Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Dr Bilal Golemi dhe dënimi me 101 vite burg

Dr Bilal Golemi dhe dënimi me 101 vite burg

Shkencëtari Dr Bilal Golemi, ashtu siç dhe e kemi përmendur shumë herë njihet si themeluesi i Laboratorit Bakteriologjik Veterinar në Shqipëri.

Më poshtë do të trajtojmë një fazë tjetër të tij dënimin nga Mbreti Zog

“101 Vite burg”

Në lidhje me këtë artikull do ti referohemi portalit konica.com

Ja ç’farë shkruhet rreth Dr Bilalalit:

Me shpenzimet e tij shkoi në Gjermani për specializim të lartë. Atje pati mundësi të qëndronte vetëm 4 muaj se shpenzimet e shkollimit ishin tepër të shtrenjta. Kaloi në Paris ku vazhdoi Institutin Pastuer, por nuk neglizhoi edhe profesionin e parë, veterinarinë.

Në Paris u njoh me shkencëtarë të famshëm. Atje u martua me një franceze fisnike. Por zemra i rrihte për atdheun e lindjes. Më 1928 u vendos në Shqipëri, bashkë me nusen franceze të shqiptarizuar. Zonja Nilyfer edhe shqipen dhe turqishten i fliste fare bukur.

Kur erdhi Dr. Bilal Golemi për shërbim në Shqipëri. Ahmet Zogu ishte vetëshpallur “Mbret i shqiptarëve”.

Doktor Bilali nisi të shërbejë në lëmin e zooteknikës duke bërë hulumtime në këtë degë.

Dr. Bilal Golemi, i brymosur në Turqinë qemaliste dhe i kalitur në Francë, si republikan, demokrat e laik, nuk pajtohej me qëndrimin feudal monarkist. Po dhe Ahmet Zogu kërkonte gjithmonë rastin për ta futur në grackë doktor Golemin.

Mirëpo reaksionarët atë do ta përziejnë me lëvizjen e Vlorës më 1930. Gjykata zogiste do e dënojë doktorin me 101 vjet burgim. Golemi protestoi me grevë urie dhe nuk hoqi dorë nga pikëpamjet e tij demokratike.

Regjimi i Zogut për shkak të presioneve të brendshme popullore e të jashtme, Dr. Bilal Golemin bashkë me disa shokë të tjerë si Dr. Tare Libohova etj, i fali më 13 shkurt 1935.

Shkencëtari, i sakatosur në mushkëri, shkoi prapë në Turqinë qemaliste, ku u prit me dashamirësi nga të gjithë ata që ja dinin vlerat dhe meritat. Punën e nisi në “Hara” të Karaxhabejit afër Bursës, më pas shokët e tij e thirrën në Ankara.

Në kryeqytet punoi si bakteriolog, mori pjesë në shumë kongrese kombëtare e ndërkombëtare dhe u dallua si shkencëtar i rrallë. Më 1952 u emërua drejtor i qendrës shëndetësore “Refik Saydam” e cila ishte një spital pilot.

Doktor Golemi që vuante nga enfizema e trashëguar nga burgjet e Shqipërisë zogiste, do të vdiste më 15 mars 1955 në Stamboll, duke u varrosur në Istinye, në brigjet e Bosforit, pranë babait të tij, Ali Golemi.

Dr.Bilal Golemi më 1952-in kishte marrë nga qeveria franceze medaljen “Legjion d’Honneur”.

Gjithashtu Shqipëria do ta nderojë me Urdhërin e Punës të Klasit të I-rë dhënë nga Kuvendi Popullor më 1969.

Doktor Bilal Golemi ka kryer më tepër se 50 studime shkencore origjinale në lidhje me profesionin e tij.

Një dhomë në “Refik Saydam Saglik Merkezi” është pagëzuar me emrin “Dr. Sait Bilal Golemi Salonu”. Në këtë sallon zhvillon aktivitetin e tij laboratory B.C. G.

Laboratori Bakteriologjik -Refik Saydam Saglik Merkezi-

 

Burimi informacionit : Konica.al