Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Kafshët e fermave- Blegtoria » Çështë Struma (Gusha) tek Dhitë dhe si trajtohet ajo?

Çështë Struma (Gusha) tek Dhitë dhe si trajtohet ajo?

(Një përmbledhje e përgjithëshme)
Struma (Gusha) është një sëmundje që vjen si pasojë e zmadhimit të gjëndrave tiroide. Emrin e ka marrë nga sëmundja me të njëjtin emër tek njerëzit.
Enjtja lokalizohet në mesin e qafës nga pjesa e përparme e saj, nën nofull ku dhe ndohen gjëndrat tiroide. Ajo shkaktohet ose nga deficenca e jodit ose si pasojë e ndikimit të substancave që interferojnë me marrjen e jodit në ushqime.
Deficenca e jodit në në tokë në disa regjione të botës është mjaft e njohur. Racat e dhive variojnë në ndjeshmërinë e tyre kundrejt strumës (gushës).
Kështu dhitë Boere janë mjaft të ndjeshme kundrej këtij fenomeni.

Shënjat klinike: Shënjat përfshijnë zmadhimin e tiroideve dhe rënien e eficencës riprodhuese tek adultët. Kecat e prekur nga ky symptom, mundet të lindin me tyroide të zmadhuara, lindin të dobët si dhe kanë një mbulesë leshi jo të mirë si kecat normalë. Ata mund të vdesin disa orë mbas lindjes.

Diagnoza: Nekropsia është mjaft e vlefshme në këtë rast, për të ndihmuar në diagnostikimin, luftimin dhe parandalimin e saj.

Trajtimi dhe Parandalimi: Gusha (struma) si pasojë e mungesës së jodit trajtohet duke shtuar jodin në ushqime, sidomos tek dhitë barse.
Mund të përdoret krypa e Jodizuar, nëse burimi i lirë i Jodit nuk egziston. Gusha kongjenitale që shkaktohet nga goitrogenët mund të parandalohet, duke mos mos i ushqyer me foragjere që interferojne me marrjne e Jodit. Kjo gjë duhet bërë sidomos gjatë mbarsmërisë. Mund të shtohet në ushqime dhe Jodi si supplement.

Atëhere lind pyetja: Cilat mund të jenë foragjeret që ndikojnë në marrjen e jodit?

Përgjigje: Foragjere ka disa, por rol të rëndësishëm frenues luajnë ato të familjes Brassica si: lakër foragjere, repa, kokrat e sojës. Rol negativ lozin edhe glukozidet cyanogene. Duhet të kemi parasysh, sidomos ns dhite apo dhents që rriten në regjim stallor, por edhe ato kullosor, sidomos për kafshët barsë, që në rast se niveli i jodit është më i vogël se 8 miligram për 100 ml, (qumesht) të cilat janë vlera suboptimale krijojnë problem. Problemi, si pasoje e këtij niveli të ulët , do të vërehet tek kecat dhe qengjat.

Burimi informacionit: Facebook/Mjekesia Veterinare Shqiptare