Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Australi: Qeveria masa ekstreme ndaj deveve të egra

Australi: Qeveria masa ekstreme ndaj deveve të egra

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Në datën 8 Janar 2020 , autoritet Australiane filluan një operacion 5 ditor, ku si shënjestër ishim devetë e egra. Nuk ka një shifër të saktë por mendohet se gjatë periudhës 5 ditore janë vrarë 5 mijë(5.000) deri 10 mijë (10.000) deve.
Australia ka tufat më të mëdha të deveve të egra. Rreth 3 milion (3.000.000) deve jetojnë të përhapura në një sipërfaqe prej 37 të tokës Australiane. Qeveria vendase i konsideron keto deve si një specie dëmtuese përhapja e të cilave duhet të ndalohet në mënyrë urgjente. Çdo vit qeveria ka programe që përpiqen të ndalojnë përhapjen e tyre.
Ndër programet e tjera që vë në zbatim qeveria Australiane, futen dhe vrasjet masive qe kryhen disa herë çdo vit duke përdorur helikopterë dhe me anën e snajpërve vriten mijra deve të egra. Shoqatat e brojtjes të kafshëve e kanë kundërshtuar me forcë këto masa ekstreme por pa mundur ti parandalojnë ato.

Burimi informacionit: Live Science