Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Pyesni Mjekun Veteriner » Për sa kohë dhe si duhet ti magazinoj vezët për zogj pule?

Për sa kohë dhe si duhet ti magazinoj vezët për zogj pule?

zog pule

Pyetje ( me email) : persh…desha mendimin tuaj per dicka qe kam nevoje….une kam ca pula ne shtepi dhe po ruaj vezet ti cel me inkubator…ju lutem sa dite duron veza per ta celur…dmth sa dite duhet te rri perpara futjes ne inkubator .maksimumi?

flm pres nje pergj…

Përgjigje:

Përgjigja e mëposhtme shërben si për ato raste kur vezët do të celen me inkubator po ashtu dhe në rastet që vezët do të celen nga pula.

Për të pasur sa më pak humbje, pra sa më pak vezë që nuk do të mund të celin, një rol kryesor luajnë dhe kushtet e mbajtjes apo magazinimit të vezëve në periudhën para celjes.

Nëse këto vezë ruhen sic duhet do të celin më shumë zogj nga grupi i vezëve që do ti vihen pulës për ti ngrohur ato. Rregulli kryesor (periudha ideale) është që vezët që ruhen të mos e kalojnë periudhën më gjatë prej më shumë se 1 javë. Sa më gjatë të ruhen disa vezë, aq më shumë rrezikon mundësia që këto vezë të mos celin. Periudha maksimale e ruajtjes së vezëve ne kushe shtëpie nuk duhet ti kalojë 3 javë. Në studimet e bëra në kushtet ideale ( temperatura, lagështira etj) është bërë e mundur që të celen vezët pas 3 javësh dhe gjysma e tyre dhe pas 4 javësh. Vezët që magazinohen gjatë duhet të jenë në temperaturë dhome ( jo shume e ngrohtë dhoma, pra jo në guzhinë pranë sobës), temperatura të mos i kalojë 18 gradë celcius. Temperatura ideale e rujtjes është diku tek 10-15 gradë celcius.

Në dhomën ku ruajmë vezët mundësisht lagështira të jetë më e madhe se në dhomat e tjera (preferohet diku tek 70 %). Për të ndaluar prishjen dhe ngjitjen e të verdhës në njërën anë ( si rezultat i gravitetit), veza duhet të rrutullohet me kujdes c’do ditë duke treguar kujdes të mos ta dëmtojmë atë (të verdhën). Vezët që do të zgjidhen të ruhen nuk duhet të lihen në furrikun e pulës për një kohë të gjatë, pro menjënjerhë sapo pula i ka bërë ato, të merren vezët dhe të vendosen në kutinë e përcaktuar për tu ruajtur.

Pra shkurtimisht dhe përfundimisht sa më gjatë ta ruani një vezë, aq më tepër rrezikon dështimi për moscelje të kësaj veze. Ju urojmë sa më shumë zogj dhe rritje të shëndetëshme të tyre!

Përgjigja është përgatitur me përgjegjësi dhe njohuri profesionale nga redaksia e revistës elektronike Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Nuk lejohet përdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë së revistës.

Në rast referimi, ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com

Carton of Eggs pula mbi veze inkubator vezesh


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: