Nga Dr.Agim Nelaj
Zamku (zami) i bletëve, propolisi, është një masë e përzier rrëshinore, regjëse e cila përpunohet nga bletët nëpërmjet sekrecioneve.
Propolisi është një produkt i përbërë organik i grumbulluar dhe perpunuar nga bletë. Bletët e një zgjoji mund të mbledhin brenda një viti, rreth 60-200 gr propolis.
Droga përbëhet nga një masë amorfe e butë, me erë balsamike aromatike, me ngjyrë të verdhë, të gjelbër në kafe të çelur, me shije të hidhur e djegëse, që vjen duke të mpirë.
Propolisi është një produkt rrëshinor i bletëve,kimikisht i ndërlikuar. Ai përmban materiale të mbledhura nga sythe (lumak, burbuqe njomëzake) ose kullime të bimëve (rrëshirë), substanca të paqëndrueshme dhe dyllë, në raportin 1:3.
Nga vjen propolisi?
Ka shume teori te ndryshme. Ekziston nje lidhje e ngushte e perberjes kimike te propolisit, sekrecionit rreshinor te sytheve te specieve bimore, qe sherbejne si kullote e bletes, si: Lenda baze eshte rrëshirë e marre nga halor,pisha, bredhi, plepi, gështënja, mështekna, dushku, pemët frutore, lule dielli, geshtenja e eger dhe geshtenja e bute, qershia, vidhi, lisi, shelgu, frasheri, kumbulla, Keto sekrecione rreshinore, bletet i mbledhin dhe i çojne ne zgjojte e tyre.
Propolisi mblidhet nga bletët në lëkurën dhe sythet ketyre bimëve.
Ai ka përbërje: rrëshirë 50-60%; dyllë 20%; vajra eterike 10%; lëndë minerale 3% dhe polen 6-8%.etj .
Në kontrollin “kromatografi/spectroscopy” është gjetur substanca Methacrylate (ekstrakti etanol i rrëshirës). Bletët marrin pjesë (fragmente) të vogla, të trajtuara pjesërisht dhe të vendosura në corbiculae. Këtyre pjesëzave i është zbuluar struktura kimike: phenylpropanoid prenylated dhe jo-prenylated, terpenoide dhe përbërje të tjera ende të të paraportuara, duke përfshirë edhe dytësorët anthracene. Në disa përbërje janë gjetur dallime mes apices meshkuj dhe femra, midis apices, rrëshirës, dhe propolisit. Apices alecrim janë burim rrëshire për propolisin e gjelbër. Përbërja kimike e apices alecrim duket se ndryshon në mënyrë të pavarur sipas stinës. Ndoshta përbërja e propolisit të gjelbër është më e koklavitur dhe i paparashikueshem sesa mendohej parë.
Kjo lëndë shfrytëzohet nga bletët për mbylljen e vrimave dhe të çarave të zgjoit, për përgatitjen e qelizave të hojeve duke i lyer ato. Nëpërmjet tij familja krijon kushte higjienike,duke veshur trupat e grabitqarëve që hyjnë në zgjua pasi i kane asgjesuar.
Propolisi ka fituar popullaritet si në mjekësinë alternative edhe në ushqimin për përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Japonin.Propolisi zbutet po ta mbash ne dore dhe merr formen si te duash per tia t’ia dhene. Nuk tretet ne uje, por ne alkool 96°, kloroform dhe eter; nuk eshte helmues ne mjekim.
Pse quhet propolis?
Etimologjikisht ka disa origjina, një është nga greqishtja: pros= përgatit e polis=qytet. Keshtu propolisi është një substancë potente antiseptike, që u shërben bletëve në funksionimin normal të jetës së tyre brenda në zgjua.
Vazhdon : Perberja kimike e propolisit
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.