Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Dritëndjeshmëria (Fotosensitizmi dhe Fagopirizmi)

Dritëndjeshmëria (Fotosensitizmi dhe Fagopirizmi)

Është një gjëndje klinike, e shkaktuar nga prania e agjentëve fotodinamik nën efektin e rrezeve të diellit.

Klasifikohet sipas burimit të agjentit.

  1. -Forma parë është parësor me burim nga pigmentet fotodinamik të disa bimeve.
  2. -Forma e  dytë është endogjen(Hepatogenus)
  3. -Forma e tretë është Idiopatike.

Një gamë e gjërë kimikatesh,baktere,Fungale,barna veterinare  mund të veprojnë si agjentë fotosensibilizues.

Por më evidente dhe që haset në praktikën e gjërë veterinare është forma e parë.

Konstatohet në të gjitha speciet por më shumë ndodhë në Kuaj, Gjedh, Dhën, Dhi dhe tek njeriu.

Bimët që  janë burim i alkaloidëve fotosensibilizuese janë:

  • -Hikrra(Fagopyrum esculentum)
  • -Bari i uzos(Dictamus L.)
  • -Trumza ose Shtërmeni(Sutureja montona)
  • -Thruma ose Thimar(Thimus capitus)
  • -Terfili zvarritës(Trifolium repens)
  • -Tërfili i livadheve(Trifolium pretense)
  • -Tërfili i maleve(Trifolium montanum)

Si dhe:Bari i bletës,Bari i ethes,Barëhudhra,lupini, helmarina, tatulla,bishtajoret etj.

Në këto bimë hasen disa alkaloid. Më të zakonshmit që japin një kuadër klinik të shpejtë janë: “Pyrolizidina”,” Porfyrin”si dhe nga “Sporidesmina” e cila prodhohen nga kërpudha Pithomyces.

-Një syndrom i ngjashëm shkatohet dhe nga përdorimi pa kriter i tetraciklinës, oksitetraciklinës,sulfamideve, fenothiazinës etj

Efekti fotosensibilizues me rrjedhojë dermatitin, që vrehet në pjesët e zbuluara të trupit, të papigmentuar dhe më rrallë në gjithë lëkurën është veprimi i dy faktorëve.

Agjenti fotosensibilizues.

Veprimi i rrezeve të diellit.

Kuadri Klinik.

Në pjesët e zbuluara të trupit të kafshës, kemi pezmatim të lekurës së pa mbrojtur dhe ajtje.Veçanërisht kjo vrehet në gji, vulvë,buzë, kapakët e syve, veshë.

Në rastet kur është e interesuar mëlçia, në formën hepatogenus, vrehet ajtje të kokës,ikter,ekzemë, angioedema , por mund të ketë dhe shënja nervore.

Si rregull gjëndja e përgjithëshme e kafshës nuk ka ndryshime  ose të parëndësishme.

Në praktikë ndodh që të jetë e interesuar ajo pjesë që ka qënë nën efektin e rrezeve të diellit, si psh. Gjysma e gjirit, një sy , një vesh. Kafsha në kullotë kërkon hije, mund të fërkohet pas pemëve.

Tek njeriu shfaqet në duar  fytyrë si rrjedhojë konsumit të qumështit të këtyre kafshëve.

Trajtimi.

Masa e parë është mos nxjerrja në diell.Kafsha mund të ketë konsumuar bimë  që ka alkaloidin fotosensibilizues, por  në se nuk del në diell nuk kemi asnjë shënjë të dukshme.

Pjesët ku është shfaqur dermatiti lagen më ujë të ftohët,shpëlahen me permanganat Kaliumi 1%,mbrohen nga mizat,lyhen me pomadë oxid zinku.

Përdoret Deksamethason , Vit B1,C , Gluconat Ca. Kur lind nevoja dhe Penicilin Steptomicin.

Përgatiti artikullin  Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: