Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Mishi nuk duhet të lahet para se ta gatuani!

Mishi nuk duhet të lahet para se ta gatuani!


Specialistët e higjenës njëzëri rekomandojnë se mishi nuk duhet të lahet para gatimit.
Ky rekomandim është akoma më shumë i prerë kur bëhet fjalë për pulën.
MOS E LANI PULEN PARA GATIMIT!
Shumë njerëz që lajnë pulën para gatimit, mendojnë se në këtë mënyrë do të largojnë bakteriet dhe mikrobet para se ta gatuajne mishin e pulës, por e vërteta është se duke larë mishin e pulës në lavamanin e guzhinës rrezikojmë më shumë ti përhapim këto bakterie në ambjentet e tjera, në enët e guzhinës, në rrobat tona etj.
Bakteriet si salmonela dhe kampilobakterie nuk mund të lahen me ujë por mënyra më e sigurt është gatimi i pulës në temperaturën e duhur para konsumimit.