Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Rritja e qengjave

qengja2qengjaTë ushqyerit dhe menaxhimi i qengjave, është një nga fazat më të rëndësishme në ciklin prodhues të deleve. Lloji apo mënyra e të ushqyerit varën nga shumë faktorë, duke përfshirë: çfarë janë kërkesat e tregut për mishin e qengjit, sistemin e prodhimit, llojin e ushqimeve që i kemi në dispozicion.

Kështu pra, karakteristikat gjenetike të kopesë, drejtimi i prodhimtarisë, mundësia dhe kërkesat e tregut, si dhe shpenzimet e të ushqyerit, përcaktojnë se në çfarë lloji të ushqimit do të orientohemi dhe cilat burime të lëndëve ushqyese do t’i përdorim për të balancuar racionin.

 

 

Rritja e qengjave karakterizohet në tri faza:

  1. Faza e thithjes se qengjave
  2. Shkëputja e qengjave nga thithja dhe
  3. Rritja përfundimtare e qengjave.

Për sa u përket kërkesave për lëndë ushqyese, secila nga këto faza i ka karakteristikat e veçanta. Kërkesat për lëndë ushqyese të qengjave varën prej shumë faktorëve, siç janë pesha trupore dhe kapaciteti gjenetik i shtimit ditor të tyre. Disa raca kanë potencial më të madh të shtimit ditor, kurse tek disa raca të tjera, shtimi ditor është më i vogël.

 

 

Qengjat e ri në thithje

Kërkesat për lëndë ushqyese të qengjave të ri në thithje janë të ndryshme, dhe ato varën nga mosha dhe pesha trupore. Nëse qengjat janë me peshë trupore 9 deri 20 kg, kërkesat e tyre janë prej 72 deri 80 % TDN energji, proteina të përgjithshme 16 deri 24 %, kalcium 0.5 deri 0.8 % dhe fosfor 0.25 deri 0.3 %.

 

 

Të ushqyerit e qengjave ne mënyrë artificiale me qumësht dhe koncentrat

qengja5Në përgjithësi në këtë fazë, kërkesat për këto lëndë ushqyese janë të larta, por në këtë kohë qengjat marrin qumështin e nënës që përmban shumicën e lëndëve ushqyese që i nevojiten atij. Qumështi i deles përmban sasi të larta të proteinave, yndyrave, kalcium, fosfor, dhe elemente të tjera ushqyese. Prodhimtaria më e lartë e qumështit është 20 ditë pas pjelljes, dhe kjo zgjatë për dy deri tri javë, kurse më pastaj fillon të bie. Kështu që qengjat gjatë të ushqyerit me qumësht ndihen mirë në 25 deri 30 ditë të jetës së tyre. Pas kësaj kohe prodhimtaria e qumështit tek delja bie, kurse kërkesat për lëndë ushqyese janë më të mëdha dhe për ketë arsye qengjave duhet t’u plotësohen këto kërkesa me ushqim plotësues, për t’u mundësuar rritjen dhe shtimin ditor.

 

 

Kërkesat në fazën e dytë të rritjes së qengjave që peshojnë prej 20 deri 35 kg

qengja4Qengjat me kapacitet të mirë gjenetik dhe që ushqehen me drithëra dhe me shtesa të mjaftueshme të proteinave, do të shtojnë prej 300 – 400 gramë në ditë. Për të arritur këtë shtim ditor qengjat, racioni ditor duhet të përmbaj 73 – 78 % energji (TDN). 14 – 16 % proteina, 0.5 % kalcium, dhe 0.25 % fosfor. Konsumimi ditor i ushqimeve për këtë shtim ditor arrin 2,5 – 3.5 % të peshës trupore. (Si shembull: nëse qengji peshon 25 kg, atëherë sasia e konsumimit të ushqimit sillet prej 800 – 900 gramë në ditë.

 

 

Kërkesat në fazën përfundimtare të qengjave

qengja koncetratFaza përfundimtare e rritjes se qengjave konsiston në peshën e qengjave mbi 40 kg. Kërkesat ushqyese për këtë kategori të qengjave janë po thuaj të njëjta, por, megjithatë, kërkesat për proteina ulën në 12 – 14 % dhe konsumimi ditor rritet në 3 – 4 % të peshës trupore.

Të ushqyerit e qengjave me sasi të mëdha të drithërave mund të shkaktoj probleme shëndetësore, si acidozën, enterotoxemin dhe gurët në kanalet urinare. Për të parandaluar paraqitjen e këtyre sëmundjeve tek qengjat, raporti i kalciumit dhe fosforit duhet të jetë 2:1, të kenë sasi të mjaftueshme të kripës e mineralëve dhe sasi të mjaftueshme të ujit. Të gjitha ndryshimet në të ushqyerit e qengjave duhet të bëhen gradualisht, kurse racionet duhet gjithmonë të përmbajnë së paku 10% ushqime voluminoze, në mënyrë që të parandalohet acidoza.

Ushqimet me pluhur mund të shkaktojnë kollitjen e qengjave, prandaj për këtë arsye ushqimet nuk duhet të grimcohen shumë imët.

Burimi informacionit:

Logoe IADK

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: