Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Hygroma e bërrylit tek qeni.

Hygroma e bërrylit tek qeni.

hygromeKjo gjëndje haset më së shumti tek pacientët e rracave të mëdha me qime të shkurtër, kryesisht në moshën e adoleshencës. Në klinikë kafsha sillet nga pronari si shkak i entjes në pjesën e bërrylit dhe krijimin e një mase ( cisti ) fluide. Mund të haset në të dyja bërrylet , apo dhe vetëm tek njëra anë. Kjo pra është ajo që mund të quhet paraqitje klasike e “hygromës së bërrylit”, trupi i kundërpërgjigjet traumave kronike që shkaktohen në pjesën ekstreme të bërylit (majën e brylit). E spjeguar më qartë do të themi se kjo traumë e indeve të buta shkaktohet nga pozicionqëndrimi i qenit në koliben apo vëndin e caktuar, duke parapëlqyer të shktrihet në sipërfaqe të fortë ( cimento) dhe duke ushtruar presion të madh pikërisht mbi këtë pjesë të trupit ( bërryl). Normalisht për të mbrojtur këto pjesë të trupit ( pa mish, kockore të mbulura me lëkurë) do të krijohen kallo , por kur trauma në këtë zonë është e madhe, krijohet një “xhep” me përmbajtje fluide, si dhe enjtje të rajonit.

Hygroma paraqitet në dy forma: e pakomplikuar dhe e komplikuar ose e infektuar:

Forma e pakomplikuar:

Forma e thjeshtë e hygroma-s nuk paraqitet me dhimbje, është më shumë një shqetësim kozmetik. Përshtatja e ambjentit ku rri qeni , duke vendosur pershembull disa jastëkë të medhenj dhë të butë, zgjidh problemin lehtësisht, ndonjëherë mund të lindë dhe nevoja e bandazhimit me material të butë dhe të bollshëm për të cuar në vënd sa më shpejt, konstruksionin e bërrylit.

berryl me higroma1

Nëse qeni shtrihet në ambjent ku kemi vendosur materiale të buta, hygromat zakonisht largohen për një afat 2-3 javore. Eshtë e këshuillueshme të mos cahet qesja(xhepi) me permbajtje fluide pasi rrezikojmë të lejojmë në këtë mënyrë depërtimin e infeksinit duke e bërë situatën dhe më të komplikuar.

Pra trajtimi i hygromave të pakomplikuara do të kryhet zakonisht duke ndryshuar shtrojet dhe vendqëndrimin e qenit ku dhe si qëndron ai/ajo.

Hygromat e komplikuara

Nëse hygroma infektohet do të mund të lindë nevoja e vendosjes së dranazhimeve për të pasur përtharje të plagës sa më shpejt. Nëse sipërfaqja nuk është ulcerative; mund të vendosim dranazhim duke bërë pastrim si dhe bandazhim i cili do të ndërrohet c’do ditë në këtë mënyrë do të mund të kemi një mundësi të shkëlqyer që të marrim një rezultat pozitiv në 2 javë. Idealja është krijimi i kallos në mënyrë natyrale në këtë pjesë të trupit ( bërryl) për të mbrojtur atë nga traumat e mëtejshme.

berryl me higroma2

Trajtimi i hygromave të infektuara , por jo ulcerative vendosja e dranazhit me anën e ndërhyrjes kirurgjikale, bandazhimi si dhë të ndryshojmë vetqëndrimin e pacientit sic e kemi përshkruar më lart.

 Nëse hygroma paraqitet me ulcera të rënda, apo ka një vrimë të madhe ku kryhet dranazh i vazhdueshëm ( në mënyrë të pavullnetshme), apo nëse paraqitet me një plagë të madhe në kulmin e bërrylit; atëherë do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale më të gjerë. Kalloja nuk kryen asnjë funksion në këtë rst dhe duhet larguar. Vendosje të reja të lëkurës me anën e qepjeve mund të jetë e nevojshme ( duke bërë një ripozicionim të lëkurës më anën e tërheqjes). Në këtë mënyrë bërrylit do ti jepet mundësia e rikrijimit të kallos në lëkurë të shëndetshme. Një “jaki” do të jetë e nevjoshme, duke kryer kështu dhe bandazhim të bërrylit për të ruajtur zonën nga inflamazione të tjera, si dhe për një shërim sa më të shpejtë, e cila zakonisht merr rreth 1 muaj.

Theksoj se është e rëndësishme që të mos i trajtojmë duke e aspiruar masen fluide apo duke e carë “xhepin” e krijuar, po ashtu nuk rekomandohet përdorimi i injeksionit të glukokortikiodeve. Në rastet e nevojshme një dranazh i thjeshtë con në trajtim të suksesshëm.

 Eshtë e rëndësishme që ti dallojmë hygromat sa më herët, në mënyrë që të parandalojmë përparimin e sëmundjes në shkallë të komplikuar.

 Përgatiti materialim Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redaksia e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com

Referencat:

J Am Vet Med Assoc. August 1975;167(3):213-9.

D E Johnston

J Am Anim Hosp Assoc. 2008 Jul-Aug;44(4):218-23.

Michael L Green1; Jonathan M Miller; Otto I Lanz


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: