Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Rastet e sëmundjes “Gjuha blu” raportuar tek “Veterinerët”

Rastet e sëmundjes “Gjuha blu” raportuar tek “Veterinerët”

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Me mburrje dhe kënaqësi themi se postimet që janë bërë në facebook në grupin e mbyllur “Veterineret”, kanë shërbyer jo vetëm për të mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kanë rënë këmbanave të para për sëmundjet serioze që ishin jo me pak pasoja për ekonominë bujqësore.

Dëshirojmë të përmendim rastet e Gjuhës blu kur kolegët nuk reshtën së postuari foto dhe pasqyra klinike të kafshëve të sëmura, duke ndarë me në rastet specifike me tabllo klinike dhe vendodhjen e rastit te dyshuar (dhe të konfirmuar në shumë raste).

Publikimet e kolegëve rreth rasteve të dyshuara, tërhoqën vëmëndjen e strukturave përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë (pak me vonesë por më mirë vonë se kurrë); Faleminderit!

Po ashtu nuk do lemë pa përmendur dhe rastet e sëmundjes LSD në gjedh!

Sëmundje e cila shkaktoi dëme të mëdha fermerëve dhe taksapaguesve në Shqipëri dhe Kosovë.

Sërisht është meritë e juaja që tërhoqët vëmëndjen e strukturave megjithëse këmbanat tuaja ranë në vesh të shurdhër për shumë kohë. Faleminderit!

Pak më poshtë po publikojmë rastet klinike të kolegëve Mjek Veterinerë, të cilat në vite kanë ndarë foto dhe konsulta me kolegët e tyre brenda grupit të mbyllur “Veterineret”

Për të gjithë kolegët që me guxim kanë postuar rastet e dyshuara me plot gojë ju themi :

FALEMINDERIT!

Sigurisht do të ishte Profesor Kristaq Berxholi, i cili tërhoqi fillimisht vëmëndjen e kolegëve rreth sëmundjes që po shfaqej.

Profesor Kristaqi gjithmonë ka qënë ndihmë dhe mbështetës i Mjekëve Veterinerë, jo vetë kur kanë qënë studenta nw bankat e fakultetit por dhe në vazhdimësi është gjendur përherë në ndihmën tonë.

Faleminderit Profesor Kristaq Bërxholi!

Që në Gusht 2014, profesori tërhoqi vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojnë kolegët e terrenit.

"Veterineret" -Gjuha blu

Gusht 2014

Kolegu Lazim Zurapi nga Maqedoni e Veriut, gjithmonë ka ndarë me kolegët raste të rëndësishme dhe me interes për të gjithë ne.

Faleminderit doktor!

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Dr Lazim Zurapi-Maqedoni e Veriut

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

"Veterineret" -Gjuha blu

Nga kolegu Lazim Zurapi, Maqedoni e Veriut

Kolegu i nderuar Abdyl Arifaj, ka jo vetëm përgatitjet e duhura, por din si ti ndajë njohuritë që ka dhe me kolegë më të rinj dhe jo vetëm!
Faleminderit Dr!

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

"Veterineret" -Gjuha blu

Rast klinik nga Kolegu Abdyl Arifaj, Shtator 2014

Falenderojmë kolegun Rudi Bushi për rastet klinike që ndau me të gjithë ne!

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Nga kolegu Dr Nue Ibra nga Kosova na vjen foto e mëposhtëme që konfirmon prezencën e sëmundjes dhe në Kosovë.

Faleminderit Dr Ibra!

Nga kolegu Arbër Pina shohim avancimin e sëmundjes dhe në muajt në vazhdim: Tetor 2014

Ne foto Dr Vasillaq Prifti

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Doktor Albani nga Durrësi sjell rastet e paraqitura më posht po në Tetor 2014:

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Pas shumë zvarritjes më në fund dhe organet përgjegjëse, filluan tu përgjigjeshin shqetësimeve të fermerëve:

Ministri i Bujqësisë premton ndihma për fermerët e prekur

Viti 2014 ishte një vit kur shumë shtete patën probleme me këtë sëmundje. Kjo detyroi Organizatën Botërore të Veterinarisë të mbante një takim ndërkombëtar në Romë ku morën pjesë shumë shtete, përfshi dhe vendet tona!

Por problemi nuk mbaroi këtu pasi kolegët, megjithëse jo aq intestivisht, sërisht vazhduan të raportojnë raste dhe në vitet ne vazhdim.

Siç është dhe rasti i kolegut Eduard Zefaj i cili në Gusht të vitit 2016 raporton rastin e mëposhtëm.

Foto nga Dr Eduard Zefaj

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

Sigurisht Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare, me ndihmën dhe të Prof. Dr Kristaq Bërxholi, solli për kolegët Mjek Veterinerë artikuj informativ dhe edukues.

Nuk gjejmë fjalët e duhura që ta falenderojmë mjaftueshëm profesor Kristaqin, siç e thërrasim të gjithë ne, për ndihmën e vazhdueshme që na ka dhënë. FALEMINDERIT PROFESOR!

"Veterineret" Gjuha blu

Kjo përmbledhje fotosh të sjella në vitin 2020, janë jo vetëm informative dhe edukuese, por dhe aktuale!
Së fundi kolegët po raportojnë raste të dyshimta të sëmundjes Gjuha blu.

Prandaj të nderuar kolegë, të jeni vigjilent dhe ju inkurajojmë të ndani me ne rastet e dyshuara si dhe po veprojnë disa kolegë.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare!

Burimi informacionit : Facebook-grupi i mbyllur “Veterineret”

Të gjitha fotot e sjella në këtë artikull nuk mund të pubikohen pa lejën e autorit ose të redaksisë së revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: