Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Shpendët » Gripi i shpendëve. Pyetje-Përgjigje

Gripi i shpendëve. Pyetje-Përgjigje

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

Avian influenza-H5N8

Gripi i shpendëve është një sëmundje zoonose që mund të kalojë nga kafshët (shpendët) tek njeriu!

Gripi shpendëve shkakton dëme të mëdha ekonomike dhe H5N8 konsiderohet me rrezik të madh përhapje dhe nje prej formave me të rënda të këtij virusi (HPAI).

Çfarë është gripi i shpendëve dhe si përhapet? 

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që mund të prekë speciet e zogjve në të gjithë botën. Sëmundja mund të ndryshojë shumë shpejt nga raste të lehta, në raste të rënda, në varësi të llojit të virusit të përfshirë. 

Prezenca e virusit në njerëz, rezulton nga kontakti i drejpërdrejtë me zogj të sëmurë. Përhapja e virusit ka ndodhur në shumë vende, përfshirë SH.B.A., pjesë të Azisë, Europës dhe Afrikës.

 Cilat kafshë preken nga Gripi i shpendëve? 

Ashtu sic dhe e spjegon dhe vetë emri: Influenca e shpezëve prek kryesisht speciet e shpendëve të egra dhe ato shtëpiake. 

Shpendët e ujit mund të mbartin sëmundjen por pa shfaqur shënja klinike, pra pa u sëmurur. 

Shpendët janë shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjes dhe mund të ngordhin në një numër të madh brenda një kohe të shkurtër.

 Disa lloje të virusit mund të prekin gjitarët, të tillë si derra, mace, kuaj, qen dhe ferre. 

Si rrezikojnë shpendët dhe kafshët në fermën time, të preken nga virusi? 

Në zogj, gripi i shpendëve përhapet me kontakt të drejtpërdrejtë me  jashtëqitje ose sekrecione të frymëmarrjes të zogjve të infektuar. Rikujtojmë se kryesisht përhapja në kontinente dhe shtete të ndryshme, vjen si pasojë e levizjes së zogjëve shtegëtare dhe export-importi i pakontrolluar e shpendëve. Virusi mund të jetojë për një kohë të gjatë në mjedis dhe mundet gjithashtu të përhapet nga veglat e punes dhe paisje dhe objekte të ndryshme (p.sh., këpucë, veshje, pajisje) të kontaminuar me virus. 

Kafshët e tjera të prekura ndodhim kryesisht si pasojë e ekspozimit nga gëlltitje e zogjve të infektuar.

Si ta kuptoj nëse virusi është prezent në fermën time? 

Shpendët e prekur nga virusi do të shfaqet të stresuara, me pendë të çrregullta dhe të dëmtuara dhe me humbje oreksi. Zogjtë mund të kenë diarre të hollë si ujë, që në fillim shfaqet me ngjyrë jeshile dhe më pas ndryshon në ngjyrë të bardhë.Lafshat e shpendëve shpesh janë të enjtura dhe mund të shfaqen me ngjyrë blu. Enjtjet mund të shdaqe dhe rreth syve dhe në qafë. Këmbët mund të shfaqen me hematoma hemoragjike(Petechiae). Prodhimi i vezëve bie dhe zakonisht ndalet tërësisht. Në rastet e rralla, virusi, mundet të prekë trurin duke shkaktuar përdredhje të qafës, ecje në mënyrë rrethore (harkore), ose paraliza. Shpendët e prekura mund të ngordhin papritur. 

Tek kafshët e tjera, ndër shenjat që vërehen janë : temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhe disa prej tyre që janë në gjëndje më të rëndë mund të ngordhin.

 A mundet  që Gripi i shpendëve të prekë njeriun? 

Përgjigja e menjëhershme është: PO. 

Njerëzit mund të infektohen me të njëjtin virus të gripit të shpendëve, por shumica e rasteve në njerëz kanë qenë nga kontaktet e drejtpërdrejta me shpendët e sëmurë. Disa raste të transmetimit nga njeriu tek njeriu janë raportuar, por janë shumë të rralla. 

Shenjat klinike tek njerëzit mund të përfshijnë enjtje dhe skuqje të indeve rreth syve (conjunctivitis), shënja të ngjashme me gripin (si; ethe, dhimbje trupi). Në raste shumë të rralla personi i prekur mund të vdesë. 

Kë duhet të kontaktoj, nëse unë dyshoj për prezencë të Gripit të shpendëve? 

Tek Kafshët – Kontaktoni menjëherë Mjeku Veteriner! 

Tek Njerëzit – Kontaktoni menjëherë Mjekun e familjes!

Si mund ti mbroj shpendët e fermës simë nga Gripi shpendëve? 

Përpiquni të ms lejoni kontakt midis pulave apo shpendëve të tjerë të fermës suaj dhe zogj të egër, sidomos shpendët e ujit. Përdorni masa të rrepta të biosigurisë, të tilla si pastrimi dhe dezinfektimi i objekteve të që gjenden në fermë, veglat e punës si dhe masa të kontrollit të insekteve, minjve etj që mund  të përhapin e virusin. 

Vaksinat duhen të përdoren për të ndihmuar në kontrollimin e një shpërthimi të mundshëm. 

Si mund ta mbroj veten nga gripi i shpezëve? 

Infeksioni i gripit të shpendëve tek njerëzit është e rrallë, gjithsesi duhet mos neglizhuar rreziku i mudshëm. Në fermën tuaj përdorni rroba mbrojtëse të tilla si maska, doreza dhe syze sigurie., kur punoni me zogj ose shpendë të tjerë. Shmangni prekjen e syve ose gojës derisa të lahen duart tërësisht me ujë dhe sapun. Punonjësit e laboratorëve që bëjnë testimin e sëmundjes dhe Mjekët Veterinerë, duhet të marrin masa shtesë të sigurisë.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

Burimi informacionit: CDC

Ndalohet ribotimi pa lejën e redaksisë .

Në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit