Dr.PAULIN KIRI

Unë, ish nxënës i tij, pas shumë vjetësh, kur ai ishte në moshën 92 vjeçare, botova librin Pionerët e Veterinarisë. Fotografia fikson momentin kur unë i dhuroi librin dhe një buqetë me lule.
U lind në vitin 1913 në qytetin e Shkodrës. Ai rrjedh nga një familje me tradita në fushën e mbathtarisë. Në Shkodër njihet qysh herët gjyshi i tij, si mbathtar i vlerësuar dhe mjaft i zoti në zanatin e tij. Zanatin e mbathtarit e trashguan si familje. Babai i Paulinit,Gjoni, e çoi më tej këtë traditë të familjes, duke e zgjeruar mbathtarinë,ku pregatiste dhe objektet e punës që nevoiteshin për mbathje. Familja e kirajve u bë e dëgjuar për këtë aktivitet në gjithë trevën. Nëna e tij, Zina Engjell Bazhdari, ka vdekur herët në vitin 1923. Paulini, shkollën fillore( 5 klasë) e ka kryer në shkollën “Skanderbeg”, në qytetin e Shkodrës prej vitit 1924 deri 1929.Vitet e para të gjimnazit ( 4vjet) i ka kryer në shkollën françeskane, katër klasat më të larta i ka kryer në gjimnazin e shtetit Shkodër në vitin 1937, ku mori dhe maturën. Në vitin 1937 – kujtonte Paulini – doli shpallje në gazetë për tu zhvilluar konkurs për katër bursa shteti në Mjekësi Veterinare. Fakultetin e ka kryer në Universitetin e Peruxhes (Itali). Në kujtimet e tij na jep të dhëna, edhe për nxënës të tjerë të Gjimnazit të Shtetit Shkodër, të cilët studiuan në Fakultet Veterinar( Itali), ndër ta ai përmënd: L.Ljarja,K.Stefa,I.Kraja,P.Shestani,F.Llazani,Gj.Kiri,S.Luarasi,R.Kaba,I.Gradeci,S.Gusho,V.Therecka etj.Nga këta Dr.S.Luarasi, është dëshmor i luftës Nacional Çlirimtare.Dr.P.Shestani është pushkatuar 1947 në Delvinë.
____________________________________________________
Dr.Kiri pasi përfundoi studimet në korrik të vitit 1942, kthehet në Shkodër. Ka kryer praktikat veterinare,në 6 mujorin e parë të vitit 1943,në fillim në thertoren e Tiranës, e më pas në klinikën dhe laboratorin veterinar Tiranë. Në Tetor të vitit 1943 emrohet si veteriner qarku në Tetovë deri në dhjetor të vitit 1944. Në shkurt të vitit 1945 transferohet në Përmet,mandej transferohet në Kukës. Mobilizohet në rradhët e ushtrisë fillimisht në Gjirokastër,Berat,Kavajë. Në vitin1951 transferohet në Tiranë, ku emërohet shef i shkollës së prapavijës ku për herë të parë u pregatitën :K/infermjer veteriner, infermjer,K/mbathtar, mbathtar për shërbimin veterinar në ushtri.Të gjithë ata specialistë që kanë mbaruar këtë shkollë,kanë treguar aftësi profesionale të një niveli si kolegët e tyre në vënde të zhvilluara.Në kujtimet e S.Canit,njërit prej mbathtarëve të talentuar, një artisti të vërtet, i cili kishte mbaruar këtë shkollë,veçojmë:..Në shkollë kishim profesor të pregatitur, si Dr.Kiri, Dr.Gusho… etj. Unë pëlqeja Dr.Kirin, qëndroja pranë tij, sepse ishte serioz, shumë kërkues dhe mbi të gjitha ishte specialist i mirë. Unë e njihja që më parë zanatin, se kisha punuar, por në shkollë mësuam: anatomin e thundrës, sëmundjet, korigjimet e difekteve etj të cilat na i shpjegonte aq mirë dhe qartë Dr.Kiri….”
Në korrik të vitit 1954, lirohet nga ushtria dhe caktohet pedagog në shkollën e mesme bujqësore Kamëz ( dega veterinari). Kjo degë u hap në përbërje të kësaj shkolle që në vitin 1951. Në vitin 1955-56 kanë dalë nd/mjekët e parë veterinarë në Shqipëri. Në këtë vit shkolla tansferohet në qytetin e Shkodrës. Dr.Kiri punoi në Shkollën e Mesme Veterinare për një periudhë prej 21 vjeçare, deri sa doli në pension në vitin 1975.
Në shkollë ka dhënë lëndët:Patologji-terapi, farmakologji, parazitologji. Është autor i tekstit të parazitologjisë për shkollat e mesme veterinare.Në kujtimet e nxënësve që kanë mbaruar shkollën e mesme veterinare Shkodër,Dr.Kiri , u ka mbetur në kujtesë si pedagog serioz, kërkues dhe me kulturë të gjërë në marrëdhënie me kolegët dhe nxënësit.Një nga hobet e tij qe muzika ,mbahet mënd si një vallzues virtuoz i valcit.Emri i Dr.Kirit është lidhur pazgjidhëshmërisht me arritjet e shkollës, me plotësimin e bazës materiale e didaktike, si dhe me emrin e mirë që kishte shkolla në mbarë vëndin.