Ky ekotip ka një shtrirje të vogël gjeografike dhe është i
përhapur në zonën:
Zona e Shkodrës Velipojë, Dajç, Bushat,
Gruemirë, Shirokë dhe në disa ferma të tjera.
Përshkrimi:
Dhitë kanë ngjyrë të kuqëremtë, me kokë të zgjatur dhe
të mprehtë, brirët e hollë, gjysëmhënë anash, veshë të
mëdhej dhe të varur poshtë. Gjymtyrët të drejta dhe të
zhvilluara mirë, thundrat ngjyrë të zeza, të forta. Gjiri i
zhvilluar me drejtim nga barku, thitha të drejta, të gjata
dhe të njëtrajtëshme. Muskulatura e barkut është e
zhvilluar dhe e dalluar në pjesën e përparme.
Sistemi i mbarështimit është ekstensiv duke shfrytëzuar
kullotat natyrale dhe 2- 3 muaj regjim stallor si dhe ju
suplementohet racioni ditor i ushqimit me një sasi të
vogël koncentrate ( një muaj para dhe pas pjelljes ) për
periudhën Janar – Mars.
TREGUESIT FEMRA MESHKUJ
Pesha e Gjallë, në Lindje/Kg 2.1 – 3.0 2.2 – 3.3
Pesha e Gjallë, në Këputje ( 70 ditë) /Kg 12.3 – 13.2 12.5 – 14.0
Prodhim Qumështi / për Dhi/Litra për krerë 130 – 210
Ditë mjelje Mesatare/ ditë 180- 220
% mesatare e Yndyrës, në qumësht 3.2 – 4.0
Pjelloria në % 98
Pjellshmëria në % 106 – 112
Periudha e Ndërzimit 25.8 – 30.9
Pesha e gjallë e dhive mbi 2 vjeç është 44 – 48 kg,
kurse e cjepëve 65 – 75 kg, mosha në këputje e kecave
është 65 – 70 ditë. Ky ekotip ka periudhën më të gjatë
të laktacionit i cili fillon në ditët e para të muajit Mars.
Drejtimi i prodhimit është qumësht – mish.
Treguesit e Eksteriorit
TREGUESIT FEMRA MESHKUJ
Lartësia në Xhidavi/cm 55 – 65 65 – 75
Gjatësia e Trupit / cm 60 – 68 62-70
Perimetri i Gjoksit /cm 80 – 85 82 – 90
Gjatësia e Kokës / cm 19 – 22 23 – 27
Gjerësia e Kokës / cm 14 -16 13 – 17
Prania e Brirëve / cm Po Po
Mosha Mesatare / në vite 2 – 6
Pesha e Gjallë / Kg 46 – 48 65 – 72
Burimi informacionit:
Autorë: As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema
Ju lutemi në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit