Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Një këlysh 18.000 (18 mijë) vjeçar.

Një këlysh 18.000 (18 mijë) vjeçar.

Një zbulim befasues ka dalë nga thellësitë e akullnajave siberiane – një qenush 18,000-vjeçar i quajtur Dogor, që në gjuhën Yakut përkthehet “mik” .
Të zbuluara nga vendasit pranë lumit Indigirka në verën e vitit 2018, mbetjet e këtij qeni parahistorik i kanë lënë studiuesit të hutuar për shkak të testimit gjenetik që dha një zbulim befasues – Dogor nuk është as thjesht një ujk dhe as një qen i zakonshëm. Në vend të kësaj, ai mund të jetë thjesht një paraardhës i fshehtë, duke kapërcyer hendekun midis këtyre dy specieve ikonike.

Ruajtja e jashtëzakonshme e atributeve fizike të Dogorit, duke përfshirë të gjithë trupin e tij, gëzofin (qimet) e harlisur, fytyrën, mustaqet dhe madje edhe qerpikët, u mundësua nga mënyra e ngrirjes së menjëhershme që ju bë trupit në atë përiudhë ngricash akullnajore.
Studiuesit në Qendrën për Paleogjenetikën në Suedi shfrytëzuan këtë mundësi unike, duke nxjerrë dhe renditur ADN-në nga një fragment i kockës së brinjëve të qenit. Pavarësisht analizave të përpikta, ekipi e gjeti veten të penguar nga një pyetje e thellë – a ishte Dogor një qen, një ujk, apo ndoshta një bashkim enigmatik i të dyjave?

David Stanton, një studiues në Qendrën për Paleogjenetikën, e përcolli sfidën për CNN, duke thënë, “Normalisht është relativisht e lehtë të dallosh dallimin midis të dyjave. Me këtë sasi të dhënash që kemi, ne prisnim të ishim në gjendje të jepnim përgjigjen nësë kemi të bëjmë me një këlysh qeni apo me një këlysh ujku? Realiteti ështe së ne nuk mundemi të japim një përgjigje të prerë, duke i lënë hapur dhe diskutimit nëse kemi të bëjmë me një kryqëzim mes këtyre dy speciesh.”
Në mënyrë intriguese, identiteti i paqartë i Dogor mund t’i gjejë rrënjët e tij në pikën e zbutjes së qenit. Stanton, sjell hipotezën se ky qenush i mrekullueshëm mund ti përkasë pikërisht kapitullit kryesor të evolucionit të qenit. Një kohë kur speciet stërgjyshore të ujqërve po pakësoheshin dhe fazat embrionale të qenve të hershëm sapo kishin filluar të merrnin formë.
Historia e saktë e divergjencës midis qenve dhe ujqërve mbetet e mbuluar në pasiguri. Ndërsa ekziston një konsensus midis shkencëtarëve që qentë modernë dhe ujqërit gri e kanë origjinën e tyre në një paraardhës të përbashkët midis 15,000 deri në 40,000 vjet më parë, procesi i ndërlikuar i transformimit të qenve nga homologë të egër në shoqërues njerëzor është i mbuluar me debate të vazhdueshme. Pyetja se ku filloi ky transformim gjeografikisht ndez diskutimet e veta, me origjinë të mundshme të identifikuara në Mongoli, Kinë dhe Evropë.
Hipotezat dhe teoritë nuk përfundojnë këtu. Disa hipoteza propozojnë që njerëzit zbutën në mënyrë të vazhdueshme këlyshët e ujqërve, duke i formuar ata qen besnik. Përndryshe, ka hipoteza që sugjerojnë që një nëngrup ujqërish, natyrisht jo aq agresivë zgjodhën afërsinë me njerëzit, duke kultivuar një lidhje harmonike me kalimin e kohës dhe sollën qenin që ne njohim sot.

Mes kësaj panorame të çuditshme, ADN-ja e lashtë e Dogor shfaqet si një fener shprese, duke premtuar njohuri që mund të zbulojnë misteret që mbulojnë evolucionin e qenit. Ekipi hulumtues planifikon të kryejë një raund të tretë të testimit të ADN-së, duke u përqëndruar edhe mbi vendodhjen e saktë të Dogorit mbase duke arritur të krijojnë një pemë familjare të paraardhësve apo pasardhëse të tij.

Teksa ne jemi të përqëndruar në këtë udhëtimin enigmatik të Dogor-it, shpaloset një tabllo më e madhe – ndikimi i ndryshimit të klimës në zonat e ngrira të Siberisë.
Me prezencën e temperaturave të ngrohta mbi zonat akullnajore (permafrost), ka gjithnjë e më shumë gjasa që më shumë banorë të lashtë të planetit tonë të çlirohen nga varret e tyre të akullta, duke na dhënë mundësinë për të parë de kuptuar më mirë të kaluarën e largët në mënyra që nuk mund t’i kishim imagjinuar kurrë.