Të shpeshta i kemi rastet në klinikat tona kur pronarët, ose na marrin në telefon ose na pyesin direkt për të ditur rreth periudhës së afshit të maces se tyre.
Shumë e kuptueshme është lodhja dhe stresi i shkaktuar nga një mace që është në periudhën e afshit . Edhe nëse vendosni ta mbani macen brenda në shtëpi pasi jeni të lodhur tashmë nga gjithë ato kotele që duhet t’ju gjeni familje (pasi ju i keni tashme 4-5 mace qe po kujdeseni), stresi nuk mbaron por shtohet akoma më shumë, mjaullitjet që duket sikur nuk pushojnë ditën dhe natën , aksidentet e urinimit nëpër shtëpi, shumë mace e shprehin stresin e tyre duke gërvishtur në vendë të ndryshme (kolltuqe, karrige mobilje te tjera).
Pyesni miqtë tanë të shoqatave të kafshëve sa shumë mace dhe kotele presim një dorë bujare ti ushqejë dhe ti perkëdheli në këtë periudhë të vitit.
Sa shumë mace dhe kotele kanë nevojë të adoptohen.
Prandaj ju lutemi të ndalemi dhe të mendojmë një çast: Përse nuk e sterilizojmë macen që kemi në shtepi? Kush është arsyeja?
Pa lënë pasdore sëmundjet që për macet e pasterilizuara janë të shumta dhe të rrezikshme.
Gjithsesi sot të spjegojmë ciklin e afshit tek macet.
Për të kthyer një përgjigje do të na duhet të përshkruajmë disi më gjerë fazat e ardhjes në afsh tek macet.
Shumë njerëzve ju vjen e papritur kur marrin vesh se sistemi i riprodhimit tek macja është sezonal. Macja është krijuar të japi lindje vetëm në periudhën e ngrohtë të vitit (pranvere deri në fillim të vjeshtës).
Femra mund ta fillojë ciklin shumë shpejt , që në moshën 5 mujashe. Mbas moshës 7-8 vjeçe, cikli bëhet i ç’rregullt dhe shfaqen komplikacione gjatë lindjes. Prandaj është mirë që periudha e riprodhimit të maces duhet të mbarojë para kësaj periudhe(të bëhet sterilizimi para kësaj moshe).
Macet që jetojnë vetëm brenda mund, t’ju prishet cikli pasi janë jo në kontakt të përhershëm me dritën e djellit.
Proestrus dhe Estrus: Kështu quhen periudhat e ciklit kur macja është në afsh.
Proestrus: Eshte periudha kur macja fillon dhe tërheq mashkullin por nuk është gati akoma për ta pranuar atë. Kjo periudhë mund të zgjasë nga 12 orë deri në 2 ditë.
Estrus: Vazhdimësi e sjelljes së njëjtë me Porestrus por në këtë periudhë macja e pranon mashkullin. Kjo periudhë zgjat deri në 7 ditë.
Nëse brenda kësaj periudhe macja nuk mund të çiftëzohet, kalon në periudhën tjetër që quhet:
Periudha Interestrus , periudhë kur macja pergatitet per të ovuluar përseri. Nëse macja nuk gjen një partner kjo periudhë zgjat rreth 1 javë, pushon 1 javë dhe rifillon sërisht e kështu deri sa të gjejë partner ose të perfundojë periudha e çiftezimit (në dimër), kryesisht në këtë periudhë kaq të vështirë pronarët vendosin të kryejnë sterilizimin e maces.
Diestrus : Është periudha kur majca pasi është ovuluar kalon ne shkallë të ndryshme të riprodhimit. Kjo periudhë zgjat 35-37 ditë nëse macja nuk është shtatzanë dhe nëse është ajo i mban kotelet, per një periudhë prej 64 deri 66 ditësh para se të lindi.
Mos u vononi më shumë por merrni në telefon Mjekun Veterineret për ta pyetur më shumë rreth sterilizimit të maces/maceve që keni në shtëpi.
Materiali është pronë e revistës onlinë “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .