Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kujdesi ndaj koteleve!

Pyetje ne inbox: Pershendetje..Me falni per shqetesimin, kemi adoptuar dje nje mace te vogel nje muajshe, por po behem merak se nuk ka urinuar qe dje dhe i eshte fryre pak barku. I kemi dhene pak qumesht lope dje, uje si dhe pak nga konservat junior. A eshte nje menyre e mire e te ushqyerit te maces? A duhet te kujdesemi ne menyre tjeter? Si na sugjeroni. Faleminderit

Pergjigja u pergatit nga Dr Atalvin Zhiva!

Pershendetje! Fillimisht ju pergezoj per aktin human dhe qytetar qe keni bere duke adoptuar nje kotele. Te jeni te sigurt se do te jete nje kenaqesi per ju dhe familjen tuaj prezenca e saj ne familje!

Kotelja, nese eshte 1 muajshe vertet, eshte heret dhe e vogel per tu shkeptur nga nena e saj. Shkeputja preferohet rreth moshes 6-8 javeshe. Pervec mesimeve qe merr nga nena, nje kotele ka nevoje per qumeshtin e nenes se saj per te marre antitrupa e nevojshem si dhe vlerat ushqyese te duhura qe te rritet e shendeteshme ne vazhdimesi.

Gjithsesi nese nuk kishte mundesi tjeter atehere do ju duhet pak pune qe ta rrisni kotelen. Jeni te sigurt per moshen e sakte te saj? A i kane dale dhembet koteles? Nese po atehere mundet te jete me shume se 4 javeshe.

Si fillim ashtu sic dhe une veproj gjithmone kur jap nje mendim; rekomandoj nje vizite te pergjitheshme tek Mjeku Veteriner per tu siguruar se kotelja eshte e shendeteshme.

Nese kotelja eshte vertet 4 javeshe , atehere nuk ushqehet dot me ushqim tjeter (konserva apo ushqim kokrra per kotele), por ka nevoje per ushqime formula te gateshme per kotele. Ato ndihmojne shume (formulat per kotele) per te marre vlerat e duhura ushqyese qe kotelet e vogla kane nevoje. Formulat e gateshme per kotele dhe kelyshe mundet te gjenden tek dyqanet e kafsheve se bashku me beberonat dhe shishe per ti ushqyer. Mundet te perdoresh dhe shiringe per ti ushqyer, por duhet te tregoheni shume te kujdeseshem pasi mundet qe gabimisht te mbyten (Asprimi i lengjeve).

ushqimi koteles me beberon ushqimi i koteles me beberon

Une kam shkruar disa here qe duhet kujdes kur perdorim qumesht lope. Personalisht jam kunder perdorimit te qumeshtit te lopes tek kelyshet apo kotelet e vogla (4 javeshe apo dhe me pak). Shpesh here perdorimi i qumeshtit te lopes, me shume do te prish pune sesa ndihmon. Qumeshti i lopes ka laktoze te larte dhe kotelet apo dhe kelyshet, ndryshe nga njerezit nuk mundet ta tolerojne laktozen dhe aq mire. Nje prej problemeve qe mund te shohim eshte diarreja dhe ajo (diarreja) eshte vertet problematike kur haset tek kotelet dhe kelyshet e moshave te reja. Nese nuk mundesh te gjesh formula per kotele, atehere une rekomandoj qumesht Dhie, permban me pak laktoze dhe tolerohet me mire nga kotelet dhe kelyshet.

Kotelja ka nevoje te ushqehet 3-4 here ne 24 ore, ne varesi te sasise qe do te konsumoje. Nese ke mundesi te gjesh formulat e gateshme per kotele, ato e shkruajne sasine qe duhet ta ushqesh, por rregulli eshte qe nese nje kotele qan (mjaullin) ajo ose eshte e uritur, ose ka ftohte. Po ashtu nuk eshte gabim ti ofrosh pak ushqim konserve por qe te jete vertet i bute dhe i bluar imet. Nese kotelja ha dhe nuk ka diarre nuk ka asgje te keqe por duhet te mos varesh vetem tek ushqimi i konserves sigurisht.

Problemi i jashteqitjes

Disa kotele (kryesisht me te vogla ne moshe se 4 javeshe) stimulohen nga nena e tyre per urinimin dhe fekalen. Mamaja e tyre i lepin me gjuhe per te stimuluar kete proces (te jashteqitjes), per te kryer dicka te ngjashme me kete proces, rekomandohet 1 top pambuku i lagur me uje (preferohet i ngrohte) dhe ferkohet pjesa e anusit tek kotelja. Ne kete menyre kotelet e vogla do te kryejne jashteqitjen. Ne mund ta perserim kete proces 4-5 here ne dite. Me poshte po paraqes dhe disa foto per ta kuptuar me mire procesin.

stimulimi jashteqitjes stimulimi jashteqitjes stimulimi i koteles

Fryrja e barkut qe ju permendeni mund te kete disa arsye:

fryrja e barkut tek kotelja

Nese nuk e shihni se kotelja po kryen jashteqitjen, kuptohet qe keni te drejte kur dyshoni se mund te jete si pasoje e mosjashteqitjes. Ne kete rast do te vereni ndryshime te menjehershme sapo te kryeni procesin e stimulit te jashteqitjes qe permendem dhe me lart.

Nje arsye tjeter mund te jete dhe prezenca e paraziteve te brendshem. Shpesh here tek kotelet dhe kelyshet qe kane parazite te brendshem (krimba te zorreve), si pasoje e inflamacionit te organeve tretes kemi fryrje te tyre dhe per pasoje fryrje te barkut. Prandaj ne raste te tilla gjithmone rekomandohet nje kontroll i jashteqitjes tek Mjeku Veteriner per te verifikuar nese kemi apo jo prezence te paraziteve tek kotelja.

Po ashtu duke qene se po e ushqeni me qumesht lope, mundet qe fryrja e barkut te jete dhe si pasoje e reagimit te aparatit tretes ndaj % te larte te laktozes qe gjendet tek qumeshti i lopes. Edhe ne kete rast sapo te ndryshoni llojin e ushqimit do te verehet ndryshim ne shendetin dhe aktivitetin e koteles suaj.

Ne mbyllje ju rekomandoj serisht te lidheni me nje Mjek Veteriner per te biseduar rreth trajtimeve per parazite dhe vaksinave te nevojshme kur kotelja juaj te jete ne moshen e duhur per to.

Pergatiti pergjigjen Dr Atalvin Zhiva

JU LUTEMI NE RAST REFERIMI PERMENDENI AUTORIN DHE BURIMIN E INFORMACIONIT veterineret.com !

Këtë e pëlqejnë %d blogues: