Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë( pjesa e tetë)

VAJRAT ESENCIALE ( BIMORE)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

Vajrat esenciale

Vajrat esencial janë përzierje lëndësh të ndryshme kimike, të përftuara nga bimë aromatike,me anë destilimi,macerimit dhe ekstraktimit.Vajrat esenciale i takojnë kimisë së terpeneve. Në botën e bimëve aromatike dhe mjekësore ka edhe acide. Në shumicën e rasteve,esencat ndodhen në gjëndje të lirë.Vajrat kanë rëndësi të veçantë në bletari.Vajrat esencial dhe acidet,po marrin një përhapje të gjërë në kontrollin e sëmundjeve në bletë.Në pellgun e mesdheut,në kohën e antikitetit ka qënë përdorur metoda e shtrydhjes .Metodë kjo që përdoret dhe sot e kësaj dite në zonën e jugut të Shqipërisë,Italisë.Nëpërmjet saj prodhohet esencë e cilësisë së lart nga lëvoret e agrumeve. Sot në mënyra artizanale përdoret metoda e distilimit me anën e zierjes dhe ftohjes se avujve.Përdoret dhe nxjerrja e esencave nëpërmjet macerimit në tretësa të ndryshëm.Lëngu i përftuar nga distilimi, kërkon një periudhë “qetësie” një deri tre ditë.Gjatë kësaj kohe,formohen dy shtresa, e sipërmja notuese që është vaji esencial dhe një shtresë e poshtëme e formuar nga ujë dhe llumi. Metoda e distilimit: Zakonisht proçesi i distilimit përdoret për nxjerrjen e vajrave esencialë.Përzierja e avujve të ujit dhe avujve të esencës shkon në ftohës për tu ftohur dhe mandej kondesohet.Kur ftohet kondesati,esenca del sipër dhe poshtë ujë.Nëse kërkohet vaj esencial i pastër, këshillohet ti hidhet ujit të distilimit24% krypë gjelle( kur distilohet për së dyti). Metoda e macerimi .Është formë e thjeshtë, bëhet në temperatura të mjedisit, për nevojat tona përdoret alkooli etilik, benzoli etj

Vajra esencial që mund të përdoren në bletë

  • 1-Myshku i lisit, esenca nxirret me macerim.Një pjesë myshk 7 pjesë alkool.
  • 2.Hudhra e sencae saj(oleumAlli), me distilim ose macerim.
  • 3.Kulpra e egër.( oleum Clematidis), Vaji esencial përfitohet me distilim ose macerim.Ka veti të forta baktericide.
  • 4.Dafina, esencae saj( Oleum Lauri foliorum)Esenca ka veti stimulante,antimykotike, bactericide.
  • 5.Sinapi i zi.Esenca e tij (oleum Sinapis nigrae) përdoret me tretësirë alkoolike 2% vepron mbi lëkurën.
  • 6.Limoni(agrumet)( Oleum limoni, citri)shfrytëzohen gjethet, lëkurët,me distilim.
  • 7.Eukalipti (Oleum Eucaliptol), bakteriostatik,antiparazitare.
  • 8.Koriandri(Oleumcoriandrii), prodhohet nga frutat e papjekura plotësishtë.
  • 9.Rozmarina(Oleum rozmarini) esenca përdoret në tretësirë alkolike 2%
  • 10.Menta(Oleum Menthae)
  • 11.BarBlete(oleumMelissae) esencat janë:geraniol,linalool,citronellol etj.Për përdorim të jashtëm.
  • 12.Timusi.Esenca(OleumThymi),Ka veti të larta antiseptike,bactericide etj esencat :kamfen,limonen ,terpinen,timol, etj
  • 13.Rigoni dhe esenca etij (Oleum Origani) 14..Manxurana dhe esenca tij oleumMajoranae)
  • 15.Trumza e malit( Oleum Saturejae), pregatitet me distilim, në kohën e lulzimit. Në gjëndje të njomë ose të thatë.
  • Përdorimi i vajit esencial.

    Përdorimi i vajrave bimor,veç efektit të drejtpërdrejt për qëllimin që përdoret ,ndihmon edhe në sjelljen higjenike të bletëve. Bletët vetëmbrohen më fort dhe janë më aktive ndaj shkaktarëve dëmtues. Vaji esencial është: antibakterial,anti mykotik dhe antiparazitar. Pregatitet :Ujë i paster 3 gota – sheqer ushqimor 4 gota –vaj esencial 20 pika .Kur uji është i valë i shtohet sheqeri, llokoçitet deri sa tretet. Mandej hiqet nga të nxehtit dhe lihet të ftohet.I shtohen dy lugë nga përzierja e mësipërme për një litër sherbet sheqeri 1: 1.Me të ushqehen bletëve si zakonisht.Ushqimi fillon kur moti ngrohet mjaftueshme.

    Ose

    Përdoret e njëjta sasi ujit dhe sheqer (1 litër)/Vaj mente 15 pika. / Vaj limoni 15 pika Trajtimi duhet të vazhdojë për disa ditë. Lidhur me emulgatorin.Vajrat nuk treten në sherbet.Për të realizuar përzierjen shërben mjalti, që shtë një i till natyror.Zakonisht përdoret një lugë çaji mjalt. Mente(Vaj esencial).Kontrollon parazitin trakeal(Acarapis Woodi).Përdoret gjatë vjeshtës ,dimirit ose herët në pranverë.Temperatura duhet të jetë 16-25 gradë C.Merret 1cc ose 25 pika vaj mente,hidhet në përzierjen: 2 gota sheqer rreth gjysëm kg. në 1 litër ujë i ngrohët.Vaji esencial shkon më shumë me mjaltin se sa me sherbetin.Kur pregatitet sherbeti hidhet fillimisht pluhur sheqeri dhe vaji,pastaj shtohet uji i ngrohët,jo shumë i nxehët se shkatron vajin.Vaji tretet me vështirësi në ujë. Prandaj fillimisht tretet në mjalt, pastaj hidhet në sherbet.Përdorimi i vajrave esenciale nuk lejohet kur mbretëresha pregatitet të dal për tu çiftuar( maskon feromonet).

Nozevit +

nozevitNozevit është një polyphenol bimor. Përbëhet nga vajra esencial, acid citrik,vitamina etj.Nozevit përdoret dy herë në vjeshtë dhe dy herë në pranverë në interval 10 ditë. Studimet tona tregojnë se, duke përdorur sherbet të hollë 50/50 , bletët kanë tendencë për të konsumuar shpejtë ,ndërsa praktika jonë tregon se shurupi më i trashë, ruhet për ta konsumuar në një kohë të mëvonshme bletët më të reja dhe bletët ekzistuese shëndetliga.

Sipas botimeve shkencore Nozevit ka 4 veti të dallueshme.

  • 1.Nozevit rikthen pH natyral të zorrës së mesme . Kur bleta sëmuret, pH i zorrës të mesme rezulton alkaline ose më pak acide se normalja. Nozevit ka veti natyrore acide që rrjedhin nga acidet tanin të nxjerra nga polyphenols bimore.
  • 2. Nozevit rikthen elasticitetin e zorrëve.
  • 3. Nozevit prodhon njëk lloj “zami”.Kjo substancë formon “ kurthe” në linjat zorrës së mesit,Këto fiksojnë lëndë të huaja, baktere,mikropsporide që banojnë në zorrë.Shumë shpejtë pastrohen nëpërmjet eleminimit..
  • 4. Nozevit përmban “probiotik” natyror ose amino peptide që ndihmojnë në procesin e tretjes. Ky proçes i zorrës së mesme pasi shlyhet,si tek njerëzit, bakteret natyrore të dobishme, fillojnë procesin e tretjes normal të ushqimit . Nozevit është prodhuar nga substanca që nxirren nga bimësia natyrore ,të çertifikuara organike sipas një recete të vjetër tradicionale evropiane.

    Përdorimi i tij ndihmon që të kemi familje të shëndetëshme, pjellje më të shpejta në pranverë dhe kalojnë një dimër të qet, të mirë kur integriteti i tyre intestinale është i paprekur. Përdorimi:1ml nozevit tretet në 200 ml sherbet sheqeri 1/1. Mënyra e përdorimit: nëpërmjet ushqimit;me spërkatje direkt në krye të kornizave; me pogaçe 500g. Kujdesi parandalues :, Rekomandohet të përdoret 2 herë në çdo 10 ditë . Dy herë në pranverë dhe dy herë në vjeshtë ( para dimërimit). Kujdesi kritik.Kur bletët kalojnë stres të fuqishëm ,rekomandohet përdorimin 4 herë. Vaj Thymol. Lënda aktive e bimës së trumzës është thimol.Ky përbërës ndihmon në kontrollin Varros. Përdoret i veçantë ose i kombinuar.Efekti i tij lidhet me humbjen e vetëdijes të varroas , bëhent e hutuar dhe bien në fund t zgjoit. Ato nuk janë në gjendje të ngjiten përsëri deri lartë në korniza..

  • Vaj Mente.Lënda aktive e bimëve të familjes nenexhik, (dhjozëm ). Vaji ndihmonë në trajtimin e Varroas në të njëjtën mënyrë si vaj trumzës.
  • Vaji Limoni .Lënda aktive ndodhet në limon. Është ndër vajrat më të përdorura në bletë. Përdoret trajtim shtojcë në bilancin ushqyese dhe si karrem në kurthe.Ky vaj esencial ka veti anti-fungale( ndaj myqeve) dhe anti-virale.(ndaj viruseve). PërdorimI duhet i kujdesshëm në familje të dobëta. Aroma mund të josh bletët grabitëse dhe familja e dobët nuk është në gjendje për të mbrojtur veten. Vaj esenciale mund të përdoren në bletë në disa mënyra. Një është (1: 1) shurup sheqeri.Disa bletarë përdorin një përzierje spray me një përmbajtje të ulët të sheqerit dhe vajra esenciale kur punojnë në zgjua. Si pregatitet?. P.sh. – 2 1/2 gota ujë:;2 3/4 gota sheqer; 8 pika vaj ushqimor mente ;8 pika vaj ushqimor lemoni.Kur uji është i ngrohët, shtoni sheqerin, llokoçis deri sa të tretet. Shto përzierje vaj esencial dhe përzihet tërësisht. Shtoni dy lugë nga përzierje e mësipërme në një ushqyese të zakonëshme blete të mbushur me sherbet sheqeri 1:1 . Në vënde të ndryshme edhe në rajonin tonë, përdoren disa vajra esencial.Disa gjënden në dyqanet ushqimore, disa prodhohen nga bletarë në mënyrë artizanale.

    ApiHerb

    Apiherb–ushqim shtesë, siguron mbrojtje natyrale për bletët.ApiHerb është ushqim shtesë për bletët. Përmbanë ekstrakte bimë të thata, perime,vajra natyrore esenciale,dekstrozë dhe vitamina. Apiherb ka treguar efektivitet sidomos për rivendosjen e kushteve, për një shëndet të mirë në bletët e rritura..Bletët e e kujdesura me këtë dietë, janë të shëndetshëme dhe më rezistente ndaj sëmundjeve të të tilla si Nosemosis.Apiherb ndihmon për të ruajtur balancën e duhur në zorrë.Përdoret në ushqim për të gjitha zgjojtë, pavarësisht nga madhësia e familjes. Rekomandohet trajtim në pranverë dhe në vjeshtë, dhe sa herë që familja kërcënohet të preket nga sëmundje. Theksohet veçanërishtë gjatë stresit mjedisor dhe kushteve sanitare që mund të dobësojnë bletët e ritura. Përdoret; 40 g Apiherb në 500 ml sherbet sheqeri 1:1.Kjo përzierje është doza për 10 familje blete.Përdoret 50 ml për familje.Për këtë qëllim përdoret një shiring 50/60ml. Pozicioni i shiringës duhet të jetë në një kënd 45 gradë.Përmbajtja duhet hedhur me kujdes midis dy kornizave.Pregatitja e përzirjes bëhet 12 orë para përdorimit, ndryshe efekti bie ndjeshëm.E pregatitur qëndron 48 orë. APIFIT. Është një kombinim i mirë i vajrave të ndryshëm esenciale,polifenolike bimore me saharoze.Përdoret për forcimin e familjeve të bletëve,veçanërisht në fillim të pranverës,si ushqim shtesë gjatë verës kur ka mungesë nektari dhe gjatë pregatitjes për dimrim. Mënyra e përdorimit:Për çda 1 litër sherbet sheqeri 1:1 përdoret 5ml APIFIT.Mund të përdoret në ushqim të gatshëm 10ml/1 kg ushqim.Përdoret me spërkatje në 200 ml. Trajtimit me Nozevit mund ti shtohet edhe ky trajtim.

Na ndiqni në pjesët në vazhdim…

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.