Doktor , dua te dal me qenin pasi tani qe eshte ngrohur koha shpesh fundjavat i kaloj jashte qytetit.por kam problem se qeni nuk hypen ne makine dhe sa here qe e hyp me force vetem dridhet dhe i fillon diarrea per 2-3 dite ( kam lexuar se vjen nga stresi) .desha te dija si te veproj qe qeni te vije me deshire ne makine dhe ne keto udhetime .Kur dal jashte qyteti dal me qejfin qe te shkoj ne vende te bukura, lendina , bregut te detit dhe pasi kemi arrit aty qeni kenaqet , por dua te dij si ta hip ne makine me qejf qe te mos stresohet?
Përgjigjet Mjek Veteriner Dardan Pozhegu, DMV , Kosovë
Për qentë që udhëtojnë dhe shfaqin stres gjatë udhëtimit shpesh në klinikat tona rekomandojmë qetësues të ndryshëm . Në formë tabletash , capsula apo lëngjesh , janë qetësues që përdoren kudo në klinika dhe vënde të ndryshme.Megjithëse këta qetësues janë me efekte anësore minimale , ne fillimisht rekomandjojmë të provohet të zgjidhet ky problem pa pasur nevojën e përdorimit të medikamenteve.Tek macet udhëtimi është vërtet stresues në shumicën e rasteve . Tek qeni ndryshon.Janë të shumtë qentë e rracave të mëdha, apo të vogla që kanë kënaqësi udhëtimin.
Për të larguar stresin e makinës duhet të përpiqemi ta kryejmë këtë veprim në mënyrë sa më natyrale. Ju sugjeroj të punoni me psiqikën e qenit. Mos e hipni qenin në makinë duke e tërhequr me zor .
Hapi i pare që unë do ju rekomandoj është të punoni duke e pasur makinën të fikur.Hapini të gjitha dyert duke i dhënë mundësi qenit ti afrohet vetë me dëshirwn e tij , ti marrë erë ( nuhasë). Në makinë mund ti vini qenit disa nga lodrat e tij të preferuara , të bëni ndonjë lojë së bashku në mënyrë që ai të mos e shohë makinën si dicka të frikëshme.Sa herë që shihni se qeni bën progres përdorni fjalë inkurajuese dhe mos harroni të përdorni SA MË SHUMË BISKOTA PËR QEN.
Për qentë kjo është mënyra me e kuptueshme që po bëjnë dicka mirë. Disa herë pasi qeni ka hip në makinë mund të mbyllni dyert ngadalë, por gjithmonë pa e ndez dhe pa lëvizur makina.Këto ushtrime të bëhen c’do ditë dhe disa herë në ditë ( në varësi të kohës që keni në dispozicion).
Pasi të keni vepruar kështu disa herë nxirreni qenin shëtitje të shkurtëra me makinë. fillimisht nëpër lagje , dhe më vonë duke përparuar kështu në një distancë më të shkurtër dhe kështu me radh duke rritur relacionet e udhëtimit me makinë.
Shpesh për ta bërë udhëtimin e qenit sa më të kënaqshëm , mund ti vini në bagazh , apo në sediljen ku do të mbani qenin ,; batanijen ( rrobën ) e tij të prefeeruar , disa lodra etj.
Mbase do ju duket sikur nevojitet pak si shumë kohë të veproni kështu , por mos harroni do të keni një qen të mësuar pwrgjithnjë , një qen më të lumtur dhe nuk do ju nevojiten qetësues të ndryshëm.
Ju urojmë sukses !
Tung nga Kosova
DMV Dardan S. Pozhegu