Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Vjelja e mjaltit në koshere automatike

Koshere vetshtrydhëse?
Një shpikje e re kjo që pretendon të bëjë një emer të madh në industrinë e bletarisë.
Ky zgjua automatik premton të eleminojë gjithë punën që kërkon marrja e mjaltit si dhe për të eleminuar stresin që ju shkaktohet bletëve gjatë vjeljes së mjaltit. Zgjoi funskionon duke pasur të instaluar një impjant tubash me depozitë dhe rubinet të lidhur me kornizat brenda në zgjoin e dezinjuara posacërisht pë këtë punë. Shpikësit e këtij impjanti është një familje bletërritësish, babi dhe djali i tij. Ata quhen Stuart dhe Cedar Anderson.
Sistemi pretendon të eleminojë përfitimin e mjaltiti në rrugë tradicionale ku korniza hiqet nga kosheret e bletëve, hojet priten duke përdorur thika të nxehta si dhe më pas shtrydhen në centrifuga të dezenjuara për këtë proces. Pa përmendur këtu dëmin psikologjik dhe fizik që ju shkaktohen bletëve gjatë këtij procesi.
Ja si e spjegon funksionim e kesaj kosherje të re Z.Anderson : Korniza jonë (Korniza Flow), përbëhet nga hoje të formuara pjesërisht. Bletët i përfundojnë këto hoje duke përdorur dyllin e tyre duke i mbushur me mjaltë dhe duke i mbyllur si zakonisht. Kur ju hapni rubinetin, në kanalet e krijuara në hoje lejohet rrjedhja e mjaltit nëpër tubacionin e instaluar duke bërë të mundur tashmë mbushjen e kavanozave me mjaltë. Pas përfundimit te rrjedhjes, kur ju mbyllni rubinetin duke bërë kështu të mundur kthimin në pozicionin e mëparshëm, ju ju jepni mundësi bletëve te rregullojnë dyllin e prishur nga trysnia e përdorur gjatë rrjedhjes, duke e mbushur sërisht hojet me mjaltë. Kështu procesi përëritet disa herë.

Ky është një proces që mbase për fermat e bletëve me shumë koshere nuk është një zgjidhje e duhur, por për bletërritësit me një numër të vogël kosheresh është një proces që përvec interesit që përmendëm më lart të jep dhe kënqaësine e rimbushjes së kavanozave me mjaltë të freskët sa herë që juve ju nevojitet një pak mjaltë për tavolinën tuaj.

Nuk e di si tingellon për ju të dashur miq, por mua ky krahasim më kujton mbushjen e gotës nga buti me verë sa herë që kemi deshirë dhe nevojë. Kënaqesia e dickaje të mrekullueshme dhe të freskët.
Koha do të jetë ajo që do të tregojë suksesin e këtij zgjoi automatik.
Në pamje të parë, me ato c’ka po lexojmë këtu apo dhe fotot dhe video që po shohim, duket dicka e mrekullueshme.
Gjithsesi pa pasur rëndësi mënyrë e mjeljes së mjalitit, mjalti mbetet dhe do të jetë një prej produkteve më të rëndësishme në tavolinat tona!

Ndiqni në vazhdimësi fotot dhe videon e përgatitur rreth kosheres automatike:

Burimi informacionit : http:\\www.thisiscolossal,com\20152\honey-on-tap\

Përgatiti MV Egli Ozuni

Nuk lejohet përdorimi I këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com

Koshere automatike1

koshere automatike 2

Koshere automatike5

Koshere automatike3


Na shkruani