Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Gicat- Diarreja dhe shkëputja nga dosa

Gicat- Diarreja dhe shkëputja nga dosa

Diarreja është shumë e zakonshme, sidomos në gicat në thithje dhe ata në shkëputje. Megjithatë ajo mund të çojë në shkallë të lartë të ngordhshmërisë për shkak të dehidrimit.
Diarreja është një sindrom shumë faktorial pra mund të shkaktohet nga shumë shkaqe të ndryshme.

Më së shpeshti janë të përfshirë patogjenët.
Llojet e ndryshme të viruseve dhe baktereve mund të kolonizojnë pjesë të ndryshme të zorrëve dhe të dëmtojnë shëndetin e zorrëve. Shumica e patogjenëve janë të dëmshëm vetëm nëse sistemi imunitar nuk është në gjendje të reagojë siç duhet.
Duhen disa javë që një derr të fitojë një sistem imunitar të pjekur që mund të sigurojë reagimin e vet të duhur. Futja e mjaftueshme e kulloshtrës dhe cilësia e mirë imune e kulloshtrës është thelbësore për të furnizuar gicat me antitrupa kundër baktereve dhe viruseve patogjene

Vëmendje e veçantë duhet të kemi në shkëputjen e gicave nga gjiri.
Shkëputja ndodh në një periudhë shumë të ndjeshme: imuniteti pasiv i siguruar nga dosa është zvogëluar që nga lindja, por imuniteti aktiv i një derri ende nuk është zhvilluar plotësisht. Shkëputja është një goditje për gicat në aspektin e ushqyerjes (ndryshimi i menjëhershëm nga qumështi tek ushqimi i ngurtë i pasur me drithëra), strehimi (tufat e reja, spektri i ri i patogjenëve) dhe mjedisi shoqëror (nga nëna tek grupi i gicave pjesërisht të panjohura).
Prandaj, shumica e episodeve të diarresë ndodhin menjëherë pas largimit (afërsisht brenda 10–14 ditëve të para). Diarreja është shumë e zakonshme, sidomos në gicat në thithje dhe ata në shkëputje. Kjo mund të çojë në shkallë të lartë të ngordhshmërisë për shkak të dehidrimit.
Të gjitha masat, të cilat lehtësojnë përshtatjen gjatë kësaj periudhe tranzicioni, do të ndihmojnë për të reduktuar incidencën e diarresë!

A është menaxhimi i dosave të mbarsuara i përshtatshëm?✔ Ose rigruponi dosat me dosa të panjohur a dhe shkëputni nga gjiri apo të pritni deri pas ditës 28 të shtatzënisë.
✔ Mbani grupe të qëndrueshme gjatë gjithë ciklit të prodhimit dhe kështu minimizoni përzierjen e dosave të panjohura.
✔ Kontrolloni shtatzaninë me anë të zbulimit të afshit ose me ultratingul (ECHO) ndërmjet ditëve 21 dhe 30.
A keni vëzhguar rrjedhje të qelbëzuara vaginale pas inseminimit apo pjelljes?✔ Përmirësimi i higjienës në inseminim. Pastro vulvën me një leckë të
thatë të pastër të përshtatshme, mos përdorni ujë. Përdorni kateter
të përshtatshëm.
✔ Përmirësoni higjenën kur ndihmoni në lindje.
Pastroni duart tuaj dhe vulvën e dosës. Përdorni doreza dhe lubrifikantë të përshtatshëm. Ndërhyni vetëm nëse është e nevojshme.
✔ Kontrolloni me veterinerin tuaj nëse trajtimi është i nevojshëm.
✔ Trajtoni infeksionet e traktit urinar para inseminimit.
      

Kur flasim për strehimin të kemi parasysh se:

1.Shtrirja në një grumbull tregon temperatura shumë të ulëta.

  1. Një fole e ngrohtë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe është edhe më e rëndësishme në qoftë se gicat vuajnë nga diarreja.

Ambient i Jashtëm

✔ Përdorni një ndarëse për të mbajtur fillimisht gicat në afërsi të folesë, por sapo të fillojnë të kërcejnë mbi të hiqni atë, në mënyrë që gicat të shoqërohen me të vegjlit e tjerë.

✔ Shtoni një shtresë të përshtatshme kashte, të pastër dhe të thatë.

✔ Bllokoni me baltë çdo vrimë ndërmjet mureve të foleve dhe tokës.

✔ Përdorni një perde në hyrje për të zvogëluar humbjen e nxehtësisë.

✔ Në kohën e zbrazjes, përkohësisht kufizoni gicat në një fole me një zonë të rrethuar për javën e parë në mënyrë që ata të mos largohen duke kërkuar nënën e tyre dhe të humbasin.

✔ Keni një kasolle të veçantë «kujdesi» për gicat e vegjël që mund të kenë vështirësi në përshtatjen me ndarjen nga gjiri.

A është strehimi i përshtatur për të realizuar shkëputjen?✔ Mbajini gicat në tufën e pjelljes për disa ditë pas shkëputjes. Kjo u lejon atyre të përshtaten me situatën.
✔ Siguroni një fole të ngrohtë dhe të thatë për gicat pa ndonjë pjesë të pjerrët. Temperatura optimale në nivelin e dyshemesë është: • 27–29°C (javën e pare pas shkëputjes) • 22–27°C (më pas)
✔ Strehoni gicat në çerdhe ose në grupe të vogla me më pak se 20 kafshë, sepse është më e lehtë për tu vëzhguar dhe zbuluar kafshët e sëmura.
A janë kafshët e sëmura të ndara nga grupi? ✔ Ndani kafshët e sëmura nga grupi.
✔ Gicat shëndetligj nuk duhet të riintegrohen në grup. Kështu duhet të jenë të disponueshme «bokse të veçanta kujdesi».

Pse? Kafshët e sëmura dhe gicat shëndetligj shpesh transmetojnë sëmundje dhe veçimi në një tufë u lejon atyre të kenë qasje të mjaftueshme në ushqim dhe ujë.
A kanë gicat qasje të vazhdueshme në ujë të freskët?✔ Siguroni një normë rrjedhshmërie prej 0.8 l/min të pirëseve.
Kontrollo rregullisht.
✔ Siguroni aksesin e pirëseve (p.sh. lartësia e përshtatur për moshën).
✔ Kontrolloni funksionalitetin dhe pastërtinë e pirëseve çdo ditë.
A janë gicat të furnizuar mjaftueshëm me hekur?✔ Garantoni furnizim të mjaftueshëm me hekur.
Ngjyra e zbehtë e lëkurës është një shenjë e mungesës së hekurit.

Pse? Hekuri është i rëndësishëm për gjakun dhe qelizat imune.
A janë gicat të ushqyer mjaftueshëm para shkëputjes (250g në ditë)?✔ Siguroni të ushyeritë e gicave pranë dosave, kështu që gicat mund të mësojnë nga sjellja e nënave të tyre.
✔ Filloni të ushqeni herët, kur gicat janë 7–10 ditësh.
✔ Sigurimi i përsëritur i sasive të vogla të ushqimit rrit atraktivitetin dhe shijen.

Pse? Ushqimi i mjaftueshëm përgatit kafshët për fazën pasardhëse të ushqyerjes
A janë gicat të furnizuar mjaft me antitrupa nga kulloshtra?✔ Ekspozoni paradosat e blera për disa javë me bakteret e fermës.
✔ Sigurohuni që dosat të furnizohen me energji të mjaftueshme.
✔ Sigurohuni që çdo gic të marrë kulloshtrën menjëherë pas lindjes.

Ambienti i jashtëm

✔ Vëzhgoni ngjyrën e lëkurës së gicave. Furnizimi plotësues me hekur shpesh është i nevojshëm, edhe nëse gicat kanë qasje në tokë. Tokat me rërë kanë një përmbajtje të ulët hekuri.

✔ Sigurohuni që gicat të kenë një burim të arritshëm të ujit të pijshëm e të pastër

A janë gicat të ushqyer me një dietë të përshtatur pas shkëputjes?✔ Përzierja e ushqimit të vjetër dhe të ri në mënyrë të qëndrueshme për disa ditë para se të shkëputen.
✔ Kufizo sasi të proteinave dhe mineraleve gjatë 10 ditëve të para pas shkëputjes në 150g/kg proteina të papërpunuar dhe 6g/kg kalcium.
✔ Ushqimi mund të jetë i holluar me komponente të pasura me fibra (elbi, përzierje drithrash, tërshëra, krunde gruri, sanë, silazh). Përmbajtja e fibrave duhet të rritet pas shkëputjes në 5–6%.
✔ Nëse gicat pirës ishin kryesisht duke u ushqyer nga gjiri i dosës jepini ushqimin e dosës për ditët e para pas shkëputjes.
A ju ofrohet derrave ushqim i përshtatshëm për të ulur pH-in e stomakut?✔ Siguroni silazh me cilësi të lartë që përmban bakteret e acidit laktik dhe acidet organike.
✔ Ofro probiotikët si mikroorganizma efektive ose kos organik për të ndihmuar tretjen.
✔ Ofroni uthull frutash të holluar me ujë.
✔ Siguroni tokë ose përzierje plehrash që përmbajnë acide humike.
✔ Shmangni dietat me kapacitet të tepërt buferik (p.sh. kalcium të lartë).
A kanë Gicat qasje të kufizuar në ushqim?✔ Nëse ka probleme të diarresë në fermë, sigurohuni që të ushqehen të paktën 10–14 ditë pas shkëputjes vetëm me kufizime, në të paktën 3–5 herë në ditë.
✔ Të gjithë gicat duhet të kenë qasje të njëkohshme në ushqimin e përcaktuar.
Një tub i prerë në gjysmë mund të shërbejë si një lug për ushqim, nëse teknikat e ushqyerjes nuk lejojnë që të gjitha kafshët të hanë në të njëjtën kohë.

Pse? Tejngopja mund të rrisë sasinë e ushqimeve jo të tretshme në stomak të cilat pastaj përdoren nga patogjenët, sidomos E. Coli
A kanë derrat qasje në ushqim me cilësi të lartë?✔ Kontrolloni çdo ditë për pastërtinë e enëve të ushqimit për të eliminuar ushqimin e prishur.
✔ Kontrolloni që përmbajtja e lëndëve ushqyese (mineralet, energjia, aminoacidet) në racione plotësojnë kërkesat ushqyese të derrave që ndryshojnë me peshë të gjallë.
A kanë derrat qasje të vazhdueshme në ujë të freskët?✔ Kontrolloni rregullisht normën e rrjedhës.
✔ Instaloni në tufat e derrave pirëse të njëjtit lloj si në tufat e gicave në mënyrë që derrat të njihen me llojin e pirëseve.
✔ Sigurohuni që pirëset të jenë të arritshme në lartësi.
✔ Kontrollo funksionalitetin dhe pastërtinë e pirësve çdo ditë.
✔ Vendosni koritë shtesë në javën e parë pas shkëputjes.

Rëndësia e ujit

Uji i mjaftueshëm, i vazhdueshëm dhe i pastër është strategjia më e mirë e parandalimit.

Kjo është akoma më e rëndësishme kur një grup derrash tashmë kanë diarre.

Pirëset duhet të përshtaten për kategorinë e moshës dhe të vendosen në lartësi për të shmangur zonat e lagura në boks. Nëse mundet, pirëset të instalohen nga jashtë boksit. (Kujdes, kur është ngricë ) Sepse derrat priren të urinojnë në vende të lagura.

Instaloni të paktën 1 pirëse për 10 kafshë dhe së paku 2 pirëse për boks. Pastroni tubat e ujit rregullisht, p.sh. me 0,2 % uthull frutash.

Shkalla e rrjedhjes (litër/min)Kërkesa ditore (litra/kafshë)
Gicat pirës0.4–0.50.7–1
Gicat e shkëputur0.5–0.71–3
Derrat (< 50 kg)0.6–13–6
Derrat (50–80 kg0.8–1.25–9
Derrat (80–120 kg)1.5–1.88–11
Dosat e mbarsuara1.5–1.815–20
Dosat në Laktacion2.5–320–35

1.Kontrollo rregullisht shkallën e saktë të rrjedhjes së pirëseve.

2. Pjesa e pirëses përputhet me sjelljen natyrore të pirjes, por janë më të prirur ndaj ndotjes

Udhëzimet e përgjithshme të higjienës

• Menaxhimi dhe rregullimi i boksit të pjelljes në principin – gjithë plot/gjithë bosh.

• Pastroni bokset me pastrues me presion të lartë, lejoni tharjen e mjaftueshme dhe një periudhë të zbrazët prej të paktën 4 ditësh.

• Dezinfektoni bokset nëse ka patogjenë të njohur në stallë. Dezinfektimi mund të kryhet me avull ose dezinfektues.

• Hiqni ushqimin e vjetër ose të mykur.

• Kontrolloni mizat dhe brejtësit.

•Kryeni rutinën e punës «nga më të voglat në më të mëdhatë», duke filluar me dosat në laktacion dhe gicat në pirje, pasuar nga të shkëputurit, derrat dhe dosat barse.

•Minimizoni futjen e kafshëve të reja dhe kufizoni qasjen tek njerëzit.

•Mbani kafshë të reja të blera në një zonë të vogël karantine.

•Nëse është e nevojshme instaloni masa higjienike si dush, pastrim të këpucëve dhe larje të duarve para se të hyni në stallë.

Ambienti i Jashtëm

✔ Rrotulloni rregullisht shtrojën tek zona e pjelljes dhe tek të shkëputurit për të zvogëluar infektimin e patogjenëve dhe parazitëve.

✔ Pastroni dhe lëvizni kasollet në brendësi të padokut midis çdo tufe derrash.

✔ Shmangni kafshët e egra dhe shpendët duke përdorur gardhe dhe perde plastike.

A është zinxhiri i infeksionit mjaft i ndërprerë para se të lindin?✔ Pastroni bokset pas çdo tufe me një pastrues me presion të lartë.
✔ Lejoni të thahen dhe të zbrazet për një periudhë deri të paktën 4 ditë.
✔ Lani dosat me ujë të ngrohtë para se t’i sillni ato në maternitet për lindje. Pastroni me kujdes edhe veshët, kthetrat, këmbët dhe papilat e gjirit.
A kanë derrat një sistem imunitar të mjaftueshëm kur kryhet shkëputja?✔ Siguroni marrjen e mjaftueshme të kulloshtrës për të gjithë gicat. Mos i ndani ata para 12 orësh.
✔ Zgjatni periudhën e mëmëzimit për të paktën 49 ditë.

Pse? Gicat të shëputen në ditën e 49 ose më vonë, kanë më pak diarre dhe kanë nevojë për trajtim më pak sesa kur shkëputen në ditën e 42.

Masat e ndihmës së parë

• Ju zbuloni një lloj të ri diarreje ose një grup me moshë të re që është prekur.

Pse? Veterineri mund të marrë mostra për të identifikuar bakteret dhe për të kryer një antibiogramë (identifikoni antibiotikë efektivë).

Faza e trajtimit duhet të përfundojë, kur kafshët kanë shenja përmirësimi. Për ndryshe rrezikohet nga antibiotikorezistenca.

Trajtimi i kafshëve individualisht është më i preferuar kundrejt trajtimit në grup. •Sigurohuni që në çdo tufë të ketë ujë të pakufizuar të freskët.

•Siguroni tretjen e elektrolitit në një koritë.

•Shto 1 % baltë kaoline (lloj argjili i bardhë) në dietë. Ajo do të shërbejë si një «shtesë e tretjes» dhe do të lehtësojë simptomat.

•Derrat që vuajnë nga diarreja duhet të ushqehen me kufizime disa herë në ditë në sasi të vogla. Përveç kësaj mund të sigurohet sanë me cilësi të lartë ose silazh.

•Siguroni një zonë të ngrohtë të shtratit për gicat.

•Mos përhapni mikrobet në bokset e tjera. Thirrni veterinerin nëse:

•Gicat kanë diarre edhe pas dy ditësh nga fillimi i trajtimit

Trajtimet

1. Identifikimi i shkaqeve të mundshme që lidhen me ushqimin, menaxhimin dhe strehimin e gicave pirës, derrkucëve dhe derrave .

2. Integrimi i paradosave ose kafshëve të blera në tufë të paktën 6–8 javë para pjelljes.

3. Nëse analizat parazitologjike të fekaleve janë pozitive për endoparazitët, dosat dehelmentizohen 2 javë para pjelljes.

4. Nëse është e nevojshme, vaksinoni dosat gjatë shtatzënisë. Programi i vaksinimit duhet të diskutohet me veterinerin dhe të përshtatet në spektrin e vet të patogjenit.

Vaksinimet e dosave dhe gicave janë të mundshme kundër: • E. coli • Clostridium perfringens Tipi C dhe Tipi A • Salmonellen • Lawsonia intracellularis Pse? Dosat prodhojnë antitrupa kundër patogjenëve me të cilët ata janë përballur dhe i transferojnë ato tek gicat përmes kulloshtrës. Konfrontimi me tufën dhe vetë spektrin patogjen, si dhe vaksinimi ka këtë efekt.

Marrja e mostrave Nëse dyshoni për infeksione, merrni mostra dhe përfshini veterinerin tuaj. Merrni mostrat e freskëta të jashtëqitjes me një shtupë nga rektumi i derrave që sapo janë sëmurë. Në derrat që tashmë kanë qenë të sëmurë për disa ditë do të gjeni edhe patogjenë të mesëm. Metodat e tjera të marrjes së mostrave janë gjaku (nga veterineri juaj) ose gicat e ngordhur.

Çrrënjosja

Në disa raste, në qoftë se janë të pranishme infeksione shumë patogjene ose të vazhdueshme, ose nëse rregulloret kombëtare kërkojnë ta bëjnë këtë, mund të jetë e përshtatshme çrrënjosja/ depopullimi i të gjithë tufës.

Pastroni dhe dezifektoni bokset dhe lejoni tharjen e duhur. Në varësi të shkakëtarëve të sëmundjes (p.sh. Brachyspira hyodysenteriae) do të jetë e nevojshme dezinfektimi i të gjitha tubave dhe kontenierëve të ruajtjes së plehut organik.