Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Fizioterapia Veterinare

Fizioterapia Veterinare

C’farë është Fizioterapia Veterinare?

Përgatiti Dr Emilian Shabani
Pedagog pranë Fakultetit të Veterinarisë UB Tiranë

Terapia fizike apo fizioterapia është shkencë aplikative mejkësore që studion metodat, mjetet dhe mënyrat që përdoren për të trajtuar pacientët me nevoja fizike specifike.

cropped-logo2.jpgPërdorimi i metodave të terapisë fizike i ndihmon pacientët për minimizimin e dhimbjeve dhe për të ruajtur funskionet bazike lokomotore (ulja, ngritja, ecja, etj).

Për herë të parë terapia fizike u përdor në SH.B.A në vitin 1914, për reabilitimin e ushtarëve pas luftës. Në vitet pasuese shkenca e fizioterapisë u zhvillua me hapa galopante si në mjekësinë humane ashtu dhe atë veterinare, dhe sot është e ndarë në subspecialitete si fizioterapia ortopedike, sportive, e sindromit të dhimbjes kronike, postkirurgjikale dhe e pacientëve me nevoja specifike gjatë dhe pas sëmundjeve të ndryshme. Qëllimi kryesor i fizioterapisë është aktivizimi sa më i shpejtë i strukturave me funksion të çrregulluar, rritja e shkallës së fleksibilitetit, përmirësimi i lëvizjes funksionale dhe vitalitetit indor të dëmtuar. Tekanikat bazë që përdor fizioterapia lidhen me aktivitetin ushtrimor fizik, me terapinë termale, terapinë me ujë (hidroterapia), terapinë elektrike, terapinë me dritë specifike, terapinë me ultratinguj, etj.

Terapia manuale apo terapia manipulative i referohet një morie praktikash aplikative pasive që fizoterapisti përdor për përmirësimin e kondicioneve të ndryshme neurale dhe muskuloskeletore. Terapia manuale është një komponent vital i menaxhimit multimodal në fushën e fizioterapisë sepse plotëson strategjitë e tjera të trajtimit fizik si terapinë ushtrimore, agjentët elektrofizikë, përmirësimin funksional, etj. Teknikat e lëvizjes pasive të terapisë manuale përdoren si teknika vlerësuese dhe menaxhuese.

Dr Emilian Shabani