Që prej fundit të Gushtit dhe fillimit të Shtatorit 2014, kolegët e forumit Mjekësia Veterinare Shqiptare, paraqitën shqetësimet e para në lidhje me sëmundjen e Gjuhës blu. Kolegë nga vende të ndryshme në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni, sollën rastet e para ( me foto dhe shenjat klinike) të kësaj sëmundje që po përhapet shumë shpejt.
Në bazë të shënjave klinike dhe njohurive paraprake, ku vlen të vlerësohet ndihma e profesor Kristaq Berxholi, u arrit ne diganostikimin e sëmundjes infektive që njihet me emrin Gjuha blu , apo Blutong ( Blue Tongue).
Shqetësimet dhe diganostikimet e Mjekëve Veterinere u paraqiten pranë organeve kompetente në Shqipëri ku u kryen analizat laboratorike si dhe u morën masat për vënien në dijeni të fermerëve me anën e mediave të ndryshme, njoftimeve për shtyp, etj.
Falenderojmë të gjithë kolegët që me punën e tyre profesionale bënë të mundur këtë diganostikim.
Për të vazhduar përpjekjet tona për edukimin dhe informimin e fermerëve dhe personave të interesuar, me anën e ndihmës shumë të cmuar të profesor Kristaq Bërxholi, po sjellim artikullin e mëposhtëm të ndarë në 2 pjesë:
Nga Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë
Ç’është sëmundja e Blutongut (gjuha blu)?
Sëmundja e Blutongut (gjuha blu) është një sëmundje infektive jo ngjitëse (nuk përhapet nga kafsha tek kafsha nëpërmjet kontaktit), virale, specifike për rypërtypësit(dhën, gjedhë dhe dhi) dhe që karakterizohet me me zhvillim të rëndë sidomos tek dhëntë por edhe tek gjedhi e rrallë tek dhitë. Sëmundja nuk prek qentë dhe kuajt.
Pjesa e parë: Klikoni këtu për të hapur të plotë materialin me foto dhe shënjat klinike të sjella prej Mjekëve Veterinerë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe rajoni.
—————————————————————————————————-
– Sëmundja Blutongut(gjuha blu) nuk ka mjekim specifik.
Therja e kafshëve të prekura nga Blutongu(gjuha blu) nuk është produktive. Nuk ndikon në uljen e infeksionit.
Klikoni këtu për të shkarkuar materialin e plotë në pdf