Këshilla për kujdesin që duhet të kenë fermerët që mbarështojnë gjedh, derra dhe shpendë gjatë periudhës së dimrit
Kujdesi që duhet treguar për gjedh dhe derra:



• Bokset e kafshëve duhet të kenë pjerrësinë e duhur në mënyrë që të mënjanohet sa më tepër lagështia;
• Siguroni një bollëk ushqimi dhe uji të jetë i pandërprerë;
• Shmangni ndryshimet e mëdha të temperaturës në stallë;
• Evitoni dhënien e ushqimeve të ngrira;
• Jepuni kafshëve të porsalindura qumështin në temperaturën që e marrin atë nga nëna;
• Pastroni rregulllisht enët e qumështit;
• Respektoni rregullat higjeno- sanitare në të ushqyerit;
• Rrit sasinë e racionit ushqimor ditor me 10-15%;
• Kujdes nga bari dhe kashtërat e mykura pasi shkaktojnë intoksikim, diarre dhe ulje të shtesës peshës;
• Mbani ushqimet e ngrira në ambientin e stallës deri sa të shkrijnë para se ti japim për konsum;
• Shtroni dhe shpërndani në mënyrë uniforme kashtë në të gjithë stallën dhe veçanërisht në vendet që shtrihen për të pushuar kafshët;
• Të largohet jashtëqitja e kafshëve nga stalla rregullisht çdo ditë dhe kur është i lagur zëvendësoje detyrimisht me shtresë të pastër dhe të thatë;
• Nxjerrja e kafshëve në kullotë duhet bërë pas orës 10, kur janë larguar ngrica, bryma dhe temperatura e ambientit është rritur;
• Para nxjerrjes së kafshëve në kullotë jepi një sasi bari të thatë ose koncentrat.
Kujdesi që duhet treguar për shpendët

• Parandaloni rrymat e ftohta të ajrit. Mbyllni ҫarjet në strehimet e shpendëve;
• Krijoni ajrim të pastër e të vazhdueshëm të kafazit. Grumbullim i amoniakut dhe lagështisë nga jashtëqitjet dhe frymëmarrja, rrit rrezikun e myqeve dhe infeksioneve të frymëmarrjes;
• Bëni izolim shtesë. Brenda apo dhe jashtë kafazit shtoni shtresa kashte, bar të thatë ose ashkël pishe për të ndihmuar në izolimin e saj;
• Monitoroni temperaturën dhe lagështirën. Vendosni një termometër në kafaz;
• Kujdes nga ngricat. Një erë e ftohtë e kombinuar me lagështi të tepërt dhe temperatura të ulta është me pasoja katastrofike për shëndetin e shpendëve;
• Siguroni një hapësirë të jashtme, me mbulesa plastike ose fletë plastike të rëndë, ku pulat të dalin e të lëvizin lirshëm;
• Ushqimi të jetë i ngrohtë, dhe i pasur në enregji. Procesi i konsumimit dhe tretjes së ushqimit prodhon nxehtësi të brendshme dhe i ndihmon pulat të qëndrojnë të ngrohta gjatë dimrit.
• Siguroni ujë në mënyrë të vazhdueshme, por jo të ngrirë. Izoloni enët e ujit të pulave për të parandaluar ngrirjen e tyre, si p.sh. me peshqirë ose materiale të tjera.
• Kujdesuni në mënyrë të veçantë për zogjtë e vegjël, sepse ato janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta, duke krijuar mundësi për ngrohje shtesë.
Burimi informacionit : QTTB Fushë-Krujë