Dr Agim Nelaj
- 11 maj 1963
Dr. Samimi na jep leksione për njëthundrakët.Kali.Ne e respektojmë atë për kulturën e gjërë, erudicionin e gjithëanshëm ,ndërsa lënda e tij e shkurtër,ka pak rëndësi në programin tonë mësimor. Ai është tepër i dashuruar pas kalit, ashtu siç edhe e njeh mire atë.Për të na treguar eksteriorin e kalit( pamjen e jashtëme ) të races Haflinger, shkojmë bashkërisht në sektorine Bathores( pranë Institutit të Lartë Bujqësor) .
Në zbritje për në Barthore , djathtas është një ngastër toke e papunuar( lëndinë) dhe në të kanë çelur mjaft lule dhe barishte të tjera.
Profesor,- i them unë ,-a nuk është një lëndinë shumë e bukur kjo?
-Po,- thotë me qesëndi.-Po vetëm për ju, jo për mua, dhe vazhdoi:-Unë jam “botanist” dhe për sa kohë unë i kam harruar dhe nuk i njoh me emër lulet , nuk ka se si të jetë e bukur.
Pas pak arritëm në një stallë lopësh, ku në fund të saj ishte lidhur një kalë i races Haflinger.Gjatë kohës që profesori spjegon, hyn brënda tekniku i insiminimit artificial të sektorit, i cili këkonte një lopë që kishte dalë për në stacion.Tekniku erdhi afër grupit tonë, dëgjoi pak spjegimin e profesorit dhe tha:-Ne në shtëpi kemi patur gjithnjë kuaj, por nuk është ashtu siç thua ti .