Që ta njohim mirë qenin tonë, të njohim shënjat e një qeni të shëndetshëm, do të thotë që kur e dime që dicka nuk shkon me të , mund ta cojmë tek mjeku veteriner në kohë.
Që ta njohim mirë qenin tonë, të njohim shënjat e një qeni të shëndetshëm, do të thotë që kur e dime që ka dicka që nuk shkon me të , mund ta cojmë tek mjeku veteriner në kohë.Kur ne si mjek veteriner egzaminonjmë qenin tuaj , ne në përgjithësi fillojmë me hundën , duke vazhduar deri tek bishti.Të veprojmë në të njëjtën mënyrë dhe sot :
Hunda e një qeni të shëndetshëm.
Duhet të jetë e pastër dhe pa asnjë rrjedhje.Fjalët se “hunda e qenit duhet të jetë e ngrohtë ” janë thjesht të pavërteta, një mit. Gjatë ditës hunda e një qeni mund të jetë e ngrohtë , e ftohtë , apo e thatë.Por në qoftë se një nga këto paraqitjet zgjat për një kohë , nëse hunda është e thatë me plasaritje , atëhere qeni juaj duhet të cohet tek veterineri.
Sytë :
Sytë e një qeni të shëndetshëm duhet të jenë të qartë dhe të pastër .Disa rraca qensh në mënyrë natyrale mund të kenë shënja nga loti i syrit , por qentë në pjesën më të madhe të kohës sytë e qenit duhet të jenë të pastër dhe me shkëlqim.
Veshët:
Veshët e një qeni normal duhet të jenë të pastër dhe pa prezencë aromash të ndryshme.Përsëri duhet të kemi parasysh se janë disa rraca qensh që mund të kenë qime ne kanalin e veshit dhe do të kenë nevojë për më shumë pastrim dhe kujdes të veshit sesa qentë e tjerë.
Dhëmbët:
Dhëmbët e një qeni të shëndetshëm duhet të jenë , pa tartar , dhe mishrat e dhëmbëve në gjëndje të shëndetshme.Ne kur bëjme vizitën kontrollojmë për një shënjë të një goje që vjen erë të keqe, apo gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve ,apo probleme të ndryshme gjatë ngrënies.
Gëzofi i një qeni të shëndetshëm
Gëzofi duhet të jetë me shkëlqim të plotë.Pa shënja të prezencës se parazitëve apo irritm të lëkurës.
Pesha :
Pesha e qenit duhet të jetë një peshë optimale.Në qentë e ditëve të sotme , mbipesha është një problem që haset shpesh.Qeni ynë duhet të ketë një pamje që të tregojë një trup të rregullt, ajo c’ka tregon me drejt nëse ai është në peshën e tij/saj optimale është ; gjatë prekjes së brinjëve të qenit ne duhet ti ndjejmë ato lehtësisht.Brinjët e qenit nuk duhet as të duken lehtësisht me sy ( atëhere ai/ajo ëshstë i/e dobët më shumë sesa duhet ,) , as nuk duhet te mos ndjehen fare gjatë prekjes së tyre ( atëhere kemi të bëjmë me një qen më të shëndoshë sesa duhet).Gjithashtu qeni duhet të vrapojë dhe luajë pa ndjerë lodhje, lehtësisht.
Putrat:
Putrat janë një pjesë e rëndësishme e trupit të qenit tonë.Ato ( putrat) duhet të mbahen të pastra me thonj të prerë rregullisht për ti mos shkaktuar probleme ne ecje qenit.Kini parasysh që herë pas here të shikoni midis gishtërinjëve për ndonjë trup të huaj , skuqje apo enjtje, të shpeshta janë rastet kur ne si veterinerë gjejmë dëmtime të ndryshme midis gishërinjëve apo të fshehura nga qimet e dendura në pjesën e putrave.
Shënjat e një qeni të sëmurë:
Një qen që nuk ndjehet mirë , shfaqet shpesh herë letargjik dhe ndonjëherë dhe nervoz.Duam të theksojmë se qeni për nga natyra përëpiqet të fshehë një shqetësim apo kur nuk ndjehet mirë.Prandaj nëse qeni juaj nuk ka temperamentin e zakonshëm , atëhere mund të kemi të bëjmë me shënjat e para të një sëmundje .Është shumë e rëndësishme të jesh në gjëndje të tregosh difirencimin midis një gjëndje normale të qenit dhe asaj jo normale.Kjo ju bën që ta sillni qenin në klinikën tonë kur shqetësimet dhe problemet shëndetësore sapo kane filluar.Theksojmë se një qen që sillet në kohën dhe momentin e duhur , kemi më shume mundësi ta shrohim më shpejt dhe sigurisht me më pak shpezime.Gjithmonë nëse keni një shqetësim sado i vogël t’ju duket mos ngurroni të bisedoni me veterinerin tuaj .
Shpesh mund të kemi të bëjmë me dicka serioze që ne si pronarë , nisur dhe nga dëshira pozitive mund të mos e vëmë re.
Përgatiti materialin Egli Ozuni
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë