Përgatitur për Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Dr Agim Nelaj
Çdo shkencë e mirëfilltë ka prekursorët e saj. Është e vërtetë se antropologjia si pjesë e shkencave albanologjike, u fut në udhë të mbarë këto dekadat e fundit, por po aq e vërtetë është se ka pionierin e saj, Jakov Milajn”. (Prof. Dr. Aleksandër Dhima) ..
Më poshtë do të lexoni pjesë nga studimi elitar i Dr.Jakov Milaj, shkëputur nga libri i tij lapidar
”Raca shqiptare”, botuar në vitin 1944.
E mbajtur në hije për më shumë se 50 vjetë? Ai i takon asaj pjesës më të mire të themeluesve të shkencës dhe mendimit shqiptar,asaj pjese që i dedikohet mbijetesa e identitetit tone. Kjo vepër,së voni,i rikthehet publikut shqiptar, për t’i dhënë atij një nga studiusit më virtuozë të antropologjisë, i vetëm dhe i pakalueshëm deri sot ndër shqiptarët në këtë fushë mendimi.
Kryevepra e tij ”Raca shqiptare” është shkruar në vitin 1944 dhe mbeti mbi 50 vjet në hije (deri në vitin 1997), ashtu si edhe autori i saj.
Në këtë vepër madhore, ai hodhi për herë të parë rrugën për antropologjinë shqiptare. Vepra ka një karakter të theksuar shkencor, patriotik dhe kombëtar. Vepra doli atëherë ku në gjenetikën shqiptare ishte gjendje thatësire. Si vepër, ajo është e para në llojin e saj e shkruar nga një autor shqiptar.
Në aspektin antropologjik, ky është i pari punim, i shkruar mjeshtërisht më një gjuhë të pasur dhe të pastër, ku del tipi fizik shqiptar dhe ecuria e tij evolutive në rrafsh kombëtar, kanë thënë shkenctarët e ndryshëm për “Racën shqiptare” të doktor Milajt. Por vetë autori, më mirë se kushdo tjetër e ka treguar misionin e tij në këtë vepër. ….Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qenë që të nxjerrë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën tonë, dhe t’u japë shkas, atyre që e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër më biologji e anthrologji. Përfundimet, që ka për të nxjerrë lexonjësi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë shqiptarëvet, me gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë. Se populli arbëror ka një origjinë të vetme të përbashkët: se është anas(autokton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis muslimanvet e kristjanve , as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në fund, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizmin fizik të racës shqiptare. Pa dyshim Dr. Milaj është pjesë më e mirë e studieuesve patriotë shqiptarë,i asaj pjese që i dedikohet mbijetesa e identitetit tonë…Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.
——————————————————————————————
“ Në një vënt si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.Mbushen plotë pesë vjetë që ndodhemi në luftë, në një luftë të tmerrëshme ku raca, popuj e idera po përleshen si kurrë ndonjë herë tjetër. Valët e përthyera të kësaj ndeshje kaq të madhe duhet të ndiheshin edhe në vëndin t’ënë. Këtu takuan tokë djerre, por pjellore, mëndje të padjallzuara, ndërgjegje të patrajtuara sa e si duhet e prandaj bënë veprën e tyre. Mëkati, pra, për këtë gjëndje q’u krijua, nuk ësht i racës e, për rrjedhim, jo i turmës shqiptare, por — pse mos t’a themi? — i atyreve q’u takonte barra t’a lëronin këtë turmë, i udhëheqësve të sajë të djeshëm intelektualë e politikanë që kanë punuar pak, shumë pak, për të njohur psikën e Shqiptarit, për të kuptuar prirjet e mbëhit e sajë dhe për t’u dhënë atyreve drejtimin e duhur.Ndofta — t’a përmëndim edhe këtë — kemi të bëjmë me një fatalitet historik me rrënjë përjashta botës s’onë. Për kombet e tjera, përpara se luftëtari t’i drejtojë shigjetën e funtme armikut q’e mbante nën zgjedhë dhe politikani të përpiqet të sjellë bashkimin e mbrëndshëm ose të bëjë politikanizëm, punoi historjani, filozofi, hartisti, shkencëtari i cilës do dege. Në Shqipëri, për shkak të rrethanave që nuk mvareshin prej nesh, mëndjet drejtonjse munguan gjatë periudhës së Rilindjes. Vetëm arti, letërsija, beri diçka për të mëkëmbur ndërgjegjen kombëtare, e cila, gjer në vjetët e mbramë të tetqindshit, venitej në lethargjin e rëndë që patën krijuar tri a katër vargje shekujsh robërije. Por edhe drita e tij qe shumë e zbehtë dhe rruga për t’arritur pikën e synimit shumë e vështirë pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndërgjegjet e reja, q’ishin të domosdoshme për t’i dhënë jetë një shteti të pavarur jo vetëm politikisht por edhe shpirtërisht, nuk u krijuan dot.Sido qoftë, gjëndja e sotëshme ka të bëjë vetëm me faktorë të jashtëm e jo me pajën shpirtrore t’ethnosit t’ënë e prandaj do të përmirsohet shumë shpejtë pa lënë vrraga përçarje. Jemi, që të gjithë, bij të një race të vetme, vllezër; shpejtë do t’i njohim gabimet që kemi bërë e do t’i kërkojmë ndjesë shoqi shojtë. Gjaku uj s’bëhetPër të caktuar fatin që na ruhet për të nesërmen, kemi një a tout të madhe në dorë : përnjësin (uniformitetin) e brumit që përbën Kombin t’ënë. Në qoftë se intelektualët e ndërgjegjshëm do t’i përvishen me mish e me shpirt’ punës që të zbulojnë problemet shpirtrore e lëndore të fisit arbëror dhe t’u gjejnë atyreve zgjidhjen e drejtë, nuk duhet të trëmbemi për t’arthmen. Vetëm duhet punë, pun’ e parreshtur mendimtarësh të vërtetë. Kjo punë ësht shumë m’e rëndë tek ne se sa te popujt e tjerë të botës. Duhet nisur prei themelit. Ësht mirë t’i njohim ë t’i themi vetë të metat t’ona: jemi një popull anakronik n’Evropën e sotëshme. Ne s’e kemi trajtuar akoma ndërgjegjen kombëtare, kurse kombet e tjera kanë shkuar shumë përpara. Por, me gjithë vështirsit e mëdha që paraqiten, munt t’i a dalim çdo pengimi. Raca e jonë i ka dhënë botës së huaj vlefta të larta e të shumta në përpjestim me numrin e përfaqsonjësve të sajë. Ajo ruan, sigurisht, energji të mëdha edhe sot e kësaj dite. Këto energji do të nxjerin, me doemos, shkëndi xixllonjse që do t’a ndriçojnë këtë parë : Qëllimi q’u ndoq në hartimin e kësaj vepre ka qënë shumë i kufizuar. Ësht përmëndur edhe më t’i jipet rasja lexonjsit të thjeshtë që të nxëjë disa të vërteta rreth racës së tij, të dijë se midis tij dhe atyreve që flasin një gjuhë me të nuk ka asnjë ndryshim gjaku e pra t’a njohë Shqiptarin, që prej Mitrovice e gjer në skajin më jugor të Çamëris, si vllan e vetë.Gjuha e përdorur ësht e thjeshtë dhe, për të bërë që teksti të kuptohet lehtë, janë mbledhur, në një kaptinë të veçantë, disa shënime e sqarime biologjike të vulgarizuara. Rrjeshtimi i lëndës ësht bërë në mënyrë që seicili lexonjës të gjejë diçka që t’a interesojë. Pranë pjesëve me përmbajtje vetëm biologjike, janë shtjelluar subjekte ethnografikë e historikë….
vazhdon...
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.