Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Temperaturat e ulëta të dimrit dhe kafshët

Temperaturat e ulëta të dimrit dhe kafshët

foto ilustruese

Kafshët shtëpiake dhe të egra vuajnë nga i ftohti si edhe njerëzit,sidomos kafshët në moshë të vjetër.

Disa këshilla për të ndihmuar kafshët për tu mbrojtur nga i ftohti:

1.Sigurimi  për hidratimin e kafshës

Duhet ti jepet shumë ujë të gjitha kafshëve pa përjashtim,qen,mace,por edhe lopë, viça,  derra, kuaj etj etj.

Të gjitha kafshët duhet të kenë ujë për të pirë, edhe për kafshët që jetojnë jashtë duhet të kujdesemi që të shkrijmë ujin, pra ta ngrohim në qoftë se uji është i ngrirë.

Edhe kafshët që jetonë në ambiente të mbyllura kanë nevojë për ujë më shumë se normalisht.

2.Visheni kafshën mirë para se të dali për shëtitje.

Për shëtitjet e qenëve ose maceve mos te hezitohet që ato të vishen mirë veçanërisht qentë,macet e vogla dhe ata me të moshuarit, gjithashtu një kujdes i veçantë duhet treguar për qentë dhe macet që kanë qimen e lekurës të shkurtër ose të brishtë.

3.Sasia e ushqimit duhet të trefishohet për qentë dhe macet që jetojnë jashtë shtëpisë, dhe rritet në mënyrë të konsiderueshme për ato që jetojnë brenda shtëpise.
Kuajt kane nevojë për një racion me të madh ,elbi, tërshere, dhe kashte dhe ky racion duhet të jetë i përditshme.

Lopa bën përjashtim nga ky rregull:Lopa është ‘’një uzinë që prodhon nxehtësi ” . Me një temp trupi 39 gradë ajo nuk vuan nga i ftohti.

Reptilët vuajnë më tepër nga të gjithë prej të ftohtit.
Temperatura e mjedisit ku jetojnë reptilët nuk duhet të bjerë nën 22 °.

 Megjithatë, ka kafshë që nuk i ndruhen temperaturave të ulëta.
I ftohti është kënaqësi e arinjve , pandas se kuqe, bizonit Europian dhe kalit Prjewalski. “Këto kafshë janë mësuar me dimra të ashpër në vendin e tyre te origjinës dhe ne nuk kemi nevojë të ndërmarrim masa të veçanta , me përjashtim t’ju japin ujë me bollëk.

Elefantët, dhe strucat janë ndër kafshët më të ndjeshme nga të ftohtët.

Mos harroni se mbi një tokë të ngrirë “zogjtë, nuk munden më të ushqehen dhe kur mbërrin i ftohti,  ata nuk ngordhin prej të ftohtit të madh por më tepër nga uria”

Zogjtë që ne shohim duke fluturuar rreth shtëpive tona, me këtë mot të ftohtë, ata nuk mund të ushqejnë veten e tyre, kështu që mos hezitoni për të vënë në kopshtin tuaj ose në ballkonin tuaj, në skajin e dritares tuaj, ushqim dhe një tas me ujë të vaket.

Përgatiti materialin MV Elda Hoxha


Na shkruani