Epilepsia idiopatike është një çregullim i sistemit nervor qëndror. Ajo mund të ndodhi papritur, spontane nga disa sekonda, në disa minuta. Disa raca si Beagle, Shën Bernard, Poodles, Cocker, Golden rotwailer, Labrador etj mendohet se kanë predispozitë. Nga studimet e bëra mosha e qenve me epilepsi varion nga 1-5 vjeç. Këto mund të jenë të pjesshme ose të përgjithshme. Epilepsia e pjeshme tregon aktivizimin e një numri të vogël të neuroneve, kurse e përgjthshme për një numër të madh në të dyja anët e trurit. Në shumiçën e rasteve qentë pësojnë epilepsi idiopatike të përgjitshme, me konvulsione. Shumica e qenve kthehen në gjendje normale brenda pak minutash, kurse disa të tjerë kërkojnë ditë të normalizohen. Shenja që kërkojnë vëmëndjen e mjekut veterinar janë: kur konvulsionet zgjasin më shumë se 10 minuta, 2 herë në periudhë 24 orëshe.
Shkaqet që mund ta çojnë në këte gjendje janë.
Sëmundjet virale.
Toksoplazmat.
Encefaliti.
Tumoret.
Traumat në kokë.
Absese në tru.
Çregullime të trurit (hidrocefalus).
Hipoglikemia.
Çrregullimet metabolike.
Hepatoencefolopatia (sëmundje e mëlçisë).
Hipernatria (natrium i lartë në gjak).
Hipoksia (mungesa e oksigjenit).
Hipokalcemia (përqëndrim i ulët i kalciumit).
Helmim etj
Epilepsia mund të paraqitet me:
1. Disa shenja mund të jenë të dukshme dhe mund të shfaqet si shqetësim, qarje, dridhje etj. Këto shenja mund të ndodhin në disa sekonda,ajo mund të shihet nga ju ose jo.
2. Kriza ndodh gjatë një periudhe të caktuar. Kafsha mund të bjeri papritur, do të ketë jargëzim, do humbi kontrollin e urinimit ose të jashtëqitjes, nuk njeh ambientin që e rethon.
3. Kafsha shfaq shenja krize here pas here, jargëzim, dridhje, kërcëllim dhembësh, mund të mos ju njohi ambjentin ku jeton por edhe juve. Këto periudha janë shkurtëra ose mund të ndodhin për disa ditë.
Diagnoza.
Epilepsia idiopatike është një çregullim me shkaqe të panjohura, sigurohuni që nuk ka sëmundje të tjera. Anamneza , kontrolli i plotë fizik, analizë e plotë e gjakut, analiza biokimike, analiza e urinës dhe e fekaleve.
Mjekimi.
Aspekti më më i rëndësishëm i kësaj sëmundje është të mbahen shënime nga klienti për të përcaktuar kohën dhe ditën kur qeni i tyre ka shenja epilepsie. Zakonisht mjekimi varet nga shkalla e sëmundjes, u jepet mjekim për epilepsi atyre qenve që kanë shenja të të tilla çdo muaj ose çdo gjashtë javë. Nëse mjeku juaj vendos të japi mjekim, ai duhet të ndiqet rregullisht nga ju sepse gjendja e kafshës mund të vështirësohet dhe të kalojë në “statusin” epileptik. Qëllimi i mjekimit është për të pasur një kontroll mbi gjendjen shëndetsore të kafshës .
Fenobarbitali (Gardenal)është ilaçi që ka efekt në 80% të rasteve kur përdoret doza e saktë,me dozë fillestare 1-2mg/kg (Po) dy herë në ditë. Gjatë periudhës së parë të përdorimit mund të shihni ;pirje të tepërt të ujit, urim të shpeshtë, disa qen mund të jenë letargjik. Këto efekte janë të zakonshme. Doza përcaktohet nga mjeku juaj ajo varion nga shkalla e sëmundjes ajo fillon nga 1-2 mg/kg deri në 2-4mg/kg Po dhe mund të ulet nga mjeku juaj veteriner.
Ai ndodhet në tablet a 15, 30, 60 dhe 100mg (në kokrra). Analiza e gjakut për përqëndrimin e fenobarbitalit matet pas çdo ndryshimi të dozës.
Anti –konvulsant tjetër është diazepani (stedon inj ose valium kokër) të cilin e japim I/v 0.12ml/kg në statusin epileptik.
Shënim: Zakonisht për dozim të mirë të ilaçit i drejtohemi farmacistit.
Çfare do bëni ju në një rast të tillë?
Mos u friksoni, kur ai është pa ndjenjan, në gjendje kome, nuk vuan. Mund t’ju duket sikur nuk merr frymë etj kjo mund të zgjati vetëm 30sec. Ju duhet te lëvizni sendet që mund ta dëmtojnë atë, nëse keni mundësi vendosni një jastik për të parandaluar goditjet e kokës. Nëse kjo gjendje vazhdon më shumë se 5 min, telofononi mjekut tuaj. Pasi të qetësohet kafsha jepini ujë nëse do të pijë, flisni me zë të butë dhe qetsues. Nëse kafsha juaj nuk është qetsuar plotësisht brenda 30 minutave, kontaktoni me mjekun tuaj.
Shënim: Dy raste nga puna ime.
Rasti i parë.Qen raca York shire mini 3 muajsh, vjen në klinikë në gjendje kome, bradikardia. Pronarët e qenit thanë se para 10 minutash ai filloj të dridhej, të nxirrte shkumë nga goja, të përplaste kokën pastaj ra në gjendje kome. Duke u nisur nga raca, të gjitha racat e vogla pësojnë hipoglicemi. I dhamë glukoz intravenoze dhe kafsha u ngrit menjëherë. I thamë klientes që kur e shikoni në gjendje të tillë jepini pak mjaltë në gojë ose disa multivitamina për këlyshët me hipoglicemi.
Rasti i dytë. Qen raca e përzier, mosha 5 vjeç vjen në klinikë me status epilepsie. Shkumëzim nga goja, kërcellim dhëmbësh, urinim dhe jashtëqitje të pakontrolluar etj. Kjo ishte hera e parë që i ndodhi. U veprua menjëherë me diazepan i/v . Pas pak kafsha u qetësua qëndroi në klinikë 1 ditë, ju bënë analiza të plota gjaku, biokimike, urinës dhe të fekaleve për ta diferencuar nga sëmundjet e tjera. Analizat nuk treguan ndonjë çregullim. Nuk ju dha mjekim, por klientes ju tha ta kishte nën kontroll. Pas një muaji pati dy kriza të tjera. Tani mer mjekim fenobarbitali (gardenal në dozën 1-2 mg në ditë, recetë që jepet vetëm me rekomandim të mjekut veterinar).
Artikulli u përgatit nga MV Xhilda Roko
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!