa e dytë)

Nga Dr Atalvin Zhiva:

-Diarreja tek kafshët, po ashtu si tek njerëzit është një problem që sjell pasoja tepër të rënda në disa raste. Asnjeherë të mos jeni neglizhent nëse shihni se jashtëqitja e qenit , apo maces apo zogjëve të ndryshëm dekorative që keni në shtëpinë tuaj, është jo normale. Në këto raste ne ju keshillojme të kontaktoni Mjekun Veteriner menjëherë. Ndryshe nga neve njerzit, kafshët nuk mund të flasin dhe të tregojnë c’ka ndjejnë në të vërtetë, prandaj ne ju këshillojmë që të tregoni vëmendje në c’do aspekt të jetës së mikut apo mikeshës suaj. Jeni ju personi që do të flisni me zërin e tyre! Për një bashkëpunim sa më frytdhënës, ne si Mjek Veterinerë, ju lutemi të ndani me ne c’do shqetësim dhe problem që mund të vëreni , pa ndroje dhe turp !

Cilat janë simptomat e kolitit?

Klasifikimi i diaresë ; është e rëndësishme të përcaktohet nëse problemi ka nisur tek zorrët e holla ( zakonisht diareja me origjinë në këtë zonë është më seriozë) apo zorrët e trasha. Diaretë që shkaktohen në zorrët e trasha kanë karakteristikat e mëposhtmë:

  • Nuk kanë lidhje direkte më humbjen e peshës trupore
  • Lidhen me shterzimet dhe urgjencën e papritur për të përdorur banjën
  • Shpesh paraqiten me gjak të freskët në fekale
  • Shpesh praqiten me përbërje mukozash në jashtëqitje
  • Zakonisht jashtqitja paraqitet duke filluar si një fekale normale në fillim dhe tepër e butë në fund.

Diagnoza e koliteve kryesisht është e sigurt duke pasur parasysh gjetjen e shënjave klasike që kemi përshkruar më lart. Sesi do të jetë vazhdimësia kjo varet nga shënjat që do të paraqiten . A e kemi këtë problem akut ( dmth sapo është shfaqur), apo kemi të bëjmë me kolit kronik ( ky problem ka disa javë që është shfaqur rregullisht) apo e kemi episodike ( diareja shfaqet, largohet dhe shfaqet serisht).

Koliti akut

Zakonisht kur simptomat e kolitit shfaqen krejt papritur problemi lidhet me: shkaktari stres ( zakonisht pas një udhëtimi, pas lëvizjes në një banesë tjetër, ndryshimi i motit, nga lënia për disa ditë në hotelet për kafshë etj) , ose dieta e përdorur pa kujdes ( zakonisht kjo lidhet më së shumti me ushqimin e kafshëve shtëpiake me ushqime apo për njerëz, apo mbetjet nga tavolinat , kur kafsha gjen ushqime nga kazani, apo dhe me ndryshimin e llojit të ushqimit që përdorim zakonisht).

Këto episode janë zakonisht më probleme minore dhe mund të largohen menjëherë pas pak ditësh medikamentesh si metronidazole ose sulfasalazine dhe/ ose terapi dietike( psh nëse zbulojmë se shkaktari është ndërrimi i menjëhershëm i ushqimit , e bëjmë këtë ndryshim gradualisht , jo në mënyrë të menjëhershme).

Parazitët, vecanërisht parazitë si Giardia, apo parazitët nematodë nga familja Trichuridae, gjithashtu mund të shkaktojnë kolit dhe sigurisht është më interes të kryhen analiza laboratorike për këto parazitë që ti largojmë si shkaktar dyshues ( diagnoza diferenciale).

Zakonisht pas disa ditësh mjekim, një dietë ushqimore e përbërë nga ushqime të lehta, e zgjidh situatën dhe kafsha kthehet në gjëndje normale shumë shpejt. Kini parasysh se; gjatë periudhës së rikuperimit ka mundësi që kafsha të mos ketë jashtëqitje për disa ditë. Kjo është dicka normale dhe jo shënjë e problemit tjetëe; kapsllekut. Por gjithsesi nëse diareja nuk largohet brenda 2-3 ditësh, pacienti ka nevojë për një ri-diagnostikim për të gjtur shkaktarin e vërtetë.

Diareja kronike ( episodike)

Nëse kafsha ka simptoma të koliteve për 1 muaj apo dhe më shumë, ka nevojë për disa kërkime më të kompletuara për të gjetur shkaktarin e vërtetë. Zakonisht në këto raste fillohet duke kontrolluar të dhënat bazë dhe themelore. Këtu përfshihen ; kontrollimi i profilit ku përfshihen dhe rruazat e kuqe (eritrocitet) dhe rruazat e bardha(leukocitet) të gjakut, dhe të paktën dhe një analizë fekalesh për të kontrolluar për parazitë të brendshëm ( qoftë dhe një analizë e vetme).

Për macet duhet të kryhet testi i sëmundjeve virale ( testi i virusit të leukemisë dhe virusit të imunodeficences- mungesës së imunitetit që të konforimohet që nuk janë këto shkaktarët. Nëse macja ka një histori se vjen nga një jetesë në grup me mace të tjera , është me vlera dhe kryerja e testimit për Tritrichomonas ( një parazit protozoar).

Një test tjetër që mund të kryhet është dhe testi për problemet e aftësisë së prodhimit të enzimave pankreatike ( Pamjaftueshmëria e exocrinës pankreatike, është një sëmundje e zorrëve të holla që prodhon një diare të rëndë me yndyrë që shpesh kur shihet në diarre mund të ngatërrohet si mukus që vjen si shkaktar i kolitit). Një test i fekales ku përfshihet egzaminimi citologjik i baktereve mund të egzaminohet me anën e mikroskopit duke na ndihmuar për të larguar dyshimin se koliti mund të shkaktohet nga bakteret patogjene( vecanërisht organizmat Clostridiale).

Me blu dallohen organizmat e Clostridium perfringens

Me blu dallohen organizmat e Clostridium perfringens

Trichuris vulpus

Trichuris vulpus

Vezet e Trichuris vulpus

Vezet e Trichuris vulpus

Tek qentë nematodë të tillë si familja Trichuridae, janë të vështirë të konfirmohen më anën e testeve rutinë të fekales. Gjithsesi mund të jetë me interes që të kryhët një trajtim për parazitë dhe të shohim nëse problemi u zgjidh. Përvec trajtimit kundërparazitëve, medikamente të tjera si metrodinazole, sulfasalazinë ose tylosin mund të rekomandohen njëkohësisht në këtë provë . Vazhdimësia e testeve në ato raste kur analizat e gjakut nuk shfaqin ndonjë anomali dhe janë në parametra përafërsisht normalë, rekomandohet kryerja e një kolonoskopie e shoqëruar më analiza biopsie për të arritur në një diagnozë përfundimtare.

Këshilla për menaxhimin e kolitit

Koliti kontrollohet lehtësisht kur kemi gjetur shkakun dhe kemi krijuar një terapi specifike. Kur kjo është e pamundur, mund të vazhdojmë me trajtimi simptomatik për menaxhimin e simptomave . Më poshtë do të radhisim disa medikamente terapeutike dhe strategjitë që mund të jenë të dobishme për trajtimin e kolitis.

Metrodinazole dhe Tylosin: Këto antibiotik kanë veperim anti-inflamator në zorrët e trasha si dhe aftësinë për të vrarë organizmat e dëmshme.

Sulfasalazine: Ky medikament përbëhet nga antibiotik sulfa i lidhur më një salicylate anti-inflamator. Lidhja sulfa mbron ilacet ainti-inflamatore deri sa këto mbërrijnë në zorrën e trashë, duke ruajtur kështu këto efekte ( anti-inflamatore) ekskluzivikisht për përdorim në zorrën e trashë. Ky është një medikament efektiv, por doza e dhënë është kryesisht 3 herë në ditë, duke u bërë kështu pak i bzdishem si për pronarët dhe për pacientët.

Macet janë të ndjeshme ndaj përdorimit të salicylateve, kështu që ku medikament përdoret kryesisht tek qentë.

Fibrat dietike: Roli i fibrës tek kolitet është konfuz, pasi fibrat përbëhen nga shumëllojshmëri përbërësish ( fibra të tretshme, fibra të pashpërbërëshme, dhë të përzjera. Në përgjithësi kolitis njihet si sëmundje që ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe me fibrat. Fibrat shpërbëhen në ushqyes për qelizat e kolonit dhe gjithashtu ushqim për bakteriet e dobishme ( bakteriet e mira) që jetojnë në kolon.

Fructooligosaccharides (FOS): Fructooligosaccharides e njohur ndryshe si FOS është një karbohidrat i gjendur natyrshëm në disa lloj lulesh. Disa nga dietat terapeutike komerciale theksojnë përbërësin e FOS-et në ushqimet e tyre. FOS-et janë karboidratë që përfshijnë gjithashtu njësi fruktoze të lidhur më njësi glukoze. Shumica e karbohidrateve përthithen nga zorrët e holla duke lënë vetëm fibrat e patretura dhë përbërës të ndryshëm për të kaluar në zorrët e trasha. FOS nuk janë fibra, por ato treten në zorrët e trasha ( jo në zorrët e holla) njësoj si fibrat.

Por pse vlen e gjithe kjo?

Testet tek macet e shëndetshme tregojnë se kjo ndihmon për të larguar bakteret patogjene nga koloni dhe nxitin kështu krijimin e baktereve të dobishme ( bakteret e mira). Pra si përfundim mund të themi se dietat që kanë përbërës FOS-e mund të jenë të dobishme në menaxhimin e koliteve.

Probiotikët : Një probiotik është një kulturë ruajtëse e baktereve të dobishme që kolonizojnë kolonin. Bakteriet duhet të mbrohen nga acidrat e stomakut që të mund të mbijetojnë në zorrën e hollë. Këtu ato mund të mbijetojnë duke u ndihmuar dhe nga përbërësit që janë në ushqimet e konsumuara. Në treg ka një numër të shumtë të produkteve ( si për kafshët dhe për njerëzit) dhe nga organiztat përgjegjëse prej tyre kërkohet vetëm që të jenë të sigurta ( jo domosdoshëmrisht efektive). Nëse ju dëshironi përdorimin e probiotikëve në ushqim ne ju rekomandojmë përdorimin e kompanive serioze dhe të besueshme.

Dieta e eleminimit:Koliti mund të rezultojë nga një intolerancë ushqimore ( një shembull mund të jetë intoleranca laktoze nga e cila vuajnë shumë njerëz) . Intoleranca mund të vijë zi rezultat i prezervativëve të përdorur, ngjyruesit ushqimor, ndotesve të ndryshëm , biles dhe nga proteinat natyrore në ushqim. Në mënyrë të ngjashme kolitis mund të rezultojë nga një alergji aktuale kundrejt ushqimit. Zgjidhja në këto raste do të jetë ushqimi me dieta “të pastra”, ideale do të jetë një gatim në shtëpi i përbërë prej karbohidrateve dhe proteinave që nuk janë përdorur asnjëherë më parë tek pacienti. Një terapi provë me ushqime krejtësisht të reja ( që nuk janë përdoru më parë) për pacientin mund të kryhet për 8 – 10 ditë dietë ushqimore, duke ndaluar rreptësisht dhëniën e biskotave për kafshë apo ushqime të tjera shtesë. Të kini parasysh se alergjia nga ushqimi nuk mund të gjendet nëpërmjet analizave të gjakut. Kryerja e provës së sipërpërmendur është e vetmja mundësi për të mësuar rreth alergjisë nga ushqimi apo intolerancës ushqimore. Në të ardhmen do të kemi një artikull rreth ushqimeve që përdoren në rastet e alergjisë nga ushqimi.

Trajtimi per Clostridium: Organizmat Clostridiale janë një grup bakteriesh anaerobike përgjegjëse për kushte të tilla të pakëndëshme si: tetanozi, botulizmi dhe gangrenat. Në kolon gjenden organizma Clostridial në mënyrë të natyrshme, por këto nuk shkaktojnë ndonjë problem deri në atë moment që ndodh dicka stresues , apo nëse dieta ushqimore ndryshon duke ju lejuar aty të rriten dhe shtohen më shumë sesa është e nevojshme. Nëse koloni përbehet nga shumë prëj këtyre baktereve, toksina që këto prodhojnë mund të shkaktojë kolitis .

Diagnoza kur shkaktari është nga bakteret Clostridiale është e komplikuar. Një test që i bëhet fekales, mund të tregojë përbërës të këtyre baktereve, por kjo nuk do të thotë se toksina që ato prodhojnë është e madhe mjaftueshëm që të shkaktojë kolitis. Teste të tjera ( si ELISA test) shtesë mund të nevojiten por saktësia e tyre nuk është e besueshme. Zakonisht një kurs antibiotiku kundër Clostridium , është një test i mirë. Në këto antibiotike mund të fusim: amoxicillin, tylosin, metrodinazole ( e cila ndihmon dhe për kolitet e tjera gjithashtu) dhe clindamycin.

Prednisolone: Prednisoloni është themeli i trajtimit për sëmundjet inflamatore të zorrëve, të cilat duhet të diagnostikohen me anën e biopsisë. Ndonjëherë një kurs prove i këtij medikamenti sugjerohet për kolitis .

Kolitis ulcerativ- Një formë e vecantë e kolitit

 

Qen rraca "Boxer"

Qen rraca “Boxer”

Këtë gjëndje të kolitit mund ta gjeni dhe me emrin “koliti Boxer”, kjo për shkak se qentë e rracave boxer janë të predispozuara për këtë formë të sëmundjes. Forma e kolitit është ulcerative ( nisur dhe nga emri) dhë përfshin zonën e zorrës të trashë ku gjenden rreshtat me qeliza të quajtura histiocytes. Këto janë qelizat që thirren fillimisht në zonën e inflamacionit pak me vonesë, kështu ato mund të pastrojnë zonën duke absurbuar qelizat e vdekura dhe mbeturinat që janë krijuar nga inflamacioni i ndodhur.

Qentë me këtë gjëndje zakonisht i shfaqin simptomat kur janë në një moshë të rë ( më të rinj se 2 vjec) dhe shfaqin shënja dobësimi , më shumë sesa pacientët me kolit tipik. Besohet se zakonisht ky kusht rezulton nga një kundërpërgjigje imune të papërshtatshme ndaj bakterieve të mira që gjenden në kolon. Qentë e prekur nga kjo formë e kolitit ( koliti ulcerativ) nuk i përgjigjen gjithmonë pozitivisht trajtimeve me medikamentet që kemi përmendur më lart, por marrim një përgjgije të shkëlqyer pozitive kur përdoret antibiotik si enrofloxacin. Ky antibiotik është vecanërisht i efektshëm kundër baktereve gram negative, nga kjo arrijmë dhe ne mendimin se këto lloj bakteresh janë rrënja e problemit.

Koliti ulcerativ mund të konfirmohet nga biopsia, megjithëse tek qentë e rinj të rracave Boxer shënjat klinike janë shumë të qarta kur paraqitet kjo gjëndje e kolitit.

Materiali u përgatit nga Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redaksia e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com

Lexoni gjithashtu: Inflamacioni i zorrës së trashë- Koliti- Colitis ( pjesa e parë)

 


Na shkruani