Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Pjesa e parë

Ethja Hemoragjike e Krime Kongo-Pjesa e parë

ETHJA HEMORRAGJIKE E KRIME KONGOS

(CRIMEAN-CONGO HAEMORRHAGIC FEVER)

(CCHF)

HYRJE

HYALOMA marginatumEthja hemorragjike Krime–Kongo (CCHF) ёshtё njё sёmundje virale zoonotike, asimptomatike nё kafshёt e infektuara, por me rrezik tё lartё tek njerzit. Infeksioni tek njerzit fillon me shёnja tё nje etheje jo specifike, por qё pёrparon nё drejtim tё njё sindromi hemporragjik me nivel tё lartё fataliteti. Megjithёse virusi shkaktar shpesh transmetohet nga riqnat, transmetimi nga kafsha tek njeriu dhe njeriu tek njeriu, gjithashtu ndodh. Kjo sёmundje ёshtё me rrezikshmёri tё lartё tek fermerёt dhe tek punonjёsit e tjerё tё bujqёsisё, veterinerёt, punonjёsit e laboratorit si dhe tek personeli mjekёsor. Kjo sёmundje ёshtё njё nga sёmundjet mё tё pёrhapura tё etheve hemorragjike. Sёmundja vrehet sidomos nё Afrikё, Mesdheun lindor dhe Azi si dhe nё disa pjesё tё Europёs. Ky infeksion ёshtё vrejtur dhe nё vendin tonё sin ё zonёn e Hasit, Kukёsit, Vrepcё tё Ersekёs dhe para disa vitesh dhe nё zona tё tjera tё vendit. Ndryshimet klimatike mund tё zgjerojnё kufinjtё e vektorit riqnё dhe tё risin incidencёn e sёmundjes. Virusi i CCHF ёshtё njё agjent me potencial bioterrorist dhe ёshtё listuar nё listёn C.

SHKAKTARI

Ethja Hemorragjike e Crime Congos, shkaktohet nga virusi i ethes hemorragjike tё crime congo (CCHFV). Virusi ёshtё anёtar i gjinisё sё Nairovirus nё familjen e Bunyaviridae dhe i pёrket serogrupit tё CCHF. Megjithёse kёrkimet e herёshme serollogjike pёrcaktuan disa diferenca midis shtameve tё CCHFV, analiza e sekuencave tё acidit nukleik kanё demonstruar njё diversitet mjat tё gjёrё gjenetik, sidomos midis virusёve nga regjione tё ndryshme gjeografike.

PЁRHAPJA GJEOGRAFIKE

CCHFV ёshtё e pёrhapur nё Afrikё, Mesdheun Lindor dhe Azi. Ajo gjithashtu ёshtё gjetur nё disa pjesё tё Europёs pёrfshi pjesёt jugore tё ish BS(Krime, Astrakhan, Rostov, Uzbekistan, Kazakistan dhe Taxhikistan) Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipёri dhe Kosovё. Tё dhёnat e kufizuara serollogjike tregojnё qё CCHFV mund tё ketё ndodhur nё disa pjesё tё Hungarisё, Francёs dhe Portugalisё. Shfaqja e virusit ёshtё e lidhur me shfaqjen e riqnёs Hyaloma spp. Kjo riqnё ёshtё vektori principial i riqnave.

TRANSMETIMI

CCHFV zakonisht qarkullon nё mёnyrё asimptomatike midis kafshёve dhe riqnave nё njё cikёl enzootik. Virusi ёshtё gjetur sё paku nё 31 specie tё riqnave, pёrfshi disa gjini tё familjes Ixodidae. Antarёt e gjinisё HYALOMA duket se janё vektorёt principialё. Nё kёtё gjini, krahas transmetimit veneral ndodh dhe transmetimi transovarial dhe ai transstadial. Nё Europё, si vektor, Hyaloma marginatum marginatum ёshtё veçanёrisht e rёndёsishme, porse CCHFV ёshtё gjetur gjithashtu nё Hyaloma anatolicum anatolicum dhe spp e tjera tё Hyalomave. Riqnat e tjera Ixodide pёrfshi antarёt e gjinisё Rhipicephalus, Boophilus, Dermacentor dhe Ixodes mundet gjithashtu ta transmetojnё virusin lokalisht. Megjithёse CCHFV ёshtё raportuar nё familjet e tjera tё invertebratёve, kёto specie nuk janё vektorё biologjikё; virusi mund tё merret nga kёto specie, sё bashku me gjakun, nё ushqimin e fundit. Nё njё studim ёshtё parё prezenca e CCHFV nё Culicoidet spp. Ai ёshtё gjetur gjithashtu dhe nё dy specie tё Argasideve(riqnat e buta), megjithatё infeksionet eksperimentale kanё treguar se CCHFV nuk replikohet nё kёto familja riqnash.

Shumё specie tё sisorёve mund tё transmetojnё CCHFV tek riqnat kur ato janё viremike. Vertebratёt e vegjёl si lepujt dhe iriqёt, tё cilёt janё tё infektuar nga rriqnat immature, mund tё jenё mjaft tё rёndёsishёm si bujtёs amplifikues. Mё disa pёrjashtime, zogjtё duket se janё refraktarё kundrejt infeksionit, megjithatё ata mund tё shёrbejnё si vektorё mekanikё nёpёrmjet transportimit tё riqnave tё infektuara. Po kёshtu dhe zogjtё migratorё mund tё shpёrndajnё virusi nё zona tё gjata gjeografike.

Njeriu infektohet nёpёrmjet lёkurёs dhe tё tё ushqyerit. Transmetimi nёpёrmjet aerozolit ёshtё dyshuar disa herё nё Rusi. Burimi i ekspozimit pёrfshin pickimin nga riqnat, shtypja e riqnave nё lёkurёn e xhveshur, kontakti me gjakun ose indin e kafshёve tё infektuara si dhe pirja e QUMЁSHTIT TЁ PAPASTERIZUAR. Transmetimi nga njeriu tek njeriu ndodh sidomos nё rastet kur lёkura ose membranat mukoze janё tё ekspozuara kundrejt hemorragjive ose indeve gjatё operacioneve. CCHFV ёshtё stabёl nё gjakun e infektuar deri nё 10 ditё kur mbahet nё 400 C(104 F). Ka tё dhёna qё transmetimi horizontal, nga nёna tek fёmijtё, mund tё ndodhё. CCHFV mund tё inaktivohet nga dezinfektantё tё ndryshёm pёrfshi hypocloritin 1%, dhe formalaldehidёn 2%. Virusi shkatёrrohet nё temperaturёn 560 (130 F) pёr 30 minuta.

Profesor Kristaq Bërxholi
Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë –
Shqipëri

 Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!


Na shkruani