Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Parazitët e veshit ( Otodectes Cynotis )

Parazitët e veshit ( Otodectes Cynotis )

Paraziti i veshit ose sic njihet në gjuhën mjekësore “Otodectes Cynotis”, është një parazit që jeton në sipërfaqen e lëkurës dhe në kanalin e veshit. Ky parazit mund të kalojë lehtësisht nga kafsha tek kafsha . Cikli i jetës së këtij paraziti është 3 javë (foto 1) Duam të theksojmë se megjithëse është e mundur sërisht janë tepër të rralla rastet kur mund të kalojë nga kafsha tek njeriu.

cikli i jetes tek Otodectes cynotic

Parazitët e rritur kanë një jetëgjatësi rreth 2 mujore. Paraziti ushqehet me mbeturina epidermale nga epiderma siperfaqësore, ku si pasojë epiteli i kanalit të veshit irritohet dhe pëson inflamim të kanalit. 

Në disa raste mund të jenë shumë pak të dukëshme, një akomulim i mbeturinave të veshit me ngjyrë kafe të errët në të zëzë (si serë) apo/dhe gjak mund të shihen në kanalin e veshit.

mbetjet e veshitKafshët e prekura kanë zakonisht shumë kruarje të rajonit të veshit. Irritim i lëkurës, rënie e qimeve si shkak i kruarjeve mud të shihen në zonën e kokës, syrit dhe veshit tek kafshët e prekura. Shpesh hasen dhe infeksione sekondare bakteriale të veshit. Parazitët e veshit janë shkaqet më të shpeshta të shkaktimit të infeksionit të veshit (otitis externa) tek macja dhe tek qeni. Më së shumti hasen tek kotelet e vogla. Macet e rritura kanë një tendencë për ti rezistuar infeksioneve, disa kafshë mund të jenë mbartëse asimptomatike (që nuk shfaqin shenja) duke u bërë kështu një përhapës i sigurt tek qentë apo macet e tjerë.

Preken të gjitha rracat, si dhe nuk ka dallime seksi

Diagnoza e plotë kryhet me anën e mikroskopit. paraziti i veshit

mace kruan veshinDisa nga shënjat që pronarët mund të venë re, janë: Më së shumti në rastet që kemi infestim të parazitit të veshit (apo lëkurës) këto shënja përfshijnë: kruarje të veshit , tundje të kokës, rrjedhje me erë të fortë dhe me ngjyrë nga veshi, kruarje, skuqje (irritim ) dhe heqje, rënië(alopeci ) të gëzofit apo/dhe lëkurës në zonën rreth veshit, syve, qafës etj.

Trajtimi kryhet pas vizitës tek Mjeku Veteriner. Pastrimi i veshit ndihmon që të mbahet pastër, por nuk është një trajtim i mirëfilltë dhe i plotë. Mjeku Veteriner do ju japi medikamentin e duhur topikal (në vesh) për të zhdukur parazitin. Po ashtu shpesh ky trajtim mund të shoqërohet dhe me medikamente për infeksionin e veshit (në ato rastë kur vërehet infeksion nga vizita që Veterineri do kryejë tek qeni apo macja juaj).

Paraziti i veshit përhapet shumë shpejt midis maceve apo midis qenve , aq më shumë rreziku shtohet kur dihet që paraziti nuk ka dallim midis moshave, seksit, rracave etj,
Rekomandohet që të gjitha kafshët në familjë të trajtohen megjithëse shënjat klinike mund ti ketë vetëm1prej tyre. Paraziti i veshit në varësi të temperaturës së ambjentit mund të mbijetojë dhe në ambjent për një kohë të gjatë.

Burimi informacionit: Ky informacion është shkëputur nga artikulli “Parazitët e veshit (Otodectes Cynotis)” me autor Dr Atalvin Zhiva.

Në rast referimi nga ky artikull ju lutemi përmendeni burimin e informacionit dhe autorin e shkrimit.


Na shkruani