Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » 10 Hibridet që mund të mos i kishit dëgjuar më parë.

10 Hibridet që mund të mos i kishit dëgjuar më parë.

Hibrid = Hybrid= një kafshë apo lule(bimë) që përfitohet nga kombinimi i dy kafshëve ose bimëve të ndryshme duke përfituar kështu një lloj të ri.

Përvec se kryqëzime qensh dhe maces të rracave të ndryshme, kur flasim për kafshë hibride, na shkon mendja menjëherë tek Mushka. Kjo kafshë e fuqishme dhe punëtore (por pak kryenece) që përfitohet nga kryqëzimi i kalit me gomarin femër (gomaren, gomaricën).

Me poshte do ju sjellim një artikull informativ dhe edukativ për disa hibride të vecanta, që disa prej tyre mbase asnjëherë nuk i keni dëgjuar më pare.

Hercules i cili është një Liger prej më të mëdhenjëve të llojit të tij.

Hercules i cili është një Liger prej më të mëdhenjëve të llojit të tij.

Luan dhe Tiger (Liger)

Quhet kështu kryqëzimi mes një luani mashkull dhe një tigri femër. Mendohet se ky hibrid është specia më e madhe e familjes së felineve (si shkak i kombinimit gjenetik të këtyre dy specieve). Kjo kafshë rritet deri në 3.6 metra e gjatë. Ky lloj hibridi egizton vetëm në kushtet e mbyllura ( që në shekkullin e 19-të), kjo për faktin se kushtet natyrore të vendit ku jetojnë luanët nuk përputhen me kushtet natyrore që kërkojnë tigrat. Gjithsesi këto kryqëzime mund të gjenden prezente në shumë kopshte zoologjike në botë.

————————————————————–

Cift Tigonesh

Tigër dhe luan (Tigon)

Hibrid që në vështrimin e përgjithëshëm duket i njëjtë me kryqëzimin e lartpërmendur (Liger) por ndryshon pasi ky përfitohet nga kryqëzimi i një tigri mashkull me një luan femër (luaneshë). Ky hibrid është pak më i vogël në trup sesa Liger. Këto feline (Tigon) nuk gjenden aq shpesh sa Liger-at por janë po aq të bukura. Ashtu si dhe Liger, macet Tigon nuk gjenden në ambjente natyrore por vetëm në kushte robërie (të mbyllura).

————————————————————–

Zorse

Zebroid quhen të gjitha hibridet që përfitohen nga kryqëzimi i Zebrave me njëthundrakë të tjerë ( kuaj, gomerë etj).

Kryqëzimi i kuajve me zebrat (Zorse) është më i njohuri dhe më i përhapuri. Hibridet e përfituara nga ky kryqëzim kanë një paraqitje të këndëshme me një kombinim të dukshëm të vijave mbi kurriz.


Zorse2Zorse kanë tiparet e një kali por me kurrizin e vijëzuar si zebrat. Në varësi të llojit të kalit ( rracës) mund ti hasim dhe me ngjyrë të bardhë (ose mermertë) me disa shirita në pjesë të ndryshme të trupit.

Zonkey

Kryqëzimi i gomarit me zebrën quhet Zonkey. Kini parasysh se duke njohur natyren dhe paraqitjen e te dy specieve këto hibrid hyne me shumë në familjen e Mushkës.. Duke ditur se shpesh jetojne ne habitate te njejta , si në psh Afrikë, këto kafshë hasen dhe në natyrën e egër.

————————————————————–

grolar

Ariu i murrmë dhe ariu polar (Ariu Grolar)!

Ariu Grolar ka paraqitjen e një ariu thinjosh (të nthinjur) nga kombinimi i gëzofit të murrmë me gëzofin e bardhë të ariut polar. Hibridi ka dalë me një paraqitje mes dy arinjëve. Me një trup që është më i madh se një ari i murrmë dhe më i vogël sesa një ari polar.
WOPA070227_D004
Gëzofi i këtij hibridi paraqitet me ngjyrë gri ose qime me nuanca të verdha. Ajo c’ka është interesante është se këto kafshe gjenden dhe ne natyrën e egër ndryshe nga shumë hibride të tjera të kafshëve.

————————————————————–

Wholpins

Balena dhe delfini (Wholphins)

Ky hibrid është përfituar nga një kombinim tepër i rrallë i balenave vrasëse dhe delfineve. Përvec se në akuariumet e mbyllura, është raportuar se ky hibrid jeton dhe në botën e egër, por akoma nuk është vertetuar nëse është e vërtetë apo jo.

————————————————————–

Cama

Devete e familjes Camel dhe Lama ( Cama).

Një laborator ne Dubai zhvilloi këtë hibrid mes dy deveve; Camel dhe Lama me anën e insiminimit aritficial. Qëllimi ishte që të krijohej një kafshë me forcën fizike të një deveje (të gjithë e dimë sa gjatë mund të durojnë ato pa ujë) dhe të përfitohej temperamenti i qetë i një lame. Megjithëse në disa raste ky hibrid funksionoi , sërisht nuk mundi të ketë një përhapje dhe përdorim në jetën e përditëshme.

————————————————————–

beefalo

Buajt e përfituar nga kryqëzimi i gjedhit për mish dhe bizonit amerikan: Beefalo. Përpjekjet për të kombinuar këto dy lloje datojnë që në shekullin e 19-të. Qëllimi ishte që të kombinoheshin atributet e tyre më të mira. Në fakt, hibridi beefalo janë vërtet një sukses. Ata jetojnë në tufa si bagëti dhe janë në gjendje të përballoj të ftohtin më mirë, si dhe kanë natyrën e urtë të gjedhit. Mishi i Beefalove është më e ulët në yndyrë dhe kolesterol se sa mishi i një lope të rregullt.

————————————————————–

coywolves

Coyote dhe ujku (Coywolf).

Ta fillojmë duke e spjeguar me pak fjali se c’farë është Coyote (Kojota). Coyote është një kanid e cila gjendet mes ujkut dhe qenit për nga madhësia trupore. Jeton në Amerikën e Veriut megjithëse ka jetuar më së shumti në shkretëtirat Amerikane, tani është përshtatur më së miri me kushtet jetesës duke u përhapur në gjithë Amerikën. Hibridi i përfituar nga Coyote dhe Ujku është me i vogël në trup sesa një ujk, dhe më i madh sesa një Coyote, por në pamje të parë i afrohet më shumë paraqitjes se jashtëme të ujkut. Studiuesit kanë vërejtur se ulërimat e lëshuara nga Coywolf janë unike dhe një përzjerje mes këtyre 2 specieve.

————————————————————–

Derri i epokes se hekurit

Derri i epokës së hekurit

Sic e përshkruan dhe emri ky lloj hibrid derri është krijuar që të duket si derrat që gjendeshin shume shekuj të shkuar. Fosilet e gjetura tregojne se këta derra ishin me të vegjël se derrat e butë që ne rrisim por më të mëdhenj se derrat e egër që gjenden në natyrë. Për të krijuar derra të përafërt studiuesit vendosën të kryqëzonin derrin e butë me derrin e egër. Këto hibride gjenden me së shumti në Europë në rezervte të caktuara, por gjithashtu gjenden dhe në natyrë të egër në pyjet e Australisë.

————————————————————–

DZO

Kryqëzimi mes gjedhit dhe Yak (Dzo)Dzo

Atëherë të sjellim me pak fjaë se c’farë është Yak. Yak është një gjedh (familja Bovine) trupvogël dhe me qime të gjatë që jeton në Himalaje, Azinë qëndrore, si dhe në Mongoli dhe Rusi. Hibridi (i quajtur Dzo) i përfituar nga kryqezimi i gjedhit me Yak, pretendon të jetë rezistent në zonat e lartpermendura por të jetë më shumë produktiv sesa gjedhi vendas.

Burimi informacionit: http://www.heavy,com

Përgatiti MV Egli Ozuni

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com

Po ashtu egiztojnë dhe disa hibridë të tjera që bota e internetit është e mbushur plot (i gjeni me shumicë në google). Hibridët e dalë nga fotoshopi (photoshop). Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre… 🙂

derrkuci dele

girafa breshke

harabeli mace


Na shkruani