Prill 2012
Nje vit se bashku:
Te nderuar kolege .Rreth nje vit me pare, koleget Atalvin Zhiva dhe Egli Ozuni paten idene e krijimit te nje forumi kolegesh ku te kishte konsulta dhe shkembime informacionesh profesionale midis kolegeve veterinere kudo ndodheshin. Kjo ide u diskutua me nje grup kolegesh ku permendim : Profesorin Kristaq Berxholi nga Fakulteti i Veterinarise Tirane , profesorin Agim Rexhepi, Fakulteti i Veterinarise Prishtine, kolegun Berat Hoxha nga Kosova , kolegun Maksud Kerluku nga Maqedonia me te cilet u ra dakord ne krijimin e forumit : “Forumi i Mjekeve Veterinere Shqiptare” . Shume shpejt ky forum nisi rrugen e tij duke krijuar me ndihmen e kolegut Atalvin Zhiva, te paren reviste online per mjeket veterinere ; revisten profesionale ne gjuhen shqipe”Veterineret” si dhe krijimin e faqes te internetit (www.veterineret.com ) me informacione te ndryshme edukative per pronaret, si dhe profesionale dhe edukative per mjeket veterinere. Krijimi i forumit “Veterineret per Veterineret” (http://veterineret.freeforums.org/ucp.php?mode=login) i dha nje pamje profesionale dhe serioze idese te krijimit dhe bashkimit te kolegeve nga Shqiperia, Kosova , Maqedonia , Mal i Zi , si dhe kolegeve qe ndodhen ne vende te tjera te botes duke krijuar nje forum te perbashket , pa hasur ne pengesen e distances te madhe qe na ndan. Duke perfituar nga popullariteti i rrjetit social “Facebook” , krijuam grupin “Veterineret” , nje grup i mbyllur ku kolegeve ju dergohej nje ftese duke ju bere prezantimin e forumit dhe qellimin e krijimit e ketij grupi. Shume shpejt ky grup u rrit duke cuar pjesmarrjen e kolegeve ne me shume se 700 kolege, jane diskutuar me shume se 750 tema te ndryshme profesionale . Konsultat dhe fotografite e bera nga koleget, ishin nje ndihme e madhe jo vetem per koleget e rinj te sapo dale ne profesion, por per te gjithe koleget ne pergjithesi. Duke hasur raste dhe konsulta nga me te ndryshmet koleget paten mundesine e marrjes se informacioneve te ndryshme profesionale. Gjithcka e arritur deri tani eshte nje sukses i plote, dhe ky sukses ju takon te gjithe atyre kolegeve qe moren pjese aktive me botime dhe konsulta , me dhenie mendimesh apo qofte me nje “like” .Por me rritjen e numerit te kolegeve, materialeve, konsultave, fotografive te ndryshme , si dhe duke pasur nje detyrim ndaj kolegeve te shumte qe nuk kane pasur mundesine te na ndjekin online; lind nevoja e krijimit te nje reviste te shkruar, krijimin dhe aprovimin bordit drejtues te forumit , aprovimin e statut-it , rregullores dhe sigurisht aprovimin e forumit ne strukturat perkatese gjyqesore duke bere te mundur ne kete menyre dhe lidhjen me shoqatat dhe organizatat veterinare ne vende te ndryshme te botes. Ne po punojme qe duke pasur dhe perkrahjen tuaj te bejme te mundur arritjen e te gjitha qellimeve qe ka ky forum.
Falenderime:
A mund te krijohej ky forum , te arriheshin keto rezultate pa ndihmen e te gjithe neve ? Sigurisht qe jo . Askush nuk do te kishte mundesine , njohurite , dhe forcen per ta cuar kete forum , ketu ku ndodhet pa pasur ndihmen dhe perkrahjen e te gjithe kolegeve dhe dashamiresve . Ju falenderojme te gjitheve.
JU FALEMINDERIT!
Por nje falenderim te vecante duam t’ju dergojme atyre kolegeve qe na ndihmuan jo vetem duke na perkrahur moralisht , por dhe me materiale te ndryshme: Falenderojme profesoret Kristaq Berxholi dhe Agim Rexhepi te cilet se bashku me kolege te tjere kane dhene nje ndihme te cmuar ne formimin e rregullores dhe statut-it te ardhshem, Ju faleminderit profesora. Kolegun, doktorin e nderuar Agim Nelaj , i cili me shume dashamiresi, profesionalizem ka marre pjese aktive duke qene nje nga koleget me aktive ne grupin “Veterineret” , doktor Nelaj pa hezitim ka ofruar konsultat e tij profesionale , ka derguar materiale te shumta per botim prane revistes “Veterineret” si dhe ka dhuruar librat e tij pas asnje interes material, duke dhene lejen qe te botohen si ne revisten “Veterineret” ashtu dhe ne forum. I nderuar doktor Agim Nelaj , ju falenderojme per gjithcka keni bere dhe shpresojme qe shembullin tuaj ta ndjekin shume te tjere. Kolegun Maksi Kerluku i cili na ka ndihmuar jo vetem ne vendimet e ndryshme qe kemi marre , por dhe me materiale dhe artikuj per revisten, si dhe konsulta per koleget brenda grupit. Ju faleminderit Maksi. Koleget e shumte qe kane ndihmuar me artikuj dhe materiale te ndryshme ku permendim : doktoreshen Gerta Dhamo , e cila na ka ndihmuar te gjitheve me materiale , konsulta dhe informacione te ndryshme duke ofruar njohurite e saj si pedagoge dhe veterinere pa rezerva dhe me dashamiresi. Doktorin Bledar Bejleri , te cilin e falenderojme vecanerisht per materialet ortopedike, konsultat dhe fotot profesionale qe ka derguar gjithmone , duke ndihmuar koleget me njohurite e tij profesionale. Kolegen Blerina Agoni per materialet qe ka pergatitur per revisten “Veterineret” , kolegen Zamira Hoxha , kolegun Mariglen Skenderi i cili bashke me shume kolege te tjere te rinj , kane treguar qe jane te pergatitur dhe kane deshiren per te mesuar sa me shume nga koleget e tyre me pervoje praktike me te madhe, apo kolege te tjere si Jonuz Duraj, Mariglen Boja, Denis Agolli, Guxim Toska , si dhe kolegun Lazim Zurapi i cili me fotot e derguara ka bere te mundur krijimin e nje albumi te vertete nga praktika veterinare ne terren. Falenderojme kolegun Admir Graci, i cili qe ne fillet tona ka qene prezent duke na ndihmuar me konsulta dhe foto te ndryshme nga praktika profesionale. Nuk mund te leme pa permendur koleget e tjere te cilet megjithese ne vende te ndryshme te botes , kane ofruar ndihmen dhe konsultat e tyre profesionale .Permendim ne vecanti koleget Suzana Balog Barolli, Elda Hoxha , Blerina Christina Aktipi . Koleget Ervin Harxhi , Charlie Sulko, Atalvin Zhiva etj.
Pa mbeshtetjen e vazhdueshme qe na kane dhene kolege si : Mark Preci, Abdyl Arifaj , Hekuran Huna , Berat Hoxha , Arsim Ademi , Dritan Laci ,Dardan Pozhegu, Dorina Akin , Dr Arbeni, Xhilda Roko dhe shume kolege te tjere, do ta kishim akoma me te veshtire ne rrugen tone .Ju faleminderit !
Ne vecanti falenderojme koleget Egli Ozuni dhe Atalvin Zhiva , te cilet kane bere nje pune vertet te madhe.Ata te nisur nga deshira e mire dhe pasioni per veterinarine bene te mundur krijimin e ketij forumi.
Na besoni se ndjehemi vertet ne pozite te veshtire pasi megjithe listen e gjate te falenderimeve jemi te sigurt se kemi lene ne harrese nje pjese jo te vogel te kolegeve aktive ne forum.Ju kerkojme falje kolegeve qe nuk ju kemi permendur emrat dhe njekohesisht i falenderojme per ndihmen qe na kane dhene dhe do te na japin ne te ardhmen.
Na vjen keq qe :
Na vjen keq qe nuk kemi mundur deri tani qe te kemi ne grupin tone ate pjese te kolegeve te cilet punojne ne terren dhe per arsye te ndryshme nuk kane mundur te na ndjekin dhe perkrahin duke na dhene konsulta vertet me vlere dhe sjelle tema qe i hasin me shumice ne punen e tyre te perditeshme. Shpresojme se ne te ardhmen me anen e nje reviste profesionale te shkruar do te kemi mundesi te lexohemi dhe ndiqemi dhe prej tyre.
Na vjen keq qe ne materialet tona nuk kemi pjesmarrje te atij brezi studiuesish si nga Shqiperia apo Kosova , te cilet jane kolege vertet te pergatitur dhe me studimet profesionale qe kane bere ne vite do te ishin nje ndihme e madhe per gjithe ne koleget e ketij forumi. Perseri shpresojme se eshte nje mungese qe ne te ardhmen do te kemi mundesi ta plotesojme.
Nje mungese qe e kemi ndjere eshte dhe mospjesmarrja e pedagogeve te Fakulteteve te Veterinarise te Tiranes dhe Prishtines. Ky forum i perbere nga kolege dhe ish-studente ruan nje respekt per shume prej pedagogeve dhe studiueseve te fushes se veterinarise. Nje pjese e madhe e pedagogeve jane anetare te forumit , na lexojne dhe jane kontaktuar prej nesh me email ku ju eshte kerkuar ndihma me materiale , konsulta apo qofte dhe ide dhe keshilla te ndryshme , por per disa arsye kemi hasur ne heshtjen e tyre . Me shume dashamiresi mirepresim c’do sugjerim dhe keshilla nga ju te nderuar pedagoge .
Ndiejme gjithashtu nje mungese te vemendjes nga dhoma e veterinarise Tirane dhe oda e veterinarise Prishtine. Keto dy subjekte teper te rendesishme per ne mjeket veterinere duhet te ishin perkrahesit tane kryesore si ne fillimet tona ashtu dhe ne vashdimesi . Forumi i Mjekeve Veterinere Shqiptare , me anen e emaileve te ndryshme ka sqaruar qe nuk ka as mundesine dhe as qellimin e zvendesimit te ketyre strukturave , por perkundrazi eshte nje forum qe do te bashkepunoje ngushte me to duke ndihmuar ne gjithcka qe do te jete e mundur. Edhe kete pengese shpresojme qe ne te ardhmen te kemi mundesi ta kapercejme per te miren e veterinarise shqiptare.
Na vjen keq pasi kemi ndjere mungesen e nje bashkepunimi midis forumit dhe strukturave te ndryshme shteterore , organizatat e ndryshme qe operojne ne fushen e veterinarise ne Shqiperi. Jemi ne pritje te nje perkrahje te mundeshme prej tyre duke bere te mundur qe ky forum te ofroje ate qe pritet duke vene ne zbatim planet dhe qellimet qe i kemi vene vetes per ta cuar Veterinarine Shqiptare ne nivelin qe i takon.
Ne mbyllje duam te bejme nje thirrje per kedo qe kerkon te bashkpunoje me materiale , artikuj , informacione apo gjithcka tjeter , te na shkruani ne adresen tone te email : veterineret@yahoo.com , ose info@veterineret.com.
Ne kemi nevoje qe gjithe ju te vini nje gur ne ndertimin e Forumit te Mjekeve Veterinere Shqiptare. Ju mirepresim!
Dr Agim Nelaj:
Forumi VETERINERET, me një pjesëmarrje të gjërë dhe rritje të vazhdueshme të numërit po bëhet çdo ditë një faktor i rëndësishëm në hapsirën veterinare shqiptare.Në një kohë kur institucionet, shoqata dhe dhoma e veterinerëve e krijuar me shumë bujë, po heshtin për problemet e rëndësishme me të cilat po përballet sot mjekësia veterinare shqiptare,është një detyrë imperative e forumit për të ngritur me forcë probleme të këtyre niveleve.
Atalvin Zhiva:
Pershendetje te gjithe kolegeve veterinere kudo ndodhen.Jam shume i lumtur qe bashke me ju jam anetar i kesaj faqeje ku kemi mundesi jo vetem te konsultohemi por dhe te lexojme shume informacione nga me te rejat rreth fushes se veterinarise.Kjo faqe do te behet akoma me e plote kur ne te gjitha te marrim pjese aktive.Duke ju pershendetur dhe njehere ju uroj suksese ne profesionin e bukur dhe te veshtire te Mjekut Veteriner.Me respekt MV Atalvin Zhiva
Prill 2011
_______________________________________________________________
Berat Hoxha:
Miq dhe dashamire keni rastin ,qe per here te pare ne gjuhen shqipe te keni nje reviste elektronike e cila do te jene mese e nevojshme per rrjetin e Mjeksise Veterinare Shqipetare, respekt te vecante per inicuesin e kesaj reviste Elektronike pershendetje Doktor .
Prill 12 at 11:51am
Mjekesia Veterinare Shqipëtare: Dr Berat Hoxha te falenderojme per fjalet e ngrohta dhe mbeshtetjen, jemi te gezuar qe pranuat ftesen e ketij grupi pasi jami te sigurt se do te jeni nje konslutor i zoti dhe ne te gjithe do mesojme dicka te re nga ju.
Prill12 at 1:24pm ·
______________________________________________________________
Saimir Miri:
Po po eshte grupi me i mir. Dhe eshte vlersimi me i mir qe po i japim profesionit ton.
Prill 12 at 2:39pm ·
Mjekesia Veterinare Veterineret: po Saimir shume bukur e ke thene: nje vlersim per profesionin tone
Prill 12 at 2:57pm ·
_________________________________________________________________
Migjen Zeneli:
Ju pergezoj dhe e pershendes kete Faqe Elektronike!Weekend te bukur Kolegė dhe Kolege!!
Shkeputur nga rrjeti social ” facebook”
_________________
http://www.veterineret.com/
info@veterineret.com
veterineret@yahoo.com
pershendetje. ju pergezoj per inisiativen e mare per te mbledhur dhe per te diskutuar veterineret kudo qe jane(ne bote) per te diskutuar probleme te ndryshme. materialet e juaja reth informacionit jane shume te sakta. urime.
Përshëndetja juaj NJË VIT SË BASHKU!Është një ogur i mirë për forumin tonë të përbashkët.Mendoj se ky organizëm ndonëse i ri( mosha një vjeç) e ka justifikuar qëllimin përse u krijua.Me këtë rast përshëndes nismëtarët.Nuk e kanë pasur kaq të lehtë krijimi dhe funksionimi i forumit.Ne e kemi të vështirë të organizohemi!.Individualisht jemi shumë të aftë! Ka një eksperiencë të “hidhur”.Ku janë”shoqatat”, “dhomat””odat”veterinare?.Më shpejtë u zbehën se u krijuan.Prandaj e gjykoj si një vit të suksesëshëm të forumit.Ai, e justifikoj formimin dhe qëllimin për të cilën krijua.
Çdo njëri nga ne ka përfituar nga eksperiencae njëri tjetrit.Ndënjëri mund të jetë më i mësuar por jo më i ditur.Mjekësia veterinare në dallim nga shumë shkenca të tjera ka individualitet të theksuar.Eksperienca ime mbi 50 vjeçare është vetëm një kontribut, e cila ka nevojë të plotësohet, përmirësohet dhe të bëhet më efektive veçanërisht për mjekët veteriner të rinj dhe për të freskuar njohurit në përgjithësi.
Kam detyrimin sa profesional aq dhe moral dhe intelektual të kontribuoj sado pak që forumi të ketë ecuri normale dhe nga një periudhën tjetrën të ketë një rritje të nivelit teknik, shkencor dhe shoqëror.
Fejzo Selami :
Dear colleague
Urime, Urime pa fund per forumin qe na heq here pas here ndonje grimce pluhuri qe fillon dhe e bene te zbehte pamjen dhe vizionin fisnik te Mjekut Vteriner. Mendoje se kjo vlen jo vetem per mjeket direkt ne terren qe ndeshen me “llaven e zoonozave” , per inspektoriatet sa viatal per cilesine dhe sigurine ushqimore por e theme me bindje dhe per ne lektoret. Sado te persorur dhe dinamik dhe didaktik ta japesh nje ore leksioni, por kur vjene fjala per shembujt dhe ato ti marresh nga Amerika e Veriut apo vendet Skandinave e largon vemendjen e studentit. Mendoje me informacionin qe jepet ne rreshtat modest te revistes tone krijon shanse per te krijuar dije te qendrueshme dhe konkrete te shkences veterinare. Mendoje se dyti se dhe aspekti i kerikimit shkencor ku perdite po behet larg kushteve konkrete te faunes sone me informacionin ne kete reviste krijon premisa per te zbritur me kembe ne toke me tematike nga sherbimi yne veterianar dhe nga veterianria e ahpsires sone mbarekombetare. Nuk po zgjatem por ju uroje gjithe te mira gjithe stafit drejtues, gjithe antareve dhe uroje te shtohen poerdite, si dhe suksese ne vijim per te krijuar nje lidhje te fuqishme te rrjetit te sherbimit vetrianr maberekombetar por aq me teper nje kerkuim shkencor vetrianr te konsoliduar dhe vizioanr per hapsiren tone kombetare, e cila ne kete pervjetor shekullor kerkon kontributet e vecanta nga te gjitah fushat. Personalisht mbetem i angazhuar per te dhene kontributin tim intelektual dhe profesional fal faktit me eksperience 12 vjecare si lektor en lendene Farmakologjise Veterinare dhe me studime si Post Doc 2007-2008, ne nje nga universitet me prestigjioze Universiteti i Albertes, Edmonton, Canada nga fusha ime e shtrenjete dhe e veshtire e Farmakologjise Veterianare me nej projekt te Qeverise Federale Kanadeze “Use of probitic bacteria to prevention and treatment uterine infection i postpartum dairy cows” dhe mendoje qe kete kontribut deh eksperience te vecant profesionale ta ndaj me miqte dhe koleget e mi te ketij forumi.
Sygjeroje qe duhet te behemi me konkret me angazhime me work-shop, simposiume dhe takime dhe ballafaqime profesionale me tematika konkrete te mjeksise veterianre te hapsires kombetare. Gjithashtu hapja dhe binjakezime me forume europiane dhe pse jo boterore ku te najepetm mundesia te ballafaqohemi dhe te permiresojem etiken dhe aplikacionet e mjeksise veterianre kombetare em ate nderkombetare.
Nuk me ngelet gje tjeter vecse te uroje ta gezojme pervjetorin e pare dhe suksese ne vijim per te realizuar objektivat ona.
Urime, Urime, Urime!
Fejzo SELAMI, DMV, MSc, PhD
Lecturer in Veterinary Pharmacology and Toxicology
Department of Veterinary Public Health
Faculty of Veterinary Medicine
Agricultural University of Tirana
Tirane , ALBANIA
Eshte kenaqesi e vecante te shkruash dhe te lexosh ne kete forume, eshte nje ndere i vecant per nje mundesi te tille, ju falenderoj perzemershit juve per nje ide te tille, e ne vecanti koleget qe sado pak ndajne nje pjese te rendesishme te kohes se tyre per te shpalosur dijenin, pervojen dhe te gjeturat e perditshme ne profesionin e veterinerit.
Me respekt
Dardan S. Pozhegu
Ju falenderoj qe keni hapur kete forum kaq human qe vjen ne ndihme te petsave tone dhe ne gjithashtu per ti kuptuar ato. Dua te di nese eshte e mundur sa zgjat nje check up i plote per macen time qe eshte rreth 1.5 muaj? Sa kushton kjo gje dhe sa kushton ilaci per kotelet kunder nje shtatezanie?
pershendetje,,,ju lutem dua te me ktheni nje pergjigje pasi kam nje mace dhe ka gati 3 dite qe nuk ecen fare,,,i dhembin te 4 kembet ne fillim i dhimbte vetem njera pastaj u perkeqsua gjendja. ajo eshte shume e vogel gati 2 muajshe. ju lutem me ktheni nje pergjigje se cfare mund te kete joy im se jam shume ne ankth.
Pershendetje dhe urime nismetareve krijuseve kontribuesve dhe te gjithe pjesmaresve te kesaj faqeje
kjo eshte nje vlere , nje dritare ,nje ndihme e pse jo nje busull ndaj edhe njehere pershendetje dhe urime
Ju falenderojmë për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta. Eshtë kënaqësi dhe detyrë e jona të ndihmojmë të gjithë dashamirësit e kafshëve.