Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » COVID-19: Të nderuar fermerë, të nderuar kolegë!

COVID-19: Të nderuar fermerë, të nderuar kolegë!

Të nderuar kolegë!
Të nderuar miq!
Së bashku jemi pjesë e menaxhimit të pandemisë COVID-19, por gjithashtu dhe pjesë e historisë (sigurisht pa dëshirën tonë). Tani është momenti që të vazhdojmë të tregojmë durim dhe mirëkuptim, pra që të vazhdojmë të kemi sa më pak jetë të humbura, sa më pak VDEKJE, ky është dhe qëllimi i karantinës apo jo?
Ndër shumë masa të marra që na prekin të gjithëve dhe jetën tonë të përditshme, ne do të përqëndrohemi tek masat që prekin fermerët dhe pronarët e kafshëve shtëpiake.
Të nderuar fermerë dhe pronarë të kafshëve shtëpiake: Ju keni nevojë për ndihmën tonë që të mund të ofroni shërbimin e nevojshëm për kafshët që kujdeseni. Ju nuk mund të bëheni doktora dhe të trajtoni një sëmundje apo emergjencë . Ne e kuptojmë shumë mirë këtë nevojë, prandaj Veterinerët janë të veçuar disi nga karantina që është vendosur për këdo, duke ju ardhur në ndihmë jo vetëm në orarin kur ndalohen lëvizjet, por dhe në mesin e natës. Atëhere kur të gjithë flejnë dhe pushojnë, Veterinerët shkojnë aty ku është një emergjencë dhe kerkohet ndihma e tyre. Kjo është detyrë e jona dhe pjesë e betimit që kemi bërë. POR të kemi parasysh se në rastet kur Mjeku Veteriner vjen në fermën apo familjen tuaj : Rrezikoheni Ju dhe po ashtu familja juaj, rrezikohet jeta e Veterinerit dhe familjes së tij.
Atëhere duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi do JU LUTESHIM: Të kontaktoni Mjekun Veteriner vetëm në rastet e emergjencës. Pronarët e kafshëve shtëpiake të kuptojnë dhe respektojnë vendimin se kur duhet të kontaktohet apo të çohet në klinika qeni apo macja juaj. E kemi fjalën për rastet e emergjencave, në rastet e sëmundjeve që rrezikojne shëndetin e kafshëve dhe jo në rastet kur është diçka që mund të prisni ta trajtoni pas disa javësh. Sigurisht ju nuk mund të jeni kompetent se kur është një emergjencë dhe kur duhet thjesht të vëzhgohen apo monitorohen për ecurinë.
Për këtë mënyra më e mirë është të kontaktoni në telefon me Mjekun Veteriner. Të keni sa më shumë informacion, disa foto apo video të problemit që ju shqetëson, ajo që ne e quajmë anamnez, në mënyrë qe Mjeku Veteriner në pamundësi të kryejë një egzaminim të drëjtperdrëjte, nepërmjet jush të marrë sa më shumë përgjigje për pyetjet që mund të ketë. Do të jetë Veterineri që do të vendosë se kur është një emergjencë dhe kur mund të presë ky rast. JU LUTEMI: Respektoni dhe kuptoni vendimin e Mjekut Veteriner.

TE NDERUAR KOLEGE!
Ashtu si dhe e kemi diskutuar me parë, jemi një prej hallkave kyçe të situatës që po kalojmë. Prandaj dhe jemi veçuar nga rregulli i karantinës që është vendosur në Shqipëri dhe Kosovë.
Por të kemi parasysh se me këtë privilegj kemi dhe shumë përgjegjësi. Eshtë detyrë e jona që të kujdesemi jo vetëm për kafshët në nevojë por dhe për pronarët e tyre, sigurisht dhe për veten dhe familjet tona.
E kuptojmë shumë mirë situatën dhe vështirësitë që po kalojmë, e kuptojmë se është tepër e vështirë që të vendosësh thjesht nëpërmjet telefonit apo me disa foto/video nëse është një rast emergjence. Apo aq më shumë është e pamundur të vendosim diagnozën e një sëmundje në këtë mënyrë. Nëse do te ishte kaq lehtë, atëhere nuk do të ishte e nevojshme që Mjeku Veteriner të kishte Klinikë Veterinare apo te vinte në fermën tuaj. Të nderuar kolegë ruani veten tuaj dhe pronarët nga ekspozime ta panevojshme!

Duke pasur parasysh vështirësitë që përmendem më sipër po nisemi nga shërbimet më të thjeshta që nuk kanë nevojë të vijnë tek ju për momentin por mund të kryhen më vonë:

  • Ju lutemi për momentin mos kryeni shërbime estetike; qethje, larje, prerje thonjsh/thundrash, apo të tjera.
  • Ju lutemi shtyni për me vonë vaksinat që mund të presin të jepen pas disa kohësh (përjashtim bëjnë këlyshët apo kotelet).
  • Sterilizimet dhe kastrimet mund te realizohen pas përfundimit të karantinës.
  • Tek kafshët shtepiake pastrimi i dhëmbëve mund të shtyhet për muajt në vazhdim.
  • Në varësi të problemit, jeni JU që vendosni se çfarë NUK është një emergjencë dhe që mund të presë të realizohet pas karantinës.

Ashtu si dhe e thamë; tregoni kujdes dhe përgjegjësi në marrjen e vendimeve tuaja.
Ne të gjithë së bashku jemi pjesë e situatës që po kalojmë!

RUAJ VETEN DHE TE TJERET!

Përgatitur nga Mjekësia Veterinare Shqiptare