Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Leukoza e maceve- Feline Leukemia Virus- FeLV

Leukoza e maceve- Feline Leukemia Virus- FeLV

Dr Atalvin Zhiva

FeLVLeukoza e maceve- Feline Leukemia Virus- FeLV është quajtur me këtë emër për shkak të mënyrës sesi sillet brenda qelizave të infektuara. FeLV është një retrovirus. Ashtu si të gjitha retrovirusët e tjerë ( Imunodeficenca e maces-FIV, Imunodeficenca humane-HIV), këta lloj virusësh me anën e një enzime që prodhojnë, kanë aftësinë të transmetojnë një kopje të materialit të tyre gjenetik tek qelizat e prekura (që infektojnë). Megjithëse këto viruse ndryshojnë në formë, madhësi si dhe gjenetikën e tyre, shumë herë macet e prekura me FeLV kanë të njëjtat simptoma si macet e prekura nga FIV.

Si përhapet virusi i FeLV?

Dua të theksoj fillimisht se ajo c’ka është më e rëndësishme që të dimë është së virusi FeLV, nuk e prek njeriun , pra nuk është zoonoze. Po ashtu nuk mund të preken dhe kafshë të tjera ( qen, lepuj, zogj etj), por ky infeksion kalon vetëm nga macja tek macja.

Macet e prekura me FeLV janë gjithmonë një burim infeksioni për macet e shëndetëshme.

Virusi lëshohet në sasi të mëdha në forma të ndryshme si; me anën e jargëzimeve, sekrecioneve nga hunda, por gjithashtu edhe në urinë, fekale si dhe nga qumështi i maceve të prekura. Transmetimi i virusit nga macja tek macja mund të ndodhë si pasojë e;

mace luftojnea)një kafshimi të lehtë (sado pak që të jetë ky kafshim),

 

macet krihenb)përgjatë krehjes dhe lëpirjes që macet i bëjnë njëra-tjetrës,

mace ndajne ushqiminc)megjithëse rrallë ky transmetim mund të ndodhë dhe nëpërmjet përdorimit të përbashkët të kutisë së rërës për nevojat e tyre personale, apo dhe enët ku ushqehen.

d)Transmetimi mund të ndodhë dhe nëpërmjet maces mëmë ndaj koteleve të saj, qoftë para lindjes (gjatë shtatzanisë) apo pas lindjes ( me anën e qumështit).

Pra thamë se macet me anën e formave të shumta mundet t’ua transmetojnë këtë virus maceve të tjera, por lajmi i mirë që kam për ju është se ky virus ( megjithë format e shumta të burimit nga kafsha e prekur), nuk reziston gjatë në ambjente të ndryshme, shkatërrimi i tij në ambjentet shtëpiake, ndodh brenda vetëm pak orësh.

Kush janë macet më të rrezikuara që mund të infektohen?

Pra sic mundet ta keni kuptuar, macet që rrezikohen me shumë nga prekja me FeLV janë macet që jetojnë pranë maceve të infektuara, si psh:

  • Macet që jetojnë në një shtëpi me macet e prekura, apo që kanë një sëmundje të “panjohur”.
  • Macet që jetojnë brenda në shtëpi , por që herë pas here dalin edhe jashtë duke ekspozuar kështu veten e tyre ndaj kafshimeve nga mace të panjohura (që mund të jenë të infektuara).
  • Kotelet e lindura nga mace që janë tashme të prekura nga FeLV

Kotelet e vogla janë shumë herë më të rrezikuara sesa macet e rritura që të infektohen nga virusi. Macet e rritura kanë një rezistence më të madhe ndaj virusit, sesa kotelet e vogla. Psh nëse flasim me numra do të themi se ndërsa kotelet janë 100 % të rrezikuara nga FeLV ( pra do të preken të gjitha që ekspozohen), macet e rritura do të preken vetëm në 30% apo dhe më pak të rasteve.

Por të mos krijojmë idenë e gabuar, sigurisht që nëse një mace (e rritur apo kotele) ekspozohet ndaj virusit te FeLV, mund të preket nga virusi nësë është i/e ekspozuar në shkallë të gjerë.

Kush janë problemet që përball një mace e infektuar me FeLV?

Virusi i leukozave tek macet ndikon negativisht në shëndetin e maceve të prekura në shumë mënyra. është shkaku më i zakonshëm që hasim tek macet me kancer, po ashtu mundet të shkaktojë c’rregullime të mëdha në gjak, apo të dëmtojë rëndshëm sistemin imun të pacientit duke e ekspozuar kështu ndaj prekjeve nga infeksione të tjera. Në ambjentin e përditshëm mund të jenë prezent shumë viruse, protozoar, bakterie, infeksione fungale, etj , që normalisht nuk e prekin një mace me sistem imun të shëndetshëm, por kjo nuk ndodh me macet e prekura me FeLV, të cilat për shkak të dobësimit të sistemit imun janë të rrezikuara ndaj c’do problemi të mundshëm për shëndetin e tyre. Këto infkesione dytësore janë përgjegjës për shumë nga sëmundjet që lidhen me FeLV.

Shënjat klinike:

mace semurePërgjatë fazës fillestare të infeksionit, është normale që të mos hasim asnjë shënjë klinike. Megjithatë me kalimin e kohës- javë-muaj, apo dhe vite, shëndeti i maces degjeneron duke u përkeqësuar në mënyrë progresive ose fillimin e shfaqjes se shenjave klinike sic mund të jenë:

 

  • Humbje oreksi
  • Gjëndrat limfatike të zmadhura
  • Humbje peshe e ngadalëshme por progresive
  • Ethe
  • Mukozat e gojës dhe membranat e tjera të zbehta
  • Inflamacion i mishrave të dhëmbëve (xhinxhivite) dhe mishrave të gojës (stomatite)
  • Diarre e vazhdueshme
  • Infekson të lëkurës, të fshikzes urianre, të rrugëve te sipërme të frymëmarrjes.
  • Probleme neurologjike, epilepsi, apo ndryshime në sjellje.
  • Probleme të ndryshme me sytë dhe shikimin.
  • Tek macet që nuk janë të sterilizuara hasen abortime dhe probleme të tjera të rrugëve të riprodhimit.
  • Gjëndje e keqe e gezofit (macja nuk kujdeset mjaftueshëm)

Leukoza e maceve mund të ndahet në 2 faza. Virusi i FeLV është i pranishëm në gjak gjatë të dyja fazave të ndryshme të infkesionit. Kjo gjëndje quhet viremi.

Viremia fillestare; në gjendjen e fillimit të infeksionit. Gjatë kësaj faze, disa mace janë gjëndje të kundërpërgjigjen ndaj virusit me anën e sistemit imunitar duke qënë të sukseshme ta largojn virusin nga gjaku i tyre dhe në këtë mënyrë ndalojnë gjëndjen të përparojë në fazen e dytë të viremisë.

Viremia sekondare është faza e dytë dhe karakterizohet nga progresim te infeksionit FeLV në inde dhe palcën e kockave. Nëse infeksioni kalon në këtë fazë, atëhere fatkeqësisht nuk mund të kemi kthim prapa duke e bërë kështu macen mbartëse të përherëshme të virusit të FeLV.

Diagnostikimi:

Testet e gjakut që kanë një përdorim të gjerë janë 2 llojesh. Mënyra e diagnostikimit të tyre është e njëjtë duke bërë të mundur gjetjen e proteinave të lëshura nga virusi që qarkullojnë në gjak.

1- ELISA quhet testi që gjendet në shumicën e klinikave veterinare. Ky test bën dallimin e FeLV në të dyja fazat e virusit (fillestaren dhe sekondaren).Shaker Veterinary Hospital Web Images

2-IFA është nje test tjetër që po ashtu diagnostikon me anën e gjakut nëse macja është e prekur apo jo me FeLV. Nëse kryhet ky test , kampion gjaku duhet të dergohet në laboratoret e specializuara për të kryer analizat. Ky test bën gjetjen vetëm në fazën sekondare të infeksionit, c’ka do të thotë që macja tashmë është e prekur për gjithë jetën.

Testi ELISA mundet të jetë i vetmi që të përdoret, por për shkak të raporteve fallc-pozitive, rekomandohet të bëhet verifikimi me testin IFA për të qënë më të sigurt në vendosjen e diagnozës.

Në praktikat veterinare nisur nga testi ELISA si dhe nga shënjat klinike, vendosja e diagnozes përfundimtare është e saktë.

Bazuar në një pyetësor të forumit Mjekësia Veterinare Shqiptare, Mjekët Veterinerë në shumicat e klinikave në Shqipëri, bazohen në shënjat klinike të sëmundjes.

Sa i përhapur është infeksioni?

Në Shqipëri dhe Kosovë, nuk kemi të dhëna të sakta rreth përhapjes së FeLV të maceve. Por ky infeksion është i përhapur në të gjithë botën. Prevalenca e infeksionit ndryshon shumë në varësi të moshës, shëndetit, mjedisit dhe mënyra e jetesës. Bazuar në të dhënat që paraqiten në Amerikë, përafërsisht 2-3 % e maceve janë të infektuara me FeLV.

Pyetja më e rëndësishme që mund t’ju ketë lindur është: Si ta ruaj unë macen time nga ky infeksion?

E vetmja mënyrë e sigurt që mund të mbrojë macen tënde nga FeLV është mos ekspozimi ndaj maceve që mund të jenë të prekura. Kij parasysh se:

  • Këtë mund ta arrish duke e mbajtur macen tënde vetëm në ambjente të mbyllura (brenda në shtëpi). Nëse do e lejoni macen tuaj të dalë në ambjente rreth shtëpisë, përpiquni ta mbikqyrni atë duke mos e lejuar që të zihet apo luftojë më mace të tjera, mos harroni se infkesioni përhapet me anëna e kafshimit.
  • Kur adoptoni apo merni një mace të re, sigurohuni për gjithcka duke e cuar tek Mjeku Veteriner, në këtë mënyrë do të mësoni nëse ajo mace ka apo nuk ka shënja klinike të FeLV apo sëmundje të tjera.
  • Vaksinimi i maceve të shëndetëshme me vaksinën e FeLV sipas këshillës së Mjekut Veteriner. Theksoj se vaksinimi i maceve të infektuara tashmë, nuk ka asnjë efekt dhe është i padobishëm.

mace e merziturPër të gjithë dashamirësit dhe pronarët e kafshëve: Në të gjitha rastet kur ju vëreni se dicka nuk shkon mirë me macen apo macokun juaj, kontaktoni menjëherë Mjekun Veteriner. Shpesh koha e paraqitjes në klinikë në kohën e duhur mund të ndihmojë në kalimin me sukses të problemeve të ndryshme.

Materiali u përgatit nga Dr Atalvin Zhiva.

Burimi informacionit: American Association of Feline Practitioners

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit!

Lejohet përdorimi i materialit për arsye edukative gjithmonë duke përmendur autorin dhe burimin e informacionit!


Na shkruani